
Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri. 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë patën të drejtën e votës dhe shprehjes së vullnetit të tyre të lirë, ndërsa qendrat e votimit u hapën në ora 07:00, edhe pse në disa prej tyre pati vonesa.
Në Vlorë numri i qytetarëve që mund të votonin në 232 qendra votimi ishte 171.895. Në Tepelenë me të drejtë vote ishin 12.667 qytetarë, në 22 qendra votimi.
Në Mat ishin 29.092 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku mund të votonin ishin 47. Në Cërrik ishin 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve ishte 38.724.
Në bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kishin 82. 161 zgjedhës, të cilët mund të votonin në 116 qendra votimi.
Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në daljen për mediat tha se grupmosha që ka marrë pjesë më shumë në këto votime janë ata mbi 65 vjeç, ndërsa vihet re një ‘braktisje’ e kutive të votimit nga të rinjtë.
Ndërkohë qarku i Vlorës rezulton ai me numrin më të ulët të votuesve në krahasim me 4 bashkitë e tjera, me afro 12%, por shifra mund të ndryshojë në përditësimin e fundit nga KQZ. Ndërkohë pjesëmarrje më të lartë ka pasur Mati, me afro 39%.

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Nëntor18:06
Sekreti i votës së zbuluar! Nga Vlora në Mat- një ditë votimi që zbuloi fytyrën e vërtetë të sistemit
Dita e zgjedhjeve lokale në pesë bashki të vendit nuk ka kaluar pa incidente. Raportime të shumta nga terreni tregojnë për shkel...
AKTUALITET
9 Nëntor17:53
Politikë e qëllimshme? Turqia hyn, Perëndimi del/ Ekonomia shqiptare në kthetrat e klientelizmit
Largimi i kompanive perëndimore dhe zëvendësimi i tyre me kompani vendase e turko-arabo-kineze favorizon ekonominë klienteliste dhe kontro...
AKTUALITET
9 Nëntor17:47
VIDEO/ Incident në Berat, gazetari ndalohet të raportojë zgjedhjet
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha ka qenë pjëse e një incidenti të ndodhur pak më parë këtë të diel në...
AKTUALITET
9 Nëntor17:40
Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 18.20 % e qytetarëve
Në përditësimin e tij të radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhje...
AKTUALITET
9 Nëntor17:22
Vendoret në 5 bashki/ Nesho: Pjesëmarrja e ulët, votë proteste ndaj kryeministrit e Rilindjes!
Për diplomatin Agim Nesho, zgjedhjet e pjesshme vendore që mbahen në 5 bashki të vendit, po tregojnë një pjesëmarrje të...
AKTUALITET
9 Nëntor17:13
VIDEO/ Qendrat e votimit nën ujë në zemër të bastionit socialist
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qe...
AKTUALITET
9 Nëntor17:06
Edhe në 5 bashki njëlloj si me 11 maj, Celibashi e pranon: Komisionerët kanë raportuar për votuesit!
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në daljen e radhës për mediat, ka deklaruar deri më tani, janë shfaqur vetëm dy problematik...
AKTUALITET
9 Nëntor17:01
Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim!
Koncensioni i aeroportit të Vlorës është i formës BOT ( build operate transer ) ose ndërto , opero, transfero. Sipas frymës...
AKTUALITET
9 Nëntor16:35
Ja sa është numri i votuesve për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 16:00
Në 5 bashki të vendit po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryeba...
AKTUALITET
9 Nëntor16:25
Procesi zgjedhor, Celibashi: Votimi mbyllet në orën 18:00
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në daljen e radhës për mediat, ka deklaruar se deri më tani, janë shfaqur vetëm dy problematika g...