Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policisë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Në një deklaratë, Bardhi dënoi atë që e cilësoi si dhunë të policisë ndaj studentëve, duke theksuar se ata po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për protestë.
Ai u ndal edhe te situata në Spitalin e Traumës, ku ndodhen deputetët demokratë Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu, duke pretenduar se nuk ka efektivë policie të shtruar, ndërsa të paktën tre qytetarë me dëmtime serioze po marrin trajtim mjekësor.
Bardhi u bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës, pa dallime partiake apo ideologjike, duke e krahasuar situatën me lëvizjen studentore të vitit 1991.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së deklaroi gjithashtu se kërkesat e studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve janë të drejta dhe se opozita i mbështet ato. Ai kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen për kërkesat e studentëve dhe të kategorive të tjera shoqërore.
Në përfundim të reagimit, Bardhi kërkoi lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar, të cilët i cilësoi si të ndaluar në mënyrë të paligjshme, si dhe vënien para përgjegjësisë të personave që, sipas tij, janë përgjegjës për dhunën gjatë protestës.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të policisë së narkoshtetit kundër studentëve, të cilët janë duke ushtruar të drejtën kushtetuese për protestë.
Aktualisht në Spitalin e Traumës ku ndodhen kolegët deputetë Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu, ndryshe ngasa mashtroi Qeveria, nuk ka asnjë punonjës policie të shtruar në spital, ndërkohe që ka të paktën 3 qytetarë me dëmtime serioze që po marrin trajtim mjekësor.
I bëjmë thirrje çdo studenti dhe studenteje, çdo qytetari të lirë, të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pa dallim partie dhe ideologjie, që ashtu si në vitin 1991, t’i bashkohet rinisë studentore.
Theksojmë se kërkesat e studentëve dhe të pedagogëve dhe qytetarve janë të drejta dhe ne i mbështesim plotësisht. Gjithashtu, për këto kërkesa dhe për shumë të tjera, të fermerëve, minatorëve, fasonëve, profesioneve të lira, ka vetëm një zgjidhje: largim i menjëhershëm i Edi Ramës, kreut të narkoshtetit.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve në mënyrë të paligjshme dhe dënimin e autorëve dhe urdhëruesve të dhunës shtazore!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur m...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës, duke kërkuar pë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Pas tensioneve të zhvilluara te Ministria e Arsimit, ku protestuesit u përplasën me policinë, tashmë protesta është zhvendosu...
Protestuesit shqiptarë sot vendosën të ndryshonin mënyrën e tubimeve të tyre, ku studentët qëndruan përpara Ministr...
Vijojnë tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Tiranë, ku protesta studentore, e nisur prej orë...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke shprehur sh...
Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, deklaroi nga Dibra se, ripërtëritja e Shqipërisë do të nisë me kthimin e të a...
Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit. Tensionet nuk kan&eum...