AKTUALITET

Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe udhëtimeve, jeta e policëve italianë në Shqipëri

r.ll Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2024, 14:07
Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe
foto ilustruese

ITALI- Investigimi i emisionit "Piranjat" brenda resortit ku janë akomoduar efektivët e policisë italiane në Shëngjin ka bërë bujë në mediat e Italisë.  Ishte "La Repubblica" ajo që fillimisht i kishte kushtuar një shkrim këtij investigimi ku pasqyrohej, puna e gazetares së Piranjave, Luela Gaxhja. Kjo e fundit e maskuar si turiste ka hyrë brenda resortit me 5 yje "Rafaelo" dhe ka mundur të flasë edhe me oficerët italianë, akomodimi i të cilëve është deri suksesi i vetëm i marrëveshjes Rama- Meloni. 

"La Stampa" po ashtu i ka bërë jehonë këtij inevstigimi disa ditor brenda resortit në të cilin ndodhen të akomoduar rreth 100 policë italianë dhe ku gjithçka është tepër e kontrolluar dhe e survejuar.

"Qendrat e emigrantëve, edhe pse bosh, janë të hapura dhe forcat e policisë të vendosura në hotelin Rafaelo, një super luks, kanë mbetur. Kështu programi televiziv shqiptar Piranjat, intervistoi disa agjentë të vendosur në Gjadër. Historia e tyre nuk duket aq shumë si ajo e një misioni, por e një pushimi të këndshëm: sauna çdo ditë "sepse gjithçka është falas këtu", udhëtime turistike në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, shëtitje të gjata dhe mbrëmje në diskotekë." thuhet ndër të tjera në artikull.

Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe

"Open Online" shkruan sesi agjentët e policisë italiane kanë treguar për emisionin investigativ Piranjat, të gjitha përfitimet e marra deri dhe pa nxjerrë asnjë qindarkë nga xhepi. 

"Policët e përgjuar nga një gazetar i programit shqiptar investigativ përshkruajnë të gjitha përfitimet e marra deri më tani, pa paguar asnjë euro. Sauna falas çdo ditë, udhëtime turistike në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, por edhe kërcime në disko. Kjo është “dolce vita” e oficerëve të policisë italiane, të vendosur në Shëngjin, qytetin shqiptar ku ndodhet një nga dy qendrat e emigrantëve të krijuar nga qeveria Meloni. Qendrat deri tani bosh për shkak të dënimeve të gjyqtarëve të Gjykatës së Romës dhe rregulloreve evropiane.", shkruan media italiane. 

Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe

"“Na paguajnë që të jemi turistë”. Mes saunave dhe udhëtimeve, jeta e ëmbël e policëve italianë në Shqipëri!", është titulli me të cilin "Huffingtonpost.it" ka shkruar për investigimin e Piranjave. 

Policët italianë kanë treguar për gazetaren e maskuar si turiste, se jetesa e tyre në vendin tonë është po ashtu si turistë. Ato janë shprehur se kanë arritur të vizitojnë qytete të tjera përveç Shëngjinit. Po ashtu kanë treguar edhe për trajtimin që përfitojnë në resortin me 5 yje, ku kanë sauna, banjë turke, pishinë, palestër dhe dhomë relaksi. 

"Kamerat e fshehta të programit shqiptar “Piranjat” filmojnë deklaratën e agjentëve italianë që qëndruan në detyrë në Shëngjin, qytetin shqiptar ku ndodhet një nga dy qendrat e emigrantëve të themeluar nga Giorgia Meloni. Ndonëse qendrat e Shëngjinit dhe Gjadërit nuk janë funksionale, policia ka qëndruar e akomoduar në resortin superluksoz Raffaello. Janë afërsisht njëqind agjentë, në shërbim me pagesë të rregullt të misionit ndërkombëtar, e barabartë me 100 euro në ditë plus dhomën dhe ushqimin. Agjentët, të pavetëdijshëm se ishin filmuar, i shoqëruan dy korrespondentët e Piranjat fillimisht në treg për të blerë cigare, më pas në breg të detit." shkruhet në artikull ndër të tjera. 

Mediat italiane jehonë investigimit të Piranjave: Mes saunave dhe

ARTIKULLI I PLOTË I PIRANJAVE:

Shqipëria dhe Italia, një histori e gjatë dashurie. Një raport i shoqëruar me  bashkëpunime, me disa pushtime nga më i forti, por edhe me mikpritje dhe dhënie ndihme në ditë të vështira. Sidoqoftë, jo gjithmonë gjërat kanë marrë drejtimin e duhur. Si në rastin më të fundit, aq i kontestuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në 6 nëntor të vitit që shkoi në Romë, do të nënshkruhej një marrëveshje midis kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm, e cila parashikonte ngritjen e dy qendrave në territorin Shqiptar. Njëra në Shëngjin, si qendër pritjeje, dhe tjetra në Gjadër, një kamp me kapacitet prej 3000 personash, rreth 8 km larg nga qyteti i Lezhës, aty ku do të akomodoheshin më pas emograntët e ardhur kryesisht nga vendet e afrikës.

Sipas akordit, të dy objektet do të konsideroheshin territor italian dhe gjithashtu do të kishin personel Italian që do të kujdesej  për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e saj. Ndërsa siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare. Italia do  të merrte përsipër të gjitha shpenzimet e këtij operacioni, rreth  670 milionë euro për pesë vjet Kjo marrëveshje e cila u votua në parlamentin italian më 15 shkurt të këtij viti shkaktoi debate dhe protesta si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Nga nënshkrimi i kontestuar i kësaj marrëveshjeje, tashmë ka kaluar thuajse se një vit.

Shteti italian u përpoq në një rast të sillte një grup emigrantësh të cilët u akomoduan në Shëngjin për vetëm XX dite, por një gjykatë në Romë vendosi transferimin e tyre në Itali, duke e konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut këtë deportim në Shqipëri. Por çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe në territorin e ashtuquajtur italian të Shëngjinit dhe Gjadrit? A po funksionon ky akord aq i përfolur?  Duket se suksesi i vetëm i marrëveshjes, deri tani është akomodimi i stafit italian të kampeve, shumica policëve dhe karabinierë, në një resort luksi me pesë yje në qendër të Shëngjinit, fare pranë bregut të detit.

Piranja Luela Gaxhja kreu një investigim disa ditor brenda resortit ku janë akomoduar policet Italian. Brenda këtij resorti qëndrojnë rreth 100 policë italianë, gjithçka është tepër e kontrolluar dhe e survejuar. Në fakt, interesimi i gazetarëve për këtë projekt bashkëpunimi mes dy qeverive, i cili është në prag të dështimit, ka qenë tepër i madh. Ndaj dhe rojet e sigurisë tregohen të kujdesshëm në hyrje daljet e individëve të panjohur. Dhe kjo duket se është arsyeja e këtyre masave të rrepta brenda resortit me pesë yje. Sidoqoftë, pavarësisht pamundësive për të patur kontakt me policët italianë si gazetare na u desh të hiqeshim si turiste duke depërtuar brenda ambienteve ku ata qëndronin... Dhe ju sigurojmë se bisedat me ta, ishin tepër interesante.

Që në frazat e para, policët italianë shfaqin menjëherë interes për tu njohur me ne. Dhe për të qenë më të sigurtë nga syt kureshtarë, kërkojnë ta fshehin faktin që janë policë, pavarësisht stemave që kanë në gjoks. Pas disa bisedave të shkurtëra njohjeje, në hyrje të hotelit, i afrohemi një tjetër polic, i cili duket më i afrueshëm, dhe ka gjithë gatishmërinë për të komunikuar me ne....

Edhe polici i dytë si dy të parët, gënjen për arsyen e pranisë së tij në Shëngjin, duke u hequr si turist.Pas disa bisedave ata pranojnë se janë policë Italian që kanë ardhur për të ruajtur kampin e Gjadrit dhe Shëngjinit. Ata nisin të na tregojnë rreth aktivitetetve dhe punës që kryejnë në “territorin Italian” shqiptar. Një marrëveshje që edhe sipas personave që duhej të kujdeseshin për qendrën, është e dështuar... Por siç e thanë dhe agjentët italian, gjithçka bëhet për lekë. Praktikisht një jetë luksi me paratë e qytetarëve italianë. Fundja pse jo? Çfarë duhet të bëjnë tjetër në një qytezë si Shëngjini, që gjatë dimrit është thuajse e shkretë? 

marreveshja shqiperi-itali per emigrantet la stampa huffingtonpost openonline

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan