Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

Gazetari Elton Qyno, i ftuar në “Syri TV”, ka komentuar hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Qynos, ky është një zhvillim i rëndësishëm, pasi tregon se SPAK ka arritur në nivelet më të larta të pushtetit, deri te zëvendëskryeministrja në detyrë.
"Ky është një lajm me interes të madh publik, sepse lidhet me mënyrën se si janë zhvilluar tenderat në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë,” u shpreh ai.
Çështja, sipas gazetarit, është regjistruar që prej vitit 2021 dhe lidhet me tenderin për monitorimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë. Bëhet fjalë për një rast që është denoncuar më parë nga media, për mënyrën se si janë dhënë kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e punimeve.
Sipas dokumenteve, Ministria e Infrastrukturës ka hapur dy tendera një për kryerjen e punimeve dhe një tjetër për mbikëqyrjen e tyre. Drejtori i ARRSH i jep tendera kompanisë së tij. Lidhja e Berberit me DAAM sh.p.k dhe mbyllja e syve të SPAK përballë një mega-skandali
Në tenderin e dytë morën pjesë katër kompani, të cilat formuan dy bashkime operatorësh ekonomikë. Dy prej tyre HILL INTERNATIONAL NV dhe NET GROUP e Valter Begajt u shpallën fituese, ndërsa dy të tjerat u skualifikuan.
Qyno thekson se Valter Begaj ka lidhje miqësore me Ervis Berberin dhe Ervis Lamin, të cilët janë të përfshirë në një tjetër çështje hetimore për abuzime me tenderat në ARRSH.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar se në banesën e Berberit janë sekuestruar katër aparate telefoni, të cilat janë këqyrur dhe analizuar elektronikisht. Nga komunikimet e gjetura mes Berberit, Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka rezultuar se tenderi prej 2 milionë eurosh ishte paracaktuar, ndërsa procedura e komisionit ishte fiktive.
Në bazë të këtyre të dhënave, SPAK ka regjistruar një hetim të dytë për zgjerim të procedimeve në një episod tjetër të korrupsionit. Gazetari Qyno tha se “e gjithë procedura është trukuar përmes negociatave që këta zyrtarë të lartë kanë bërë mes tyre, prandaj Balluku ndodhet sot në këtë situatë juridike.”
Sipas tij, tenderi është zhvilluar në dhjetor të vitit 2021, dhe duke qenë se ka kaluar pothuajse pesë vjet, hetimi ndodhet në limitin kohor për ngritjen e akuzës. Nëse nuk ndërmerren masa brenda këtij afati, vepra penale parashkruhet automatikisht.
Fjal e plotë e gazetarit Elton Qyno: Sigurisht që ky është një lajm, për faktin se SPAK jo vetëm ka arritur tek niveli i zëvendëskryeministres në detyrë, zonjës Belinda Balluku, por përbën lajm dhe interes jo vetëm për të përgjithshëm, por edhe të veçantë për publikun për sa i përket çështjes për të cilën Balluku është hetuar dhe që së shpejti pritet t’i komunikohet akuza për shkelje të barazisë në tendera, por edhe shpërdorim i detyrës.
Është një situatë e cila është regjistruar që prej vitit 2021, çështje e cila përbën në thelb kohën edhe kur është dhënë një tender për monitorimin e mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Është një rast që është denoncuar edhe nga ky televizion, por edhe nga media të tjera për mënyrën sesi është kryer jo vetëm kontrata koncesionare për ndërtimin e këtij tuneli, por është denoncuar edhe një kontratë tjetër që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve.
Kjo do të thotë se Ministria e Infrastrukturës, përveçse ka hapur tenderin për kryerjen e punimeve, ka hapur edhe një tender të dytë për mbikëqyrjen e punimeve. Dhe në këtë tender të dytë rezulton që të kenë marrë pjesë 4 kompani, të cilat kanë bërë një bashkim operatorësh ekonomikë dhe nënkupton që 2 kompani kanë hyrë së bashku, ndërsa 2 kompani të tjera kanë hyrë së bashku me platformë që quhet BOT.
Dy kompanitë që kanë hyrë dhe kanë garuar së bashku janë HILL INTERNATIONAL NV dhe NET GROUP e Valter Begajt, një lidhje miqësore mjaft e afërt e Ervis Berberit dhe e Ervis Lamit, të cilët janë në një çështje të dytë hetimore dhe janë marrë të pandehur për sa i përket abuzimit me tenderat tek ARRSH.
Ndërkohë që të dy kompanitë e tjera janë skualifikuar nga ky tender me vlerë 2 milionë euro dhe më pas fitues janë shpallur pikërisht njerëzit e Ervis Berberit, por edhe njerëzit e afërt të Belinda Ballukut. E bëra këtë parantezë sepse dua të them se çështja nuk ka lindur posaçërisht për t’u hetuar kjo kontratë; çështja ka lindur për të hetuar mënyrën e formalizimit të tenderave në ARRSH nga disa zyrtarë dhe drejtorë të kësaj drejtorie.
Në momentin kur SPAK ka shkuar dhe ka kryer veprime hetimore ndaj këtyre subjekteve, qoftë nga Valter Begaj, Ervis Berberi dhe zotërinj të tjerë, të cilët tashmë janë të pandehur, në banesën e Ervis Berberit janë sekuestruar 4 aparate telefoni. Të katër këto aparate telefoni janë këqyrur dhe ekspertuar elektronikisht për llogari të këtij procedimi të parë, por në fakt, pas verifikimit të mesazheve që ka kryer Ervis Berberi me Belinda Ballukun dhe zyrtarë të tjerë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, rezultoi që ishte paracaktuar edhe ky tender tjetër dhe kjo kontratë me 2 milionë euro.
Dhe në këto kushte, paralelisht me hetimin e parë, u nda një hetim i dytë. Ka një zgjerim të hetimeve për një episod tjetër të korrupsionit. Nga biseda e Berberit me Belinda Ballukun ka rezultuar që ky tender është paracaktuar dhe e gjithë procedura e komisionit të vlerësimit të ofertave në ARRSH ka qenë totalisht fiktive, pasi gjithçka është trukuar përmes negocimit që këto zyrtarë të lartë kanë bërë me njëri-tjetrin, prandaj dhe Balluku sot është në këtë gjendje juridike, sa i përket akuzës që pritet t’i bëhet javën e ardhshme.
Duke qenë që tenderi është zhvilluar në dhjetor të vitit 2021, nga momenti që është kryer vepra penale deri në momentin ku jemi sot, jemi në limitin kohor të hetimit të një dosjeje dhe komunikimit të akuzave. Nëse nuk merren masa brenda një afati 5-vjeçar, atëherë vepra penale parashkruhet dhe automatikisht t’i amnistohet, përmes afatit, sepse çdo vepër penale ka një afat që hetohet.
ITALI- Pas një kalvari që zgjati 18 vite dhe gati dy vjet burg, Leom Komnela, 56-vjeçar nga Shqipëria, është shpallur i pafajs...
Dy persona janë identifikuar nga Policia në Tiranë dhe janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë vjedhur 9 biçikleta dhe motomjete...
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Shtetasi...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh, në Peqin, ku një inxhinier ka humbur jetën gjatë punë...
Dy persona të shpallur në kërkim, janë arrestuar së fundmi nga Policia e Vlorës. Në pranga kanë rënë 38-vje&...
Në kuadër të Ditës Europiane të Avokatëve, avokati Ulian Barjami ka reaguar në rrjetet sociale duke rikujtuar ngjarjen e ti...
Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama deklaroi se “d...
Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për 5 bashki të vendit, partit&e...
Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, banues në Ishull Shëngjin, i cili dyshohet se ka vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 300,000 lek&e...
Policia greke ka zbuluar një ngarkesë prej rreth 80 kg marihuanë në një gomone gjysmë të fundosur që lëshoi sinja...