AKTUALITET

‘Me pushtetin që ka të heq qafe’/ Kalaja plas ‘bombën’: Jam kërcënuar nga gjyqtarja Irena Gjoka!

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 17:49
‘Me pushtetin që ka të heq qafe’/ Kalaja plas

Në një kthesë dramatike për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar autenticitetin e dokumenteve që provojnë dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi.

Konfirmimi vjen pas një seri denoncimesh publike dhe procedurash ligjore, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e figurave kyçe në gjyqësor, veçanërisht atyre që kanë në duar dosje të ndjeshme të korrupsionit dhe liderëve të opozitës.

E ftuar në emisionin Task Force, avokatja Adriana Kalaja, u shpreh se gjyqtarja Irena Gjoka dyshohet se ka kryer vepra penale të shumëfishta, duke përfshirë falsifikimin e formularëve të vetëdeklarimit në të paktën tre raste, ndërsa ka fshehur qëllimisht dënimin e saj në shtetin fqinj, si dhe faktin që është dëbuar dy herë nga Greqia.

Këto mosdeklarime rëndojnë pozitën e saj, duke qenë se faktet i referohen vendimeve gjyqësore të viteve 2004-2005, të cilat janë mohuar vazhdimisht gjatë procesit të Vetingut dhe gjatë gjykimit të çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2024.

Denoncimi, i iniciuar fillimisht nga Partia Demokratike dhe i mbështetur më pas nga një investigim i medias greke "Ta Nea", ka zbuluar një standard të dyfishtë në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë që zyrtarë të tjerë të lartë të drejtësisë janë shkarkuar dhe dënuar për shkelje shumë më të lehta, si rasti i një ish-anëtari të Gjykatës së Lartë për një incident në Itali, gjyqtarja Gjoka është promovuar dhe komanduar në krye të gjykatës, madje edhe kur procesi i saj i Vetingut ishte ende i kontestuar.

Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se presioni dhe shantazhi ndaj denoncuesve kanë qenë të vazhdueshëm, duke përfshirë kërcënime dhe ndaj vetë saj në mënyrë direkte dhe indirekte të stilit mafioz.

Pavarësisht se provat, përfshirë artikujt e mediave greke dhe dekretet përkatëse, u dorëzuan në gjykatë nga avokatët mbrojtës të zotit Berisha në pranverën e vitit 2024, kërkesat për përjashtimin e gjyqtares u rrëzuan në mënyrë sistematike. Konfirmimi i fundit nga organi i akuzës pritet të shkaktojë tërmet në radhët e sistemit të ri të drejtësisë.

Pra, së pari duhet të ndajmë që nga ana e Irenës me disa mbiemra, janë kryer disa vepra penale dhe vetëm nëse ne i referohemi denoncimeve vijuese që kemi bërë, por edhe ato që ka bërë zoti Berisha dhe në kërkesat për përjashtim nga avokatët e zotit Berisha, rezulton që Irena me disa mbiemra, së pari njëherë ka kryer tre falsifikime në mosdeklarimin e të dhënave. Këto kanë të bëjnë që nuk ka deklaruar që është e dënuar, që nuk ka deklaruar se është e dëbuar dy herë, dhe e treta, që në mënyrë vijuese vazhdon t’i mohojë.

Dhe këto mohime, nëse ne flasim për vendime gjyqësore të marra 2004-2005, mohimet nga ana e kësaj gjyqtareje vijojnë edhe gjatë procesit të zotit Berisha që i korrespondon vitit 2024, por edhe gjatë procesit të verifikimit të figurës që është bërë në Prokurorinë e Përgjithshme. Fillimisht u iniciua nga Partia Demokratike, nga Grupi i Deputetëve, më vonë u ndoq në mënyrë eksplicite nga unë, po ashtu edhe gjatë gjithë kësaj periudhe marr shkas fillimisht nga një botim në një media greke ku flitej se kjo gjyqtare rezultonte e dënuar në shtetin grek. Ju e mbani mend dhe në fakt unë dua ta theksoj fort, se çfarë lumi akuzash, presioni, shantazhi më janë bërë mua, zotit Berisha, Partisë Demokratike, madje edhe jam kërcënuar, është hera e parë që e them, nga kjo delikuente familjarë të saj që nuk duhet të jetë pjesë e sistemit gjyqësor se ne këtë kemi thënë.

Po, në forma të ndryshme. I ka këto mafia, indirekt. Mafia i ka mënyrat se si kërcënon. Pra, mafia mund të kërcënojë edhe duke thënë sa e fortë je, si shkon ti kallëzon Irena Gjokën kur Irena Gjoka me pushtetin që ka të heq qafe. Ky është një kërcënim në një formë të caktuar. Por, t'i qëndrojmë faktit çfarë ka ndodhur. Pra, përveçse Irena Gjoka ka falsifikuar në tre raste formularin e deklarimit, edhe pas afateve që janë dhënë këto formularë, sepse po të marrim dhe rastin përveç formularit në momentin e Vetingut, është plotësuar dhe një formular, të paktën ligji kështu e ka, në momentin kur është emëruar kryetare e gjykatës.

Dhe për t’ia bërë me dije publikut, të gjitha këto gjëra nuk janë të rastësishme, sepse është një nga të vetmet gjyqtare që ka patur ankimim nga shkalla e parë në shkallën e dytë dhe është hequr dorë nga komisionerja një ditë përpara vendimit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që dhe ai ishte vendim me shumicë, pra nuk ishte tre me zero, ishte dy me një, dhe duke qenë se ish-komisioneri kishte bërë një analizë të detajuar të gjithë problemeve që kishte Irena me disa mbiemra me pasurinë. Po më i rëndësishmi të paktën si na u shit dhe u propagandua. Dhe ndërkohë, po me rastësi, mbas dy ditëve KLGJ-ja komandon të njëjtën gjyqtare, pra që e kishin pasur në një proces të zgjatur të Vetingut dhe me probleme shumë të rënda, disa nga ato probleme të cilat ne i kemi çuar edhe në SPAK.

Ndërkohë, për të mos mjaftuar kjo, ka probleme serioze në deklarimin siç e thashë të vendimeve dhe nga ana tjetër, duke marrë precedentin e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, nuk po e përmend emrin, për atë rastin që ishte implikuar motra e tij dhe ky kishte marrë fajin përsipër në një supermarket të Italisë e tjerë e tjerë, ne e dimë shumë mirë që jo vetëm u shkarkua në kohë rekord, por dhe u dënua penalisht. Po të marrim raste të ngjashme, kemi dy ish-anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, qoftë Luandaci, qoftë Ardian Hajdari. Të dy kanë qenë në kushte shumë më të favorshme se në kushtet që ndodhet Irena Gjoka. Për të mos kaluar, pra inicimi ka qenë nga publikimi në mediat greke, unë po e sjell ekskluzive, ky është vendimi.

Ky është vendimi i parë që është publikuar, fillimisht tek media 'Ta Nea', pra po flasim për dy media shumë serioze. Ishte procesi paralel jo vetëm i zotit Berisha, por edhe i zotit Beleri dhe kurajo e gjithë propagandës së inceneratorëve të lumit thonin që ky artikull ishte sponsorizuar nga Tirana, nga zoti Berisha artikulohej dhe nga zoti Beleri e tjerë e tjerë. Ndërkohë, nisur nga ky artikull, ky shkrim, avokatët e zotit Berisha kanë marrë shkrimin, të printuar nga gazeta, e kanë përkthyer, noterizuar, e kanë paraqitur në gjykatë bashkë me pretendimin për shkarkimin nëpërmjet dekretit të zotit Berisha me cilësinë e ish-drejtuesit të KLD-së. Këto prova janë në dosje, po flasim për pranverën e 2024-ës. Jemi në mars të 2024-ës, ka dalë për herë të parë publikimi i këtij rasti. Është çuar, është kërkuar sepse po të keni parasysh në mars të 2024-ës zoti Berisha ishte në arrest shtëpie dhe është kërkuar disa herë nga avokatët dorëheqja dhe përjashtimi, nuk është pranuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?