Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, 15-vjeçari që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të ...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Gjirokastër, në orën 12:00, një takim me banorët për reformën territoriale. Taki...
Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar S...

Është bërë publike padia ndaj një skandali seksual të kryer nga një drejtoreshë ekzekutive e Institucionit Financiar “JP Morgan”. Ajo është me origjinë shqiptare, dhe emri i saj është Lorna Hajdini. Sipas raportimeve drejtoresha është akuzuar për përdorimin e pushtetit të saj, për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me një punonjës të ri.
Hajdini akuzohet se ka droguar punonjësin në fjalë, ka abuzuar me të dhe madje e ka kërcënuar se do i shkatërronte karrierën nëse ai do ta refuzonte. Punonjësi është shprehur në padinë e tij se Hajdini ka pranuar se e kishte droguar duke përdorur Rohypnol në raste të shumta. Madje ai ka thënë se ajo është tallur me të pasi ka kryer ndaj tij një akt seksual i cili ishte kundër vullnetit të tij.
Në një rast, kur ajo e ftoi për pije dhe ai refuzoi, Hajdini dyshohet se i tha “nëse nuk e bën me mua, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të kam në dorë”
Sipas punonjësit gjithçka ka filluar në vitin 2024, atëherë kur ai dhe Lorna Hajdini kishin filluar të punonin së bashku. Që në takimet e tyre të para ajo ka pasur një sjellje jo të përshtatshme kundrejt tij. Sipas tij Lorna Hajdini, e hodhi stilolapsin e saj pranë tavolinës së tij dhe u përkul për ta marrë duke i fërkuar këmbën dhe duke i kapur pulpën.
“Oh, a ke luajtur basketboll në kolegj? … I dua lojtarët e basketbollit… më l*gin shumë” i ka thënë ajo atehërë, sipas punonjësit i cili më tej ka shtuar se Hajdini i ka propozuar dy herë s*ks oral.
Në një moment kur ai i ka kërkuar rrije në detyrë. Lorna Hajdini i ka thënë: “Do të duhet ta meritosh, lodra ime e vogël arabe” Ajo raportohet t’i ketë thënë “A do të ngrihesh në detyrë në fund të vitit apo jo? A do një të ardhme në JP Morgan? Është kaq e thjeshtë. Nuk e di pse po e kundërshtoni këtë”.
Lorna Hajdini, pjese nga padia
Në padinë e ngritur ndër të tjera thuhet: “I frikësuar se znj. Hajdini do të vepronte sipas kërcënimeve të saj për t’u hakmarrë kundër tij, I riu iu bind kërkesave të saj”
Ai pretendon më tej se gjatë një takimi tjetër, tha: “Ndihem shumë në siklet, të lutem, Lorna, të lutem, po të lutem”, por kjo nuk i ka bërë përshtypje drejtoreshës ekzekutive.
Hajdini ka vijuar për një kohë shumë të gjatë me kërcënimet ndaj tij, madje e ka qortuar edhe për performancën e tij profesionale.
Ndër rreshtat e padisë thuhet që Hajdini ti ketë thënë: “Do të të bëj të paguash… A mendon se do të jesh në gjendje të mirë nëse nuk më ke në krah? Nëse nuk më çmend sonte, do të sabotoj”
I riu ka akuzuar edhe kompaninë JP Morgans, se nuk ka bërë ashjë në lidhje me sjelljen e saj, ndërkohë një zëdhënës i kompanisë ka kundërshtuar akuzat e ngritura. “Pas një hetimi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të vërtetë në këto pretendime”, tha zëdhënësi i JP Morgan.
Në fakt Lorna Hajdini, ka ditur ta fshehë shumë mirë këtë skandal të errët seksual, 37 vjeçarja, në dukje ishte një grua shumë e fuqishme në karrierë. Ajo u diplomua nga Shkolla e Biznesit Stern në universitetin e Nju Jorkut, dhe ka filluar karrierën e saj në JP Morgan që në vitin 211. Ajo ka mbajtur rolin e analistes, më pas është bërë zv.presidente në vitin 2018, teksa në postin e Drejtoreshës Ekzekutve për Financën e mori në vitin 2021, sipas Daily Mail.
Një rast i rëndë është bërë publik në Vlorë, ku një 82-vjeçare, e cila i ka kushtuar dekada shër...
Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku zhvilloheshin lojëra fati në mënyrë të kundërligjshme. Në rrugën &ldqu...
Një kallëzim penal i depozituar në SPAK hedh dritë mbi një skemë të dyshuar korrupsioni dhe konflikti interesi në Bash...
Bordi i Transparencës rrit me 5 lekë çmimin e karburanteve. Teksa dje u reflektua një ulje e lehtë çmimi, sot nuk ka vonuar ...
Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hitaj ka zhvilluar një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë...
Kriza e karburanteve sjell rritjen sërish të çmimit të naftës dhe benzinës. Pa kaluar as 24 orë, Bordi i Transparencë...
Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në kryeqytet. Në pranga është vën&eum...
Prokuroria Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona, mes tyre zëvendësdrejtoreshën, koord...
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO lidhur me kqyrjen e celularëve të sekuestruar në kuadër të...
Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të raporteve ndërkombëtare që evidentojnë përkeqësi...