AKTUALITET

Çmimet për ndërtimet në Tiranë, Gjykata Kushtetuesja rrëzon Shoqatën e Ndërtuesve

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 15:58

Çmimet për ndërtimet në Tiranë, Gjykata Kushtetuesja

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë. Mësohet se në vendimin e marrë ditën e sotme, Gjykata ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e VKM-së së Qeverisë të vitit 2023, që përcaktonte çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi.

Shoqata pretendonte se ky vendim i Qeverisë kishte masë të konsiderueshme dhe jopropocionale vlerën e taksës së ndërtesës, që cenonte lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private dhe parimin e sigurisë juridike. Në vendim thuhet se në gjykimin e çështjes Gjykata vërejti se argumentet e sjella nga kërkuesa, nuk kishin të bënin me çmimet e referencës të parashikuara nga VKM-ja, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave të cilat kanë çmimin e references të ndërtesës, si element përbërës të formulës apo metologjisë së përllogaritjes së tyre.

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkuese Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e pikës “a.2” të aneksit 1 dhe shkronjës “dh” të aneksit 2 të VKM-së nr. 457/2023 që përcakton çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për bashkinë Tiranë.

Kërkuesja ka pretenduar se parashikimet e mësipërme të cilat kanë rritur në masë të konsiderueshme dhe joproporcionale vlerën e taksës së ndërtesës cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike, në kuptimin e fuqisë prapavepruese të aktit,. parimin e barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit si dhe rezervën ligjore.

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 06.11.2024, vlerësoi se kërkuesja legjitimohet ratione personae për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues, pasi VKM-ja parashikon rregullime që zbatohen dhe prekin drejtpërdrejt ndërtuesit, që janë anëtarë të shoqatës.

Për sa i përket legjitimimit ratione materiae, Gjykata vlerësoi se pretendimet e paraqitura ishin me natyrë kushtetuese, prandaj i shqytoi ato në themel.

Në lidhje me pikën “a.2”, të aneksit 1 të VKM nr. 457/2023, Gjykata shqyrtoi fillimisht pretendimet për cenimin e parimit të sigurisë juridike dhe vërejti se argumentet e sjella nga kërkuesja në thelb nuk kishin të bënin me çmimet e referencës të parashikuara nga VKM-ja nr. 457/2023, objekt i gjykimit kushtetues, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave të cilat kanë çmimin e references të ndërtesës, si element përbërës të formulës apo metologjisë së përllogaritjes së tyre.

Në këtë këndvështrim, Gjykata vë në dukje se formula e përllogaritjes së taksave e cila rezulton të jetë e parashikuar në ligjin për taksat vendore të vitit 2006, ndryshuar në vitin 2017 dhe e detajuar në VKM nr. 132/2018 nuk është objekt shqyrtimi në këtë gjykim kushtetues. Ndërkohë që kërkuesi nuk arriti të provonte dhe argumentonte as në kërkesën e tij fillestare dhe as gjatë gjykimit në seancën plenare, se pse çmimet e reja të referencës në vetvete cënojnë parimet kushtetuese të pretenduara prej saj.

Duke pasur parasysh se edhe për pretendimet e tjera për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit, kërkuesja ka paraqitur të njëtat argumente, të cilat në thelb nuk kishin të bënin me çmimin e referencës, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave, Gjykata vlerësoi se këto pretendime nuk mund të merren në shqyrtim.

Në lidhje me shkronjën “dh” të aneksit 2 të VKM nr. 457/2023, Gjykata vlerësoi se nuk cenon parimin e sigurisë juridike në drejtim të paqartësisë së normës, pasi dispozita është e qartë në formulimin e saj, sepse i referehet normës 0,2 % indeksim për ndërtimet e reja, për ambiente jo -banimi, për një periudhë 5 – vjeçare në raport me ambientet e banimit.

Ndërsa në lidhje me pretendimin për cenimin e rezervës ligjore për shkak të mungesës së delegimit me ligj sipas nenit 118 të Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se dispozita e kundërshtuar (shkronja “dh” e aneksit 2 të VKM nr. 457/2023) është nxjerrë në përputhje me delegimin ligjor të përcaktuar në nenin 21, pika 2 të ligjit për taksat vendore, i cili parashikon se metodologjia për përcaktimin e këtyre taksave do të bëhet nga Këshilli i Ministrave. Shkronja “dh” e aneksit 2 të VKM nr. 457/2023 është një dispozitë që rregullon metodologjinë e taksave për ndërtesën, prandaj edhe ky pretendim është i pabazuar.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, njëzëri:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë