E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
TIRANË - Safet Bajri një prej krerëve të grupit kriminal "Bajri" me qendër në Dobraç të Shkodrës, është arrestuar mesditën e kësaj të premte me urdhër të SPAK.
Urdhër-arresti ndaj tij është firmosur në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht të 2018-ës. Mësohet se Safet Bajri akuzohet dhe për grup të strukturuar kriminal.
Fatbardh Lici ka qenë pjesëtar i familjes Lici, vëllai i Sokol Licit dhe Mustafa Lici. Po ashtu ai ka qenë xhaxhai i Ibrahim Licit dhe kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i ”forti i Shkodrës, i cili po ashtu është vrarë.
Por si nisi përplasja e fiseve Bajri-Liçi?
Përplasjeve mes fiseve Bajri dhe Lici dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla.
Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira u ekzekutuan çifti Boran Bërçana dhe Silva Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe një fëmijë 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave. Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe dyshohej si i përfshirë në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018-ës. Vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër.
Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri pas vrasjes së ish-policit Bërcana.
Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici. Më pas vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë.
Më 14 nëntor vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.
Më 20 mars ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë. Më pas saga e vrasjeve vijoi me vrasjen e Endri Mustafës dhe autor dyshohet se është sërish Ibrahim Lici.
Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili sipas policisë është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër. Po ashtu ai dyshohet si autor i Endri Mustafës.
Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Ndërkohë viktima Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale.
Më 18 qershor, u vra në servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende ajo ngjarje është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke gjetur vdekjen në vend.
KOSOVË- Policia e Kosovës tha të premten se ka mbyllur katër degë të Qendrës për Punë Sociale të Serbisë...
TIRANË- Bajri i cili u arrestua në mesditë në banesën e tij në Shkodër u dërgua më pas në ambientet e D...
FIER - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë që ju bë gjyqtarit të Fierit, Vladimir C...
TIRANA- Safet Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar ditën e sot me urdhër të SPAK.&nb...
foto ilustruese TIRANË- Shkolla private "Turgut Ozal" ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se alarmi ka rezultuar i ...
SHKODËR– Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa mësohet se është caktuar m...
TIRANË- Inflacioni bazë e nisi në rënie vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë p&eu...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar arrestimin e Safet Bajrit ditën e sotme, i cili po shoqërohet nga Forcat Speciale të...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në ba...
safet barji SHKODËR- Safet Bajri është arrestuar me urdhër të SPAK, ditën e sotme në Shkodër nga Forcat Speciale t...