AKTUALITET

Me 300 mijë euro drogë/ Kokaina e pastër dorëzohej në lavazh, arrestohen 3 shqiptarë, njëri sapo ishte liruar

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 22:00
Me 300 mijë euro drogë/ Kokaina e pastër dorëzohej në

Të gjithë me origjinë shqiptare, njëri banues në Padovë, tjetri në Selvazzano. Korrieri nga Milano ishte pa precedentë penalë. Ata u kapën nga policia gjatë dorëzimit në një autolavazh.

Një burrë mbërrin me një Fiat Punto në një autolavazh në zonën Padova Est, lë makinën e tij dhe hipën në një Mercedes që mbërriti pak më vonë. Të dy lëvizin për një distancë të shkurtër, parkojnë dhe presin. Pranë tyre ndalon një furgon ‘Citroen Jumpy’ dhe drejtuesi i tij u dorëzon një pako.

Nuk arritën të largoheshin, pasi u ndaluan menjëherë nga agjentët e Skuadrës Mobile, të cilët kishin qenë në pritë. Pasi u konstatua se në pako ndodhej drogë, një kilogram kokainë shumë e pastër, dhe se në furgon kishte edhe një bllok tjetër prej një kilogrami, të tre u arrestuan në flagrancë për trafik droge.

Droga, pasi të përzihej dhe ndahej në doza, do të mundësonte shpërndarjen e mbi 6 mijë dozave në tregjet e Padovës dhe provincës, me një vlerë rreth 300 mijë euro. Të arrestuarit, të gjithë shqiptarë, janë një 32-vjeçar banues në Padovë, një 34-vjeçar nga Selvazzano Dentro, të dy me precedentë penalë, si dhe një 50-vjeçar nga Milano pa precedentë. Dy të parët kishin precedentë për trafik droge dhe njëri prej tyre sapo kishte përfunduar masën e arrestit shtëpiak. Për këtë arsye, ata ishin prej kohësh nën vëzhgimin e forcave të rendit.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së hënës. Agjentët e Skuadrës Mobile vunë re sjelljen e dyshimtë të dy shqiptarëve që u takuan në autolavazh dhe më pas, me Mercedesin, u zhvendosën pak më tej ku pritën një furgon. Një sjellje tipike e një takimi të organizuar paraprakisht. Më pas ndodhi shkëmbimi: 50-vjeçari me furgon u afrua pranë tyre, shkëmbyen disa fjalë si njerëz që njiheshin më parë dhe ai dorëzoi pakon me kokainë njërit prej bashkëkombësve, i cili e fshehu menjëherë poshtë sediljes së pasagjerit.

Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme. Të tre shqiptarët u bllokuan dhe policia sekuestroi “tullën” me mbi një kilogram kokainë ende në formë të papërzier dhe shumë të pastër. Më pas u kontrollua edhe furgoni, ku u gjet një tjetër bllok kokainë prej 1 kilogrami dhe një pako më e vogël, e paketuar me vakum, me rreth 150 gramë të së njëjtës lëndë narkotike.

Të tre u shoqëruan në komisariat dhe, pas identifikimit dhe verifikimeve, u arrestuan. Më pas policia kontrolloi edhe banesat e tyre, por pa gjetur drogë tjetër.

Hetimet zbuluan se dy prej tyre kishin precedentë penalë. 34-vjeçari, i lindur në Shqipëri dhe banues në Padovë, ishte dënuar me 4 vite burg pasi ishte arrestuar në Padovë në vitin 2021. Atëherë ai ishte ndaluar duke drejtuar një furgon me mbi një kilogram marijuanë, ndërsa në shtëpi i ishin gjetur gjysmë kilogrami kokainë, një peshore elektronike precize dhe materiale për paketimin e dozave.

Ai rezultonte gjithashtu i denoncuar në vitin 2025 bashkë me një bashkëkombës dhe katër tunizianë për trafik kokaine në Padovë dhe provincë.

Edhe ndaj 32-vjeçarit, i lindur në Shqipëri dhe banues në Selvazzano Dentro, rezultuan precedentë dhe dënime për vepra të lidhura me narkotikët. Ai kishte përfunduar vetëm 20 ditë më parë arrestin shtëpiak, pas një dënimi me 2 vite e 8 muaj burg, sepse në vitin 2025 ishte kapur me 120 gramë kokainë të fshehura poshtë timonit të makinës së tij. Më parë, në vitin 2022, ishte arrestuar sepse transportonte në makinë rreth 12 kilogramë hashash dhe marijuanë, si dhe mbi 7 kilogramë kokainë.

Ndërsa ndaj 50-vjeçarit shqiptar nga Milano nuk rezultuan precedentë penalë apo policorë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan