AKTUALITET

Ministria e Financave, kundër Garancive Sovrane për kreditë e strehimit social

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2026, 07:37

Ministria e Financave, kundër Garancive Sovrane për kreditë e

Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e strehimit social.

Një nga instrumentet kryesore të projektligjit të mëparshëm, publikuar për konsultim në muajin korrik, ishte përfshirja e instrumentit të Garancia Sovrane. Përmes Garancisë Sovrane synohej që shteti të garantojë një pjesë të principalit për kredinë e strehimit që do të akordohej nga institucionet financiare.

Po ashtu për rastet e mosshlyerjes së kredive nga huamarrësit, shteti rrezikon të marrë përsipër mbulimin e një pjesë të detyrimit.

Ministria e Financave kundërshton përfshirjen në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar” të instrumentit të Garancisë Sovrane.

Në komentet e Ministrisë së Financave të dërguara më 20 gusht 2026 kërkohet heqja e plotë e dispozitave që parashikojnë këtë mekanizëm, pasi është në kundërshtim me ligjin për huamarrjen shtetërore dhe të Garancisë Shtetërore. Financat gjithashtu ngrenë shqetësimin se ky instrument mund të krijojë detyrime të reja financiare për buxhetin e shtetit.

Përveç ekspozimeve të riskut për buxhetin e shtetit, Ministria e Financave ngre shqetësimin edhe efektivitetin e skemës së propozuar.

Sipas Ministrisë së Financave, kredia për blerjen e banesës mund të garantohet edhe nga vetë prona që financohet, ndaj një garanci shtetërore do të mund të ofronte kryesisht një nivel më të lartë sigurie për institucionet huadhënës, duke zhvendosur një pjesë të barrës së rikuperimit të detyrimeve drejt institucioneve shtetërore.

Për këto arsye Ministria e Financave propozon që, neni 1, pika 16/1 dhe neni 9 duhet të hiqen nga projektligji, si edhe duhet të hiqet termi “Garanci Sovrane” kudo në përmbajtje të projekt aktit.

“Ritheksojmë se çdo mekanizëm garancie shtetërore duhet të zbatohet ekskluzivisht në përputhje me regjimin juridik të përcaktuar në ligjin nr. 9665/2006, i ndryshuar, dhe legjislacionin për administrimin e financave publike.

Gjithashtu, krahas Garancisë Sovrane, në nenin 7 të projektligjit parashikohet të krijohet një program i posaçëm për mbështetjen e kategorive të veçanta me subvencionimin e qirasë, si dhe ndryshim i kriterit ekonomik për përfitimin nga programi i banesave me kosto të ulët, nëpërmjet rritjes së kufirit të të ardhurave nga 1/6 në 1/2 të vlerës mesatare të banesës në treg, e cila synon rritjen e numrit të familjeve që mund të përfitojnë nga ky instrument parashikuar në nenin 10 të projektligjit.

Këto parashikime do të shoqërohen me kosto të shtuara financiare, për sa kohë rritet numri i përfituesve, për të cilat duhet të paraqitet një parashikim, si dhe burimi i financimit”, theksohet në komentet e Financave.

Komentet e Financave janë reflektuar pjesërisht në draft. Ministria e Ekonomisë është përgjigjur se Garancia do të aktivizohet vetëm në rastet e përcaktuara në marrëveshjen e garancisë dhe do të administrohet sipas procedurave të përcaktuara me akte nënligjore.

Komentet e Ministrisë së Financave për ndryshimet e ligjit “Për strehimin Social”

Ministria e Financave, nëpërmjet sistemit e-akte më date 20.08.2026, shprehet me komentet si më poshtë vijon:

Lidhur me parashikimin për instrumentin e “Garancisë Sovrane”, vlerësojmë se duhet të hiqet në tërësinë e saj, pasi bie në kundërshtim me ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë”, i ndryshuar, duke krijuar një regjim paralel për dhënien e garancive shtetërore jashtë procedurave dhe mekanizmave të detyrueshëm dhe jo në përputhje me qëllimin e lëshimit të garancisë shtetërore të huasë të parashikuar në këtë ligj.

Në vijim të sa më sipër, referuar ligjit nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, institucioni përgjegjës për emetimin e garancive shtetërore është Ministria e Financave. Në përputhje me këtë ligj, Ministri përgjegjës për financat, në emër të Republikës së Shqipërisë ose të Këshillit të Ministrave, lëshon garanci shtetërore të huasë për:

Pra lëshimi i Garancive Shtetërore në përfitim të individëve që janë pjesë e programeve të Strehimit Social nuk bazohet në ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, të ndryshuar.

Gjithashtu, emërtimi “Garancia Sovrane”, nuk përputhet me terminologjinë e përdorur në ligjin nr. 9665, konkretisht, “Garancia shtetërore e huasë”, e cila jepet sipas procedurave dhe kushteve të përcaktuara në ligjin për huamarrjen.

Ligji nr. 9665, datë 18.12.2006, i ndryshuar, përcakton në mënyrë shteruese kushtet, procedurat dhe institucionet përgjegjëse për dhënien e garancive shtetërore, duke kërkuar që përpara marrjes së çdo angazhimi të kryhet vlerësimi i riskut fiskal, analiza e ndikimit në borxhin publik, vlerësimi aftësisë paguese të përfituesit dhe administrimi i detyrimeve kontingjente nga Ministria e Financave.

Dispozita e propozuar nuk i referohet asnjërit prej këtyre elementeve dhe pa paraqitjen e argumenteve të nevojshme, e paraqet garancinë si një mekanizëm që lind drejtpërdrejtë nga ligji dhe një vendim i Këshillit të Ministrave, ndërkohë theksojmë se Garancia Shtetërore nuk përbën një mekanizëm financiar në kuptimin e parashikuar në këtë projektligj. Emetimi i garancive shtetërore realizohet në bazë të legjislacionit specifik në fuqi, me akte të veçanta ligjore dhe trajtohet rast pas rasti, në përputhje me politikat e qeverisë.

Sa i takon argumentimit të paraqitur në relacionin shoqërues, gjithashtu rezulton e paqartë se si kontribuon Garancia Shtetërore në rritjen e aksesit në financim, në kushtet ku ky lloj financimi ka mundësinë e të qenit i garantuar nga vetë banesa që financohet.

Garancia shtetërore në këtë rast do të mundësonte vetëm një garanci më likuide për institucionet huadhënëse, dhe do të shkaktonte gjithashtu transferimin e barrës së ndjekjes së procedurave të rikuperimit nga institucionet huadhënëse tek institucionet shtetërore.

Në këto kushte, sugjerojmë, që në rast se vlerësohet i nevojshëm, një mekanizëm që do të rriste aksesin në financim të individëve që janë pjesë e programeve të strehimit social, të vlerësohet mundësia e mbështetjes nga institucioni i ri financiar i specializuar, konkretisht Banka Shqiptare për Zhvillim, e krijuar pikërisht për të administruar instrumente garancie dhe financimi pa ekspozuar drejtpërdrejtë buxhetin e shtetit.

Për sa më sipër, dispozita nuk mund të korrigjohet përmes riformulimit, pasi cenon kuadrin ligjor dhe institucional të administrimit të garancive shtetërore dhe krijon një mekanizëm që bie në kundërshtim me ligjin nr. 9665/2006, i ndryshuar.

Për këtë arsye, neni 1, pika 16/1 dhe neni 9 duhet të hiqen nga projektligji, si edhe duhet të hiqet termi “Garanci Sovrane” kudo në përmbajtje të projektaktit.

Ritheksojmë se çdo mekanizëm garancie shtetërore duhet të zbatohet ekskluzivisht në përputhje me regjimin juridik të përcaktuar në ligjin nr. 9665/2006, i ndryshuar, dhe legjislacionin për administrimin e financave publike.

Gjithashtu, krahas Garancisë Sovrane, në nenin 7 të projektligjit parashikohet të krijohet një program i posaçëm për mbështetjen e kategorive të veçanta me subvencionimin e qirasë, si dhe ndryshim i kriterit ekonomik për përfitimin nga programi i banesave me kosto të ulët, nëpërmjet rritjes së kufirit të të ardhurave nga 1/6 në 1/2 të vlerës mesatare të banesës në treg, e cila synon rritjen e numrit të familjeve që mund të përfitojnë nga ky instrument parashikuar në nenin 10 të projektligjit.

Këto parashikime do të shoqërohen me kosto të shtuara financiare, për sa kohë rritet numri i përfituesve, për të cilat duhet të paraqitet një parashikim, si dhe burimi i financimit

Përgjigjja për komentet

Lidhur me Komentin 1, shprehemi si vijon: Komenti i dhënë është pranuar dhe reflektuar ne tërësi neni mbi garancinë duke hequr togfjalëshin garanci sovrane. (apo Shtetërore).

Ky instrument synon të sigurojë mbështetje për një pjesë të principalit të kredisë së lehtësuar, duke ndihmuar individët dhe familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Garancia: • aktivizohet vetëm në rastet e përcaktuara në marrëveshjen e garancisë; • administrohet sipas procedurave të përcaktuara me akte nënligjore./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje