Finalizohet, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, operacioni i koduar “Cross Border”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll.
Transportonte me automjet, dyshohet drejt kufirit me Greqinë, 16 kg lëndë narkotike kanabis kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
Shpallet në kërkim një 37-vjeçar, bashkëpunëtor i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.
Një sasi prej 16 kg drogë e llojit kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Korçës. Lënda narkotike do të trafikohej në drejtim të Greqisë.
Operacioni i koduar “Cross Border”, përfundoi me arrestimin e shtetasit, Julian Belortaja, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Njoftimi:
Sekuestrohen 16 kilogramë lëndë narkotike kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 1 celular.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cross Border”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 46 vjeç, banues në Korçë, dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 37 vjeç, banues në Korçë, bashkëpunëtori i 46-vjeçarit.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll në fshatin Vishocicë, Devoll, automjetin që drejtohej nga shtetasi J. B.
Shërbimet e Policisë gjetën në bagazhin e automjetit një çantë sportive, brenda së cilës ishin 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Nga hetimet e deritanishme rezultoi se shtetasi J. B., në bashkëpunim me shtetasin D. M., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, do ta trafikonin drejt Greqisë sasinë e lëndës narkotike.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
cross border
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Tetor08:47
EMRI/ I kërkuari në Kosovë arrestohet në Tepelenë
Një 44-vjeçar nga Kosova përfundoi në prangat e policisë në Tepelenë pasi rezultonte në kërkim ndërkombë...
AKTUALITET
26 Tetor08:25
15 kg drogë çokollatë me Ronaldon në banesë, 52-vjeçari shqiptar se harron zakonin
Një burrë 52-vjeçar shqiptar dhe një 22-vjeçar rumun u arrestuan nga policia italiane me akuzën e posedimit të drogë...
AKTUALITET
25 Tetor21:16
"A e ke pas dashnore Zanën"/ Babai vrau djalin 37-vjeçar, si nisi sherri banal mes tyre...
Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e 1 s...
AKTUALITET
25 Tetor19:59
Aksident i trefishtë në kryqëzimin e Gjadrit, 5 të plagosur
Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shteta...
AKTUALITET
25 Tetor19:45
Kërkohej nga Gjermania, arrestohet shtetasi shqiptar në Kakavijë
Një shtetas shqiptar, i kërkuar nga autoritetet gjermane, është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të K...
AKTUALITET
25 Tetor19:33
Durrës/ Makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”, ja si paraqitet gjendja e tyre
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në rrug&...
AKTUALITET
25 Tetor18:28
Doganierët grekë në grevë/ Të hënën pezullohet lëvizja e mjeteve për disa orë
Policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se ditën e hënë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve për shkak të...
AKTUALITET
25 Tetor17:15
Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për të lënduar
Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në vend...
AKTUALITET
25 Tetor15:45
Zv/kryeministrja nën hetim nga SPAK, gazetari zbulon detaje: Ja tenderi që "fundosi" Belinda Ballukun
Gazetari Elton Qyno, i ftuar në “Syri TV”, ka komentuar hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj zëvendëskryemin...
AKTUALITET
25 Tetor15:34
EMRI/ Rreth dy vite burg e 18 të tjera 'vuajtje', 56-vjeçari shqiptar shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Salernos
ITALI- Pas një kalvari që zgjati 18 vite dhe gati dy vjet burg, Leom Komnela, 56-vjeçar nga Shqipëria, është shpallur i pafajs...