Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë me vlerë 3 milionë euro të ish-drejtorit të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij.
Ndaj Oltian Bistri dhe familjarëve të tij janë kryer të gjithë verifikimet pasurore të mundshme, prej të cilave kanë rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij.
Pasuritë e sekuestruara janë: 22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 – Apartamente; 1 – Vilë; 1 – Truall; 1 – Garazh; 1 – Automjet.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 9, të vitit 2023, ka regjistruar procedimin pasuror nr. 6, të vitit 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij.
Duke qenë se ndaj shtetasit Oltian Bistri ka pasur indicje që në vitin 2016 për përfshirje në veprimtari kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme, është marrë i pandehur për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 259 dhe 287 të Kodit Penal, në bazë të nenit 3/1, gërmat (ç) dhe (d), të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, shtetasi Oltian Bistri është subjekt i këtij ligji dhe mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.
Ndaj shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë kryer të gjithë verifikimet pasurore të mundshme, prej të cilave kanë rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij.
Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, ka vendosur sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij, si më poshtë:
· 18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;
· Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
· Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;
· Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
· Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
· Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
· Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
· Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
· Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
· Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
· Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
· Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;
· Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
· Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
· Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
· Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
· Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
· Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;
Në total janë sekuestruar :
➢ 22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);
➢ 10 – Apartamente;
➢ 1 – Vilë;
➢ 1 – Truall;
➢ 1 – Garazh;
➢ 1 – Automjet.
Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.
Prokuroria e Posaçme, ka ekzekutuar vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të gjitha pasuritë e mësipërme janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.
Oltian Bistrin. Bistri u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit "Metamorfoza". Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, Bistri del në biseda përmes aplikacionit “SKY ECC”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacionet e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni.
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Ardian Kastratit, i dënuar dy vite më parë gjatë goditjes ...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsion Çela TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsion Çela prezantoi sot në Komisionin e L...
Klajdi Marku FIER- Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante pasi doli zbuluar se ...
viktima dhe autori FIER- Policia ka shoqëruar në policia disa persona lidhur me vrasjen e efektivit Novruz Cenalia në Fier. Mes të sho...
Bashkia TIRANA- Sot mbahet protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës teksa policia ka rrethuar me furgonë go...
azgan mernica FIER- Vijojnë kërkimet për kapjen e Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit, Novruz Cenalia dje n&...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Paraditen e sotme rreth orës 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, ë...
Foto nga takimi TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar dje, një takim me Sekretarin e Shtetit n...
Foto ilustruese BULQIZA- 20-vjeçari Xhoni Sollaku është arrestuar si ndihmës i autorit në sulmin që ndodhi dje me armë...
dashamir xhika ne spak TIRANË- Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Arsyeja e paraqitjes n&...