Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

Gazeta e njohur spanjolle ‘La Razon’ shkruan se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit tregon zemërimin në rritje ndaj reformave në gjyqësor
Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri të hënën brenda një salle gjyqi në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa po kryesonte një seancë lidhur me një mosmarrëveshje pronësie. Sulmuesi, i identifikuar nga mediat lokale si Elvis Shkambi, 30 vjeç, ishte palë në procesin gjyqësor dhe hapi zjarr pasi dyshohet se kishte parandjerë se do të humbiste çështjen. Kalaja ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa dy persona të tjerë — një baba e bir, gjithashtu të përfshirë në gjyq — mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Autori i sulmit arriti të largohej për pak nga vendngjarja, por u arrestua pas pak minutash. Policia arrestoi gjithashtu xhaxhanë e tij dhe rojën e sigurisë së gjykatës, të cilët dyshohet se mund ta kenë ndihmuar për të futur armën brenda. Arma e përdorur, një revole, u sekuestrua nga autoritetet.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi ngjarjen si një “agresion kriminal” që kërkon “reagimin më ekstrem ligjor kundër autorit të krimit” dhe bëri thirrje për forcimin e sigurisë në gjykata. Presidenti Bajram Begaj e përshkroi atë si “një sulm të tmerrshëm kundër të gjithë sistemit gjyqësor”. OSBE në Tiranë shprehu “tronditje të thellë”, duke theksuar se “sulmet ndaj gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës”.
Një krizë gjyqësore që nxit mosbesim
Vrasja ka shkaktuar valë zemërimi dhe ka nxjerrë në pah brishtësinë e sistemit gjyqësor shqiptar. Liderë të opozitës, si Sali Berisha, e dënuan krimin duke thënë se ai pasqyron “pasigurinë e madhe që ekziston sot në vend” dhe kritikuan reformat në drejtësi të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, të cilat, sipas tyre, e kanë lënë vendin për vite me radhë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, duke grumbulluar mbi 200 mijë çështje të pazgjidhura.
Sipas ish-ambasadorit Agim Nesho, këto reforma janë shndërruar në “instrumente politike” që kanë përqendruar pushtetin në ekzekutiv dhe kanë gërryer besimin publik. Ekzistenca e një fushate në rrjetet sociale në mbështetjen e autorit të krimit, përfshirë mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e tij ligjore, është interpretuar nga disa si një formë proteste ndaj një sistemi gjyqësor që shihet si i korruptuar dhe i politizuar.
Rasti ka rihapur debatin mbi sigurinë në gjykata, qasjen tek armët dhe nevojën për reforma të thella. Aktivistë dhe juristë kanë kërkuar rishikimin e protokolleve të hyrjes në sallat gjyqësore, ku aktualisht hyrja është më e lirshme se në shumicën e vendeve evropiane. Vrasja e Kalasë — e para e një gjykatësi në detyrë në Shqipëri pas më shumë se tre dekadash — shënon një pikë kthese në marrëdhënien mes drejtësisë dhe shoqërisë./ La Razon
Sipas një raporti të fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Shqipëria dhe vendet e tje...
Këshilli i Lartë Gjyqësor, nisur nga mbledhja e datës 10 tetor 2025 mbi adresimin e problematikave të institucioneve të drejt&eu...
Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’ ka bërë sot një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurs&eum...
Në një shumë e madhe parash prej rreth 13 mijë eurosh u sekuestrua nga policia në Kakavijë. Policia e Gjirokastrës sqaroi se ...
Mjegulla e dendur ka pushtuar segmentin e Rrugës së Arbrit, nga ura e Çeranecit deri në Maqellarë, duke krijuar vështirës...
Nuk deklaroi shumë e parave në hyrje në PKK Morinë procedohet 38- vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës mate...
“Shihemi në Gjyq” nisi me një ngushëllim për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga një atentat ...
Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Koordinata”, i cili synon goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkot...
Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin për një kohë të pacaktuar të qarkullimit të mo...
Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e ...