Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

LINDJE E MESEM- Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur të hënën në rrugën kryesore që çon në veri të Gazës, pasi Hamasi është pajtuar që t'i dorëzojë tri pengje izraelite këtë javë, dhe pasi forcat ushtarake izraelite kanë nisur të tërhiqen prej korridorit kryesor të enklavës. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Një turmë e madhe njerëzish, disa duke mbajtur foshnje apo gjësende të domosdoshme nëpër duar, janë nisur në këmbë drejt veriut të Gazës.
"Më duket sikur të kem lindur sërish dhe të jemi fitimtarë sërish", ka thënë një nënë palestineze për agjencinë e lajmeve Reuters.
Dëshmitarët kanë thënë se banorët e parë kanë mbërritur në qytetin e Gazës herët në mëngjes. Më vonë janë hapur edhe tri pikëkalime tjera, duke mundësuar edhe qarkullimin e makinave.
"Zemra po më rrah fort. Kam menduar që nuk do të kthehem më kurrë", ka thënë Osama, 50 vjeç, shërbyes publik dhe baba i pesë fëmijëve, teksa ka arritur në qytetin e Gazës.
"Pavarësisht se a do të ketë sukses armëpushimi, ne nuk do të largohemi më kurrë nga qyteti i Gazës dhe veriu, edhe nëse Izraeli sjell tanke për secilin prej nesh, nuk do të ketë më zhvendosje".
Duke pasur parasysh faktin se banorët e Gazës janë shpërngulur disa herë përgjatë 15 muajve të luftës, turma njerëzish janë larguar me gëzim prej tendave dhe kampeve kur kanë marrë vesh lajmin që pikëkalimet do të hapen.
“Nuk kam fjetur, i kam bërë gati të gjitha gjërat për t’u nisur qysh në agim”, ka thënë Ghada, nënë e pesë fëmijëve.
“Të paktën jemi duke shkuar në shtëpi, tani mund të them se lufta ka përfunduar dhe shpresoj të jetë gjithçka qetë”, ka thënë ajo për Reuters.
Sipas marrëveshjes për armëpushim, banorët e veriut të Gazës do të duhej të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre në fundjavë. Mirëpo, Izraeli ka thënë se Hamasi e ka prishur marrëveshjen, meqë nuk e ka liruar gruan e marrë peng, Arbel Yehud. Të dielën vonë, ndërmjetësuesit e Katarit e kanë zgjidhur këtë mosmarrëveshje, dhe Hamasi është pajtuar që ta lirojë Yehudin bashkë me ushtaren Agam Berger, dhe një peng tjetër të enjten, dy ditë para lirimit të tri pengjeve tjera.
Izraeli më pas e ka dhënë dritën e gjelbër që banorët e veriut të Gazës të mund të kthehen në vendbanimet e tyre prej të hënës. Rreth 650.000 njerëz janë zhvendosur nga veriu i Gazës përgjatë luftës, e cila është nxitur nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.
Më shumë se 47.000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Një pjesë e mirë e Gazës është shkatërruar nga luftimet dhe autoritetet nën dirigjim të Hamasit kanë thënë se banorët e kthyer në veri të Gazës do të kenë nevojë për mijëra tenda dhe qendra strehimi, teksa tentojnë t’i rikthehen normalitetit. Sipas marrëveshjes së armëpushimit, vetëm personat e paarmatosur do të mund të kthehen në zonën veriore. Makinat do të kontrollohen në hollësi, nëse kanë ndonjë armë apo lëndë shpërthyese./ REL
ATHINË- Jenis Tulja 44 vjeç dhe Mirjan Guveli 45 vjeç janë dy shiptarët e arrestuar për vrasjen e Irakli Dave...
QSUT TIRANË - Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, ka folur ditën e sotme n&eum...
TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi të hënën më 27 janar nënkryetarin e ri, përmes një ...
Nëna e të miturit DEVOLL - Nëna e 15-vjeçarit nga fshati Poloskë i Devollit i cili dyshohet se është ngacmuar seksuali...
Osman Stafa TIRANË- Gazetari Osman Stafa, ka folur për vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, ku familjarët pretendojnë se vog&...
AMP POGRADEC - Tre punonjës policie në Pogradec janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim doku...
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës. Davella u ekzekutua në vendin e qua...
TIRANA- Kisha ortodokse në Shqipëri po bën përgatitjet për nderimet ndaj kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janullatus. P...
KOSOVA- Inspektorati Policor i Kosovës tha se aksidenti me fatalitet në Çubrel të Skenderajt, dyshohet se ndodhi për shkak të ...
Foto ilustruese TIRANË- Vitet e fundit, pagat e mësuesve të përshtatura me inflacionin kanë rënë në shumë vend...