10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka marrë për shqyrtim një propozim të deputetes socialiste, Blerina Gjylameti për të lejuar rivlerësimin për efekt fiskal të pronave të patundshme deri në qershor të vitit 2025. Propozimi i publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë thotë se të interesuarit do të mund të rivlerësojnë çmimin kontabël të pronës individuale apo të biznesit përkundrejt pagesës paraprake të 3% të diferencës. Propozimi i Gjylametit vjen pasi qeveria rriti të ashtuquajturat “Çmime reference” për pronat e patundshme, mbi të cilat llogaritet tatimi mbi të ardhurat personale në rast shitjeje. Kjo është hera e pestë që qeveritë ndërmarrin një nismë të tillë.
Shqipëria vendosi në vitin 2008 për herë të parë një tatim mbi fitimet kapitale në rast të shit-blerjes së pronave të patundshme. Sipas parimit të kësaj takse, nëse një qytetar blen një pronë me 10 lekë dhe e shet, pas disa vitesh, për fjala vjen, 12 lekë, ai detyrohet të paguajë tatim mbi të ardhurat personale për diferencën që është 2 lekë.
Në realitet, duke qenë se në Shqipëri, pjesa më e madhe e pronave kanë pësuar ndërrim pronësie dekada më parë, tatimi mbi fitimin rezultoi i rëndë për shumë prona duke sjellë ngërç në treg. Duke mos pranuar se taksa ishte gabim, qeveria e kohës vendosi të nisë një fushatë rivlerësimi të çmimit të këtyre pronave, duke i ofruar pronarëve të parapaguanin një taksë prej 1 apo 2%. Disa fushata të ngjashme pasuan gjatë kohës së qeverive “Berisha” dhe “Rama”, e megjithatë, ngërçi në treg nuk është zgjidhur ende.
Fushatat e rivlerësimit kanë krijuar nga ana tjetër një pabarazi të dukshme në mënyrën se si shqiptarët taksohen pasi nga këto fushata kanë përfituar para së gjithash individët dhe kompanitë e pasura, ndërsa qytetarët me një pronë kanë rezultuar në pamundësi për të bërë rivlerësimin dhe rrjedhimisht, të humbur.
Projektligji i propozuar nga Gjylameti parashikon në mënyrë specifike mundësinë e rivlerësimit të pronave nën pronësinë e kompanive. Edhe kjo fushatë me gjasa vështirë se do të zgjidhë ngërçin në tregun e pronave të patundshme për shkak se qeveria, për të shmangur evazionin fiskal, përdor çmime reference për pronat, gjë që bie ndesh me realitetin, pra që vlera e një prone mund të rritet por mundet edhe të bjerë, apo se një apartament i ndërtuar dekada më parë nuk mbart të njëjtën vlerë si një apartament i ndërtuar së fundmi.
Humbësit edhe në këtë rast janë shqiptarët në gjendje jo të shkëlqyer financiare, ata që kanë trashëguar një pronë, fjala vjen, një apartament të viteve 1960 apo 1970, por që tatimin mbi fitimin për rast shitjeje duhet ta paguajnë njësoj si një apartament i ndërtuar në vitin 2024.
Marrë ng BIRN
Foto ilustruese ITALI - Një vilë luksoze me vlerë rreth 1.2 milionë euro shtë sekuestruar nga autoritetet në Itali. Sipas rap...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen katër persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 26-vje...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Arrestohet në pikën kufitare Tre Urat 42-vjeçari gjerman. Mësohet se 42-vjeçari me inic...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen e grupit të strukturuar kriminal i cili trafikonte drog&e...
Gazetarja gjatë intervistës në emision TIRANË - Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë q&e...
Foto ilustruese TIRANË- Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të ...
Kafshët e helmuara VLORË- Ditën e sotme është raportuar se janë hëlmuar disa qen në qytetin e Vlorës. Kjo...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të nisë rehabilitimi i shtresave asfaltike në aksin rrugor Tiranë...
Foto ilustruese ITALI- Katër shqiptarë janë shpallur në kërkim ditën e sotmë në Itali. Përmes një nj...
Foto ilustruese TIRANË- Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarje...