Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëv...
Një lëvizje e bujshme mund të konkretizohet në Serie A. David Alaba, ish-mbrojtësi i Real Madridit, është pranë transf...

Në fillim të vitit 2022, Bordi i Drejtorëve të Bankës Kombëtare Tregtare thirri me urgjencë dhe në panik një mbledhje jashtë radhe.
Turkoashakët që drejtonin BKT-në kishin "luajtur ruletë" dhe kishin humbur shumë para. Kjo e kishte vënë bankën më të madhe të vendit para dy zgjedhjeve. Ose të shtonte rreth 100 milionë dollarë kapital, ose të merrej nën administrim nga shteti.
Por Seyhan Pencabligil, i ardhur në Shqipëri si riosh dy dekada më parë dhe i shndërruar në mbretin e bankingut shqiptar, kishte gjetur një zgjidhje të tretë teksa rrinte pas dyerve të Bankës së Shqipërisë; ndryshimin e defterëve.
Diku mes 24 shkurtit dhe 3 marsit të vitit 2022, Bordi i Drejtorëve të BKT shpalli ndryshimin e modelit të biznesit.

Pas togëfjalëshit ekzotik të modelit të biznesit, në fakt fshihej thjesht një manovër kontabël për të zhdukur humbjet e bankës në letër. E gjithë manovra lidhej me investimet masive që BKT kishte bërë në letrat me vlerë, bono të qeverisë shqiptare dhe ato të qeverive të huaja.
Riklasifikim 1 miliardë dollarë
Në fund të vitit 2021, BKT kishte një total asetesh prej 5.2 miliardë dollarësh. Por gjysma e këtij portofoli ose 2.6 miliardë dollarë ishin investime në letra me vlerë, pra bono të qeverisë shqiptare dhe atyre të huaja.
Në financë ekziston një rregull i artë. Kur normat e interesit në treg rriten, vlera e letrave me vlerë ekzistuese bie. Problemi ishte se në atë kohë normat e interesit në treg po rriteshin me shpejtësi, teksa bankat qendrore po përpiqeshin të mbanin dallgën e madhe inflacioniste të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Kur letrat me vlerë mbahen me vlerën e tregut, siç i kishte BKT, rritja e interesave përkthehet automatikisht në ulje të vlerës së tyre dhe humbje në bilanc.
Për të mbrojtur veten nga kjo rënie e madhe që po gërryente kapitalin e saj, bordi i drejtorëve të BKT-së riklasifikoi 947 milionë dollarë letra me vlerë nga bonde të mbajtura me vlerë tregu, në bonde të mbajtura deri në maturim.

Por çfarë do të thoshte kjo në praktikë?
Duke deklaruar zyrtarisht se ne nuk do t'i shesim këto letra me vlerë përpara afatit, por do t'i mbajmë derisa shteti të na kthejë paratë në fund të afatit të maturimit, BKT fitoi të drejtën ligjore kontabël që të mos i pasqyronte më humbjet nga luhatjet e përditshme të çmimeve në treg.
BSH mbylli sytë
Vendim i brendshëm i Bordit të Drejtorëve të BKT për të riklasifikuar 1 miliardë dollarë letra më vlerë iu dorëzua Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë si pjesë e raportimeve të detyrueshme periodike. BSH e pranoi këtë argumentim si të vlefshëm ligjërisht nën ombrellën e rregullave të IFRS 9.
Por kjo ishte një farsë për të cilën Banka e Shqipërisë ishte plotësisht e vetedijshme. Në fakt, BKT nuk ishte banka e vetme që u përball me këtë problem.
Shumë banka europiane, sidomos në Eurozonë, pësuan të njëjtat humbje të fshehura si BKT. Mirëpo, Banka Qendrore Europiane dhe Autoriteti Europian i Letrave me Vlerë dhe Tregjeve mbajtën një qëndrim shumë agresiv.
Rregullatorët në BE deklaruan se rritja e thjeshtë e interesave apo kriza e tregut ishte një rrezik makroekonomik, jo ndryshim real i strukturës operative të bankave. Ata paralajmëruan bankat se nëse do të guxonin të riklasifikonin letrat e tyre thjesht për të fshehur humbjet kontabël, do të përballeshin me penalitete të rënda rregullatore dhe mos-njohje të pasqyrave financiare.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Silicon Valley Bank, banka e famshmë që mbante paratë e sektorit të teknologjisë u çua në falimentim pikërisht për këtë fakt. Sepse nuk i lejuan riklasifikimin e aseteve që mbantë në letra me vlerë.
Në rastin e Shqipërisë, BSH u tregua më pragmatike dhe tolerante sesa BQE-ja në Frankfurt. Duke qenë se tregu shqiptar është i vogël dhe i ndjeshëm, rregullatori vendas lejoi një interpretim më fleksibël të IFRS 9 për BKT-në dhe disa banka të tjera, duke pranuar se goditja e vitit 2022 përbënte një forcë madhore që legjitimonte ndryshimin e modelit të menaxhimit të thesarit.
Nëse do të ndiqeshin standardet e rrepta të BQE-së, lëvizja e BKT-së me shumë gjasa do të ishte bllokuar që në zanafillë.
Dividentët e Seyhanit
Nëse Banka e Shqipërisë nuk do të kishte pranuar riklasifikimin e letrave më vlerë, BKT do të detyrohej të shtonte rreth 100 milionë dollarë kapital në mënyrë urgjente.
Kjo pasi në momentin fillestar të riklasifikimit (shkurt-mars 2022), humbja e pa-realizuar nga rënia e vlerës së bondeve të BKT llogaritej rreth 40.8 milionë USD, ndërsa deri në fund të vitit 2022 ajo arriti në 90 milionë dollarë.

Karta e krizes se BKT
Këto humbje duheshin zëvendësuar me injektim kapitali për të mbajtur parametrat e kapitalit të BKT-së në vlerat e kërkuar nga ligji. Por BKT nuk derdhi asnjë lek sepse riklasifikoi titujt.
Shpëtimi financiar, që BSH i bëri BKT-së ishte një hap i domosdoshëm për të mos zhytur sistemin bankar në krizë financiare. Por ajo që ndodhi më pas ishte një perversitet.
Një muaj pasi Bordi Drejtues i BKT riklasifikoi letrat me vlerë për të zhdukur humbjen në letër, drejtuesit e saj ndanë 50 milionë dollarë dividentë për pronarin në Turqi. Kjo ishte shkelje syri.
BKT ishte shumë e madhe për t'u rrëzuar. Në anglisht termi është "too big to fail". Rrjedhimisht ndodhi e pashmangshmja. Fitimet për Seyhanin me Çalikun, kurse humbjet për publikun.
Madje, me paturpësi, drejtori ekzekutiv i BKT deklaroi publikisht se viti 2022 ishte një rekord historik për BKT-në.

Por fitimet e BKT-së në vitin 2022 erdhën nga shkelja e rregullave dhe tolerimi i saj. Prandaj BKT nuk bën ndërmjetësim financiar sipas rregullave të tregut, por thjesht merr paratë e qytetarëve dhe ble bono të qeverisë. Me pak fjalë fitime të garantuara në dëm të ekonomisë.
Ky është modeli i Seyhanit, i cili është i sigurtë se edhe kur luan ruletë, dikush do ja shpëtojë të ndenjurat./kapitali
Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e bërë sot nga dera e SPAK. Prete...
Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë detaje nga seanca me dyer të mbyllura ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u paraqit në...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Dhjetëra arrestime pas operacionit më të madh dhe më të koordinuar të trafikimit të qenieve njerëzore të kryer ndon...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, teksa kjo e fundit po ra...
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë, ku dy automjete janë p&e...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Një sasi açugesh të eksportuara nga Shqipëria në Itali dhe që tregtoheshin për konsumatorët e shtetit fqonj kanë...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 117-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qyt...