Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
Dashi Do të ndiheni shumë të vendosur, sidomos në punë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshj...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të lëna për Degën Doganore Tiranë pas auditimeve të vitit 2024 nuk janë zbatuar, duke lënë të hapura çështje që lidhen me të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në vlera prej dhjetëra milionë lekësh.
Sipas Raportit të Auditimit “Mbi verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna në auditimet e vitit 2024”, për Doganën e Tiranës ishin dhënë gjithsej 13 rekomandime, të ndara sipas natyrës së masave.
Nga 8 rekomandime për masa të lidhura me të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, vetëm 1 është zbatuar pjesërisht, 2 janë në proces zbatimi, ndërsa 5 rekomandime rezultojnë të pazbatuara.
Për 2 rekomandime për eliminimin e efekteve negative financiare, një është zbatuar plotësisht dhe një tjetër është pranuar vetëm pjesërisht. Ndërkohë, për 3 rekomandime të tjera me karakter administrativ, një është zbatuar plotësisht dhe dy janë zbatuar vetëm pjesërisht.
Detyrime doganore të papërmbushura mbi 417 milionë lekë
Një nga rekomandimet kryesore të auditimit kërkonte që Dega Doganore Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të ndërmarrë procedurat ligjore për shqyrtimin, vendimmarrjen, kontabilizimin dhe arkëtimin e detyrimeve doganore të munguara në shumën 417,679,279 lekë.
Sipas verifikimit të KLSH-së, nga dokumentacioni i paraqitur rezulton se janë ndërmarrë disa veprime, por procesi mbetet i pjesshëm. Për disa raste të trajtuara në raportin përfundimtar të auditimit nuk është dhënë përgjigje nga Dega Doganore Tiranë, ndërsa në raste të tjera vendimmarrja nuk është shoqëruar me shpjegime të detajuara.
Nga analiza e materialit të paraqitur rezulton se janë kontabilizuar vetëm 39,314,466 lekë, ndërsa janë marrë 15 vendime me vlerë 15,561,234 lekë, duke trajtuar në total 54,875,700 lekë detyrime dhe penalitete. Megjithatë, për shumë raste të tjera nuk janë dhënë të dhëna të plota mbi vlerat e detyrimeve apo ecurinë e procedurave, ndaj rekomandimi konsiderohet i zbatuar vetëm pjesërisht.
31.4 milionë lekë nga deklarime të ulëta të mallrave mbeten pa veprime
Një tjetër rekomandim i KLSH-së lidhej me rastet kur subjektet ekonomike kishin deklaruar vlera më të ulëta të mallrave dhe kostove të transportit, duke krijuar efekte negative në të ardhurat doganore.
Auditimi kishte evidentuar detyrime të mundshme në shumën 31,400,097 lekë, që lidhen me mallra të futur në qarkullim të lirë përmes procedurës doganore për artikuj si tallash dhe copa mbetje druri, mbetje letre dhe kartoni etj. Sipas raportit, as Dega Doganore Tiranë dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk kanë marrë masa për nisjen e procedurave doganore, duke bërë që rekomandimi të konsiderohet i pranuar, por i pazbatuar.
Detyrime të tjera të paarkëtuara
Në disa raste të tjera auditimi evidentoi detyrime të papaguara që lidhen me procedura administrative dhe vendime doganore.
Një rekomandim kërkonte arkëtimin e 1,420,575 lekëve detyrime doganore të rillogaritura, si dhe vendosjen e gjobave për diferenca sasiore të mallrave të padeklaruara, përfshirë 300,824 lekë penalitete. Megjithatë, sipas KLSH-së, Dega Doganore Tiranë nuk ka ndryshuar vendimmarrjet e mëparshme, duke e lënë rekomandimin të pazbatuar.
Po ashtu, për raste të tjera ishte kërkuar ndjekja e procedurave administrative për arkëtimin e 1,710,952 lekëve detyrime doganore, por auditimi konstaton se nuk është ndërmarrë asnjë ndryshim në vendimmarrje.
Një tjetër rekomandim kërkonte që Zyra Operacionale dhe Dega Doganore Tiranë të ndërmerrnin masa për arkëtimin e një gjobe prej 440,000 lekësh, e cila gjithashtu lidhet me të ardhura të munguara për buxhetin.
Hetime të mëtejshme për 173 milionë lekë detyrime të mundshme
Në raport evidentohet edhe një rekomandim tjetër që kërkon përcjelljen në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të një problematike që lidhet me 173,484,666 lekë detyrime të mundshme doganore, për të cilat kërkohej kontroll i thelluar për periudhën 2021–2024.
Rastet lidhen me rillogaritjen e detyrimeve për klasifikimin tarifor të disa mallrave si qumësht UHT me 3.6% yndyrë, qumësht për kafe, doreza kirurgjikale, hudhër e ftohtë, qumësht i kondensuar me ëmbëlsirë, si dhe produkte të tjera si spraj, vajra të lehtë, primer, solvent dhe vaj lubrifikant. Auditimi vlerëson se ky rekomandim është pranuar vetëm pjesërisht dhe nuk është zbatuar.
KLSH-ja kërkon veprime konkrete
Në përfundim të verifikimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve për Degën Doganore Tiranë nuk kanë gjetur zbatim, ndërsa një pjesë tjetër mbeten në proces ose janë zbatuar vetëm pjesërisht.
Sipas KLSH, moszbatimi i këtyre rekomandimeve lidhet drejtpërdrejt me mosarkëtimin e detyrimeve doganore dhe penaliteteve që duhet të kalonin në buxhetin e shtetit, duke kërkuar nga strukturat doganore që të ndërmarrin masa konkrete për zbatimin e plotë të tyre. /Ekofin.al
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në rrugën nacionale Fushë Krujë&n...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që...
Banorët e lagjes Fushmbret në Elbasan kanë dalë sot në protestë për të denoncuar mungesën e energjisë elektr...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare që dyshohet se ka mashtruar shtetas të huaj përmes investime...
Biznesmeni Ervin Mata kishte hyrë në rrugë detare fshehurazi në zonën e Sao Paolos në Brazil dhe operonte aty me dokumente të...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e Arbër Veliajt dhe shoqërisë “Gogel”, i cili kërkoi që të mos ...
Erisa Xhixho ka reaguar ashpër lidhur me procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të zhv...
Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të dyshuar për trafik droge. ...
Më datën 4 maj kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci do të dalë për herë të parë para Gjykatës së P...
Adriano Mhillaj u shpall në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Balldren, ku humbën jetën çifti Kreshnik d...