Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHKODRA- Forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023. Sipas informacioneve, ky operacion ka dështuar duke mos u finalizuar me arrestimin e Hatos.
Bëhet me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur. Mësohet po ashtu se nga ky aksion janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5-6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos.
Kush është Eljon Hato?
Eljon Hato konsiderohet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt. Hato është përfshirë në skedarët e Policisë së Shtetit për herë të parë në vitin 2014, kur pas një konflikti për motive banale në një lokal në Shkodër, ka vrarë me armë zjarri një bashkëmoshatar dhe ka plagosur një tjetër. I njohur dhe me emrin Esmeraldo, në atë kohë 24-vjeç, në orët e para të mëngjesit të datës 12 maj 2014, ai ka qenë në një lokal në fshatin Zus bashkë me persona të tjerë. Në të njëjtën tavolinë me të në lokal ndodheshin shtetasit Indrit Hylli dhe Jetmir Molla.
Kur ora shënonte 03:00 e mëngjesit, mes të rinjve që qëndronin në lokal ka filluar një debat i cili ka nisur me shkëmbime fyerjesh banale dhe më pas ka degarduar deri në përdorimin e armës. Eljon Hato ka shtënë me pistoletë në drejtim të Indrit Hyllit dhe më pas drejt shokut tjetër Jetmir Molla. Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në Spitalin e Shkodrës nga punonjësit e lokalit, por fatkeqësisht 22 vjeçari Indrit Hylli ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, kurse Jetmir Molla kishte plagë vetëm në këmbë dhe arriti të shpëtonte. Eljon Hato mundi të arratisej dhe u arrestua nga Forcat Operacionale në qytetin e Laçit vetëm një vit më pas, në 3 maj 2015, teksa ndodhej nën shoqërinë e të vëllait.
Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj këtyre dy shtetasve masat e sigurisë "Arrest me burg". I riu nga Shkodra u dërgua në Burgun e Shënkollit ku dyshohet se porositi dhe një vrasje nga brenda qelisë. Ai është akuzuar zyrtarisht se kishte porositur vrasjen e mjekut radiolog të Spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Eljon Hato kishte paguar një 21 vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht falë të dhënave në rrugë operative Policia e Shkodrës arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë. Në 2015-ën, djali i mjekut Agron Terolli kishte plagosur me armë zjarri një person dhe e kishte lënë të paaftë fizikisht.
Dënimin për këtë vepër penale djali i mjekut po e kryente në Burgun e Shën Kollit, ku sapo kishte shkuar dhe i riu Eljon Hato. Pista kryesore u dyshua hakmarrja, por ngjarja "u harrua" për shkak se personi që do të kryente vrasjen, 21 vjeçari Osman Mulja u arrestua teksa bëhej gati të ekzekutonte me kallashnikov në mes të Shkodrës mjekun Agron Terolli. Është e paqartë sesi doli nga qelia Eljon Hato, pas tre vitesh, pasi në vjeshtën e vitit 2018 ai u përfshi në një konflikt me armë që ndodhi në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Shkak u bë një konflikt për këngëtaren Elvana Gjata, e cila atëkohë ishte e dashura e Ervin Matës. Ajo është ngacmuar nga shtetasi Fabiol Gaxha dhe më pas aty ka nisur një konflikt mes dy grupeve që përfundoi me plumba. Komando Merviol Bilo, kushëri i këngëtares dhe njëherësh truprojë e Ervin Matës, i është përgjigjur të shtënave me armë zjarri nga grupi i Ervis Martinaj duke lënë të plagosur këtë të fundit dhe Eljon Haton, ndërsa viktimë mbeti truproja Fabiol Gaxha. Këtij të fundit ju gjetën në xhepin e xhupit disa ilaçe qetësuese, pasi ai vuante nga një tumor në kokë dhe mjekët i kishin dhënë dhe pak muaj jetë. Fatkeqësisht, Fabiol Gaxha humbi jetën nga plumbat në moshën 28-vjeçare.
Tre vite pas ngjarjes në lokalin në ish-Bllok, Hato u shpall përsëri në kërkim nga Policia e Shkodrës sepse dyshohej se kishte marrë pjesë në një atentat të organizuar për vrasjen e shtetasit Taulant Pepaj. Atentati fatmirësisht dështoi dhe shënjestra i shpëtoi plumbave. Të dyshuarit ishin Eljon (alias Esmeraldo) Hato dhe Shkëlzen Xhenje.
TIRANA- Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë të rritje për ...
foto ilustruese VLORË – Një ndotje serioze e detit është konstatuar në gjirin e Dhralesë, një ndër zonat m&eu...
TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe një është shpallur në kërkim, pasi shfrytëzuan dy su...
VLORË- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi iu gjet një sasi e një lënde narkotike në m...
KUKËS- Qyteti i Kukësi është përfshirë mëngjesin e sotëm nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të...
SHKOZË- Zjarrfikësi në foto, u bë sot dhe "heroi" i një maceje teksa e shpëtoi nga flakët dhe tymi që përfsh...
KORÇË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pas ditën e djeshme aksidentoi për vdekje 65...
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi iu gjetën armë dhe emblema policie. Sipas polic...
TIRANA- Aktorja e mirënjohur, "Artistja e Popullit" Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar. Këtë fakt e d...
TIRANA- Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efekt i promovimit që vijon t’i bëhet destinacioni...