Të paktën katër protestues, katër punonjës policie dhe dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur nga protesta dhe po marrin aktualisht trajtim në spitalin e “Traumës” në Tiranë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Ministrja Klodiana Spahiu thotë se të plagosurit e tjerë kanë marrë ndihmë në QSUT dhe janë larguar, mes tyre është një gazetar, gjashtë protestues dhe një diplomat i huaj.
Në disa rrjete sociale është raportuar për protestues të intubuar, dhe një humbje jete. Por sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, diçka e tillë nuk rezulton e vërtetë.
Fjala e Ministres së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon mbi situatën shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, bazuar në informacionin e raportuar nga strukturat spitalore.
Në Spitalin Universitar të Traumës, aktualisht po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), kanë marrë trajtim dhe janë larguar, një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe 6 protestues.
Ministria thekson se kujdesi shëndetësor për çdo person të lënduar ofrohet pa dallim, në përputhje me gjendjen klinike dhe nevojat mjekësore të secilit. Situata po ndiqet në vijimësi, përmes komunikimit të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore. Informacioni mbi numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre shëndetësore përditësohet në bazë të të dhënave të verifikuara nga strukturat përkatëse.
Ministria falënderon ekipet e urgjencës, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë për angazhimin dhe kujdesin e ofruar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor23:09
Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer.
Reagimi...
AKTUALITET
13 Tetor23:06
Policia dhunon në një rrugicë "qorre" avokatin Altin Goxhaj
Policia ka dhunuar në mënyrë të paprecedentë edhe avokatin Altin Goxhaj, i cili ishte pjesë e protestës së zhvilluar sot...
AKTUALITET
13 Tetor22:57
Identifikohet protestuesi që policia i theu këmbën
Detaje të reja janë zbardhur për protestuesin që policia i theu këmbën.
Siç raportojnë gazetarët, i riu i cili &...
AKTUALITET
13 Tetor22:55
Deputetët e PD-së në Spitalin e Traumës: Gjendja alarmante, dhjetëra studentë të dhunuar
Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin informacion mbi gjendjen shëndetësore t&...
AKTUALITET
13 Tetor22:47
Pamje të rënda/ Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba, Berisha: Shtazëri
Pas protestës së dhunshme dhe përplasjes me policinë, një të riu i është thyer këmba.
Kreu i PD Sali Berisha, ka n...
AKTUALITET
13 Tetor22:39
Protestuesi i lënduar tek Trauma: Policët më këputën këmbën
Protesta e nisur prej më shumë se 7 orësh në Tiranë është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë...
AKTUALITET
13 Tetor22:33
Protesta në Tiranë/ Studentët paralajmërojnë bojkotin e mësimit më 14 tetor, vijon tubimi i protestuesve
Studentët kanë paralajmëruar bojkotimin e procesit mësimor ditën e nesërme, më 14 tetor, pas protestës së zhvillu...
AKTUALITET
13 Tetor22:25
Shteti në dorë të Ron Yeffet, ambulancat me logon e ‘Timak’
Shteti shqiptar është në dorën e Ron Yeffet.
Pamjet e transmetuara sot, kanë vënë në dukje faktin se, autoambulancat ka...
AKTUALITET
13 Tetor22:20
FOTO/ Tjetër pamje e rëndë, studenti i masakruar nga policia, në gjendje të rëndë tek Trauma
Po dalin prova të tjera të dhunës shtazore të policisë ndaj studentëve protestues.
Pas pamjeve të rënda, ku një t&...