Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi kyç i aksionit të qershorit të SPAK ndaj grupeve kriminale të trafikimit të kokainës ndërkombëtarisht.
Raportohet se Aliu ishte personi që ka luajtur një rol universal në gjithë skemën e trafikimit të lëndës narkotike, duke shërbyer si hallka furnitore.
Ai ishte figura qendrore që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit.
Në njoftimin zyrtar SPAK, thekson se në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë. Gjatë hetimeve janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.
Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:
Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar në portin e Waasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.
Episodi 2 – 6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).
Episodi 3 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.
Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020– Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.
Episodi 5 – 03 shkurt 2021– Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .
Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator20:29
EMRI/ Furnizonte me kokainë grupet shqiptare të trafikut të drogës, kush është bosi shqiptar i arrestuar në Rusi
Salvatore alias Shpëtim Aliu, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe i konsideruar nga SPAK si një prej...
AKTUALITET
23 Shtator20:12
“Po na digjet Shqipëria, reagoni!”/ Profesori Lush Susaj apel qytetarëve: Bashkohuni me ne
Profesori Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër qeverisë dhe të dalin në “s...
AKTUALITET
23 Shtator20:09
“SPAK ka nisur hetimet", aktivistja në protestën e 116-të: Rrjolli ka shënuar një fitore të madhe sot
Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë protestës së 116-të kundër qeverisë, deklaroi se nisja e hetimeve nga SPAK për ç...
AKTUALITET
23 Shtator19:35
Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane qe do devijojnë
Tirana do të presë “Triathlon”, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në nj&...
AKTUALITET
23 Shtator19:22
EMRI/ I maskuar, i riu shqiptar shpërndante dy lloje droge! Grupi në WhatsApp i “shtoi telashet”
Një shpërndarës droge i maskuar si korrier i kompanisë “Just Eat” u kap nga policia teksa shpërndante lëndë narko...
AKTUALITET
23 Shtator19:12
16 vite nga zhdukja misterioze/ SPAK: Nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën
Prej disa ditësh është rikthyer në vëmendje çështja e Bleona Matës, e cila prej 16 vitesh rezulton e zhdukur. Sot n&eu...
AKTUALITET
23 Shtator19:12
Priste trenin me të dashurën, i arratisuri nga Shqipëria prangoset në stacion
Një burrë shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, po priste me qetësi një tren ...
AKTUALITET
23 Shtator19:10
25-vjeçari shqiptar që ka futur në "sherr" katër shtete europiane
Shumë media në Itali, Francë, Hungari e Gjermani po merren me historinë e Rexhino Abazajt, shqiptarit 25 vjeçar që i thërra...
AKTUALITET
23 Shtator18:54
"S’të vjen zor. Sa paguhesh”/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Caushin: Turp që je bashkuar me qeveri kriminale
Një përplasje verbale ka ndodhur ditën e sotme jashtë zyrave të Kuvendit mes deputetes së PS-së Zegjine Caushi dhe aktiv...
AKTUALITET
23 Shtator18:34
Gjirokastër/ Zjarri i qëllimshëm përfshin barishtet në Parkun e Viroit, ndërhyjnë zjarrfikësit
Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, në orën 17:14, u njoftua për rënien e një zjarri në dalje të Liqenit të Vir...