Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

LEZHË- Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka provuar një tjetër skenar për funksionimin e kampeve të dëbimit në Shqipëri, kësaj here jo me refugjatë që mbërrijnë me varka, por me emigrantë që kanë kryer vepra penale dhe ndaj të cilëve është marrë urdhër dëbimi nga autoritetet italiane.
Mediat gjermane, përfshirë gazetën “Der Standard”, raportojnë se transferimi i fundit drejt kampit të Shëngjinit përfshinte 40 emigrantë, nga vende si Maroku, Tunizia, Algjeria, Nigeria, Egjipti, Pakistani, Bangladeshi, Gjeorgjia dhe Moldavia.
Shumë prej tyre nuk kishin asnjë dijeni për transferimin: u zgjuan natën nëpër qeli, u vunë në pranga dhe u transportuan me autobusë drejt portit të Brindisit. Vetëm aty mësuan se destinacioni i tyre ishte Shqipëria. U dërguan me anijen ushtarake italiane “Libra” në portin e Shëngjinit, e më pas në kampin e dëbimit të Gjaderit, rreth 20 kilometra më larg.
Disa nga të transferuarit kanë kryer krime të rënda: pesë ishin dënuar për vepra seksuale, një për tentativë vrasjeje dhe të tjerët për vjedhje apo rezistencë ndaj autoriteteve. Megjithatë, një pjesë tjetër nuk kishte precedentë penalë, por kishin marrë urdhër largimi për shkak të mungesës së lejes së qëndrimit.
Sipas marrëveshjes dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë, këta persona mund të mbahen në kampet shqiptare deri në 18 muaj, përpara se të deportohen në vendet e tyre të origjinës.
Një projekt i shtrenjtë dhe i kontestuar
Kjo është tashmë tentativa e katërt e qeverisë Meloni për të vënë në funksion kampet e dëbimit në territorin shqiptar – një projekt që opozita italiane e cilëson si të dështuar dhe të kushtueshëm, duke përmendur se kostoja e tij ka shkuar deri në një miliard euro.
Fillimisht, ideja ishte që kampet të shërbenin për azilkërkuesit e kapur në det, përpara se të hynin në territorin italian, duke iu nënshtruar një procedurë të përshpejtuar azili që zgjaste maksimumi 30 ditë. Por tri përpjekje të mëparshme janë bllokuar nga gjykatat italiane, të cilat kanë kundërshtuar praktikat dhe legalitetin e kësaj skeme.
Në përpjekjen më të fundit, Meloni ka ndryshuar kurs, duke e përdorur kampin për persona që tashmë kanë jetuar në Itali dhe që janë në listën e dëbimit. Ky ndryshim strategjik, sipas kritikëve, është një rrëzim i qartë i qëllimit fillestar të skemës, i cili ishte që emigrantët të mos prekeshin kurrë në tokë italiane./ Der Standard
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur rreth dëshmisë së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që ...
foto ilustruese ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo të Italisë pasi u kap me lëndë nark...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës për veprën penale 'trafikim të armëve t&eum...
pamje nga incidenti TIRANË- Jozefin Marku është proceduar në gjendje të lirë pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me...
foto ilustruese KUÇOVË- Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas zbardhje...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një automjet është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në Gjirokastër. "Range Rover...
emigrantet ITALI- Dy ditë më parë, anija italiane "Libra" ka sjellë në Shëngjin 40 emigrantë, të cilët jan&eum...
foto ilustruese TIRANË- Për eksportet me origjinë nga shtete të ndryshme të botës drejt BE-së, përfshirë edhe ...
foto ilustruese TIRANË- Sektori i prodhimit në vend po shpreson t’i kthehet rritjes nga pika e ulët në të cilën ka r&eu...
foto ilustruese TIRANË- A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të he...