
Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu në bashkëpunim me kongresmenë Amerikanë. Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal te e ardhmja e NATO-s, roli strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aftësia e Evropës për t’u përballur me kërcënimet e reja të sigurisë.
Në këtë kontekst, ai iu referua edhe mesazheve të forta të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me nevojën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, ndarjen e barrës brenda Aleancës dhe rolin udhëheqës të SHBA-së, në një klimë tensionesh politike transatlantike.
Mesazhi qendror i forumit ishte se Evropa është e aftë të mbrohet, por vetëm brenda NATO-s dhe vetëm nëse rrit me shpejtësi shpenzimet për mbrojtjen, kapacitetet ushtarake. U theksua se NATO nuk është një marrëdhënie ku SHBA “shpëton” Evropën apo anasjelltas, por një aleancë e integruar, ku siguria e Evropës, Atlantikut dhe
Arktikut lidhet drejtpërdrejt me sigurinë amerikane. Sipas vlerësimeve të forumit, presioni i ushtruar nga Presidenti Donald Trump ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, pas dekadash të mungesës së investimeve në mbrojtje.
Ndërkohë, SHBA vijon të mbajë mbi 80 mijë trupa në Evropë, duke mbetur e përkushtuar ndaj Aleancës, por duke kërkuar që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Mediu theksoj se ndërtimi i një bashkëpunimi politik dhe ushtarak i vendeve të NATOs në Ballkan përfshi dhe Kosovën është domosdoshmëri. Gjatë forumit, Kongresmeni Keith Self u mbështet nga të pranishmit kur kërkoj anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Një kërcënim tjetër i madh për Ballkanin, Shqipërinë është korrupsioni, krimi i organizuar i lidhur me kartelet e drogës. Këtij forumi ju bashkuan dhjetëra kongresmenë amerikanë, ushtarakëve të lartë amerikanë, eurodeputetëve, përfaqësuesve nga Britania e Madhe, deputetëve të vendeve të Ballkanit, Kryetari I Kuvendit të Shqipërisë Peleshi, Kryetar parlamentesh, deputetë të Bundestagut gjerman, drejtues të EPP-së dhe përfaqësues të Instituti Nderkombëtar Republikan (IRI)
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt09:40
Dyshohet se shiste ora kontrabandë, e pëson tregtari në Berat
Policia e Beratit ka zbuluar një subjekt tregtar në lagjen “10 Korriku” që ushtronte aktivitet të paligjshëm, duke shitur...
AKTUALITET
5 Shkurt09:11
EMRAT/ Humbën jetën nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre në Itali, zbulohet identitetet e familjes shqiptare
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Lucca, Itali, ku katër anëtarë të familjes Kola humbën j...
AKTUALITET
5 Shkurt09:10
Si e përdorin të rinjtë IA gjeneruese dhe pse kjo i shqetëson
Të rinjtë e Brezit Z po shfaqin modele përdorimi të inteligjencës artificiale (IA) që parashikojnë mënyrën se si ...
AKTUALITET
5 Shkurt08:53
Tre persona dërgohen në gjyq për fajde, përvetësuan pasuri mbi 200 mijë euro me garanci false
Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq tre persona të cilët dhanë mbi 200 mijë euro me fajde.
Një prej k&...
AKTUALITET
5 Shkurt08:49
BIRN: Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave
Gjatë vizitës 3-ditore në Izrael midis datave 25-27 janar, kryeministri Edi Rama udhëtoi vajtje e kthim me një avion privat, dikur n&...
KASTRIOT KOTONI
AKTUALITET
5 Shkurt08:17
“Ia hoqën këpucët dhe i vunë prangat”, dëshmia e rrallë e Hamit Perollit për vrasjen e Llazar Fundos
Një nga historitë më të veçanta e incizuar nga e bija e Hamit Perrollit, zonja Shyrete, me banim në Amerikë, ikur qysh n&...
AKTUALITET
5 Shkurt08:08
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
5 Shkurt08:00
Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025
Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës po dëshmon një varësi gjithnjë e më të theksuar nga im...
AKTUALITET
5 Shkurt07:56
Rrjedhja e gazit u mori jetën, detaje tronditëse për familjen shqiptare në Itali, ishin bërë gati të hanin darkën!
Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në familjen shqiptare në Itali, ku katër anëtar&...
AKTUALITET
5 Shkurt07:52
Familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon për shërbimet shëndetësore
Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gji...