I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
KOSOVË - Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë shërbime sociale, duhet të zgjidhet në dialogun që e lehtëson blloku, duke i bërë thirrje Prishtinës që të mos i mbyllë këto struktura.
Kështu tha një zëdhënës i Komisionit Evropian kur u pyet lidhur me mbylljen e katër objekteve të Qendrës për punë sociale në Mitrovicë të Veriut, që funksiononin sipas sistemit serb, nga Policia e Kosovës më 21 shkurt.
Autoritetet kosovare thanë se në objektet e mbyllura ishin kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.
BE-ja tha se është në dijeni për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe misioni i saj për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, po e monitoron situatën dhe Brukseli po pret “detaje të tjera për të përcaktuar faktet”.
“Siç kemi thënë në të kaluarën, statusi i këtyre strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. As institucionet e shëndetësisë dhe edukimit të mbështetura nga Serbia, e as strukturat e tjera të mbështetura nga Serbia që ofrojnë shërbime bazike sociale nuk duhet të mbyllen”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të KE-së.
BE-ja përsëriti qëndrimin e dhënë edhe kur ishin mbyllur institucione të tjera të Serbisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, se mbyllja e tyre pa ndonjë alternativë të dakorduar paraprakisht ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në mënyrë direkte pengon përpjekjet për normalizim të raporteve.
“Këto çështje duhet të adresohen mes palëve. Përfaqësuesi i posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Peter] Sorensen është i gatshëm të lehtësojë diskutimet”, u tha nga Komisioni Evropian.
Policia e Kosovës tha përmes një njoftimi mëngjesin e 21 shkurtit se po kryente kontrolle të objekteve të Qendrës për punë sociale edhe në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, pasi dyshohej se aty ishin kryer veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor, përkatësisht për “falsifikim të dokumenteve”.
Sipas njoftimit, Policia tha se ka kërkuar leje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për t’i kontrolluar objektet e Qendrave për punë sociale pasi katër punonjës të kësaj qendre në Zubin Potok ishin arrestuar më 8 shkurt për “shkelje të vullnetit të votuesve”.
Këta zyrtarë të “institucioneve paralele dhe ilegale”, tha Policia, dyshohet se i kanë telefonuar qytetarët dhe i kanë kërcënuar, apo u kanë treguar se si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më së shumti vota. Ndërkaq, nga komuniteti serb, Lista Serbe, që mbështetet nga Beogradi, ka marrë më së shumti vota.
Lidhur me aksionin policor të 21 shkurtit ka reaguar Lista Serbe dhe zyrtarë në Beograd. Lista Serbe pretendoi se kryeministri Kurti “po i shfrytëzon ditët e fundit për të sulmuar edhe një herë gjithçka serbe”.
Ndërkaq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e cilësoi aksionin si “veprim përshkallëzues”, me të cilin, sipas tij, Kurti "ka goditur drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe më të rrezikuara të serbëve" në Kosovë.
Petkoviq pretendoi se janë 9.000 përfitues të ndihmës sociale , shtesave për fëmijë dhe ndihmë tjetër që kanë marrë shërbime në këto objekte.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dhe shefja e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau, kanë thënë se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë, përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.
Edhe në të kaluarën, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur institucione të ndryshme që funksionojnë në kuadër të sistemit serb, duke argumentuar se puna e tyre është e paligjshme. Serbët në Kosovë marrin paga, pensione, ndihmë sociale e të ngjashme nga buxheti i Serbisë./REL
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Gazeta prestigjioze britanike "The Times", i ka kushtuar së fundmi një artikull emigrantëve shqip...
ITALI- Një 36-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën mbi 1 kg kokainë të fsh...
Ambasada amerikane TIRANË - Ambasada amerikanë në vendin tonë ka postuar një mesazh teksa bëhet një muaj nga Administrat...
Foto ilustruese KOSOVË - Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në pr...
GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një shtëpi në qend&e...
Foto ilustruese LIBRAZHD - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në fshatin Dragostunjë në Libr...
Safet Bajri TIRANË - Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Safet Bajrit mesditën e kësaj të premte me urdhër t&eu...
GREQI- Një 19-vjeçar shqiptra ka humbur jetën në Santorini të Greqisë. Mësohet se i riu shqiptar teksa po kryente pu...
Safet Bajri TIRANË - Safet Bajri një prej krerëve të grupit kriminal "Bajri" me qendër në Dobraç të Shkodrës...
KOSOVË- Policia e Kosovës tha të premten se ka mbyllur katër degë të Qendrës për Punë Sociale të Serbisë...