Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’, në Syri TV, Florjan Binaj, monologun këtë puntatë ia ka dedikuar shit-blerjes së votave, një fenomen demokraci-vrasës që zotëron në Shqipëri gjatë periudhë së zgjedhjeve.
‘Kjo javë që iku dhe kjo javë që vjen janë ‘javët e merkatos së madhe’, por ndryshe nga futbolli ku skuadra paguan shuma të mëdha për të blerë lojtarët më të mirë, në merkaton tonë të madhe, partia paguan shuma të mëdha për të blerë lojtarët më të dobët, ata që i vetmi gol që dinë të bëjnë është t’ja fusin golin popullit siç ja kanë fut këto 33 vite...
Kemi javën e modës në Milano, kemi javën e çmimeve Oskar, java e artit diku tjetër në botë dhe kemi javët e shitblerjes së votave. Me qindra patronazhistë, aktivisti, servilatorë, sekserë, drejtorë e punonjës administrate, kanë dalë në ‘Pazar’ për të mbledhur karta identiteti e për të të blerë vota. Por sado ka rënë euro dhe është forcuar leku, ju që do e shisni votën nuk do merrni më 50 mijë lekëve të vjetra, ose sa 33 bidona uji, ose sa 19.4 kg qepë, ose sa 17.2 kg domate.
Një 4 vjeçar elektoral ka rreth 1460 ditë. Ti i shet këto për 50 mijë lek...që i bie, 340 lekë të vjetra në ditë...Me 340 lek nuk blen dot as një çamçakiz, nuk blen dot as një biletë urbani. Por, me 340 lekë në ditë ai të merr me qera jetën dhe të shëmb shtëpinë, të heq dritat po nuk i pagove 1 muaj, të fut dhe në burg, s’të krijon asnjë mundësi për rininë dhe të rinjtë marrin rrugët e botës. Të rrit taksat, të pret pemët sepse do bëhet një ndërtim i vogël, të rrit ujin, të heq nga puna nëse nuk poston budallaliqet e eprorëve. Nëse të duken pak kaq, mos harro se dikujt tjetër që nuk ka marrë lekë për ta shitur votën mund ti bëjnë edhe më keq se kaq, të bën çfarë ti dojë qejfi, të gënjen në darkë në emisionet politike, të shkel me këmbë e të bullizon; të tallet me ty hapur e të thotë ‘qepe gojën’, se unë kam fituar zgjedhjet.
Nëse një ditë do sëmuresh keq, me atë 340 lekshin do kurohesh në spital. Nëse një ditë do të të shëmbin shtëpinë, me atë 340 lekshin do blesh shtëpinë e re. Nëse një ditë do të heqin nga puna, ty ose gruan, me atë 340 lekshin do e shtyni muajin ose muajt! Mbas 4 vitesh që ti e ke investuar atë 50.000 lekshin e vjetër, ai ose ata do vijnë prapë të të puthin dorën për 1 muaj, të të vë tallava e kërcen me ty...na dhe 340 lek të tjera.. biles këtë vit ta bëj 350 lekë dita…se këto 4 vite atyre që ua shite votën u është trashur qafa dhe zerot në llogarinë bankare ndërsa ty o banor i thjeshtë i këtij vëndi, të janë shtuar thinjat, borxhet, rrudhat dhe të janë paksuar dhëmbët!!! Dhe vazhdon i njëjti stil prej 33 vitesh…herë majtas, herë djathtas, herë majtas e djathtas bashkë…
Ata që e justifikojnë shitjen e votës me teorinë se ky popull është i varfër, gënjejnë sepse të varfër ju kanë lënë këta që keni votuar! Ata që e justifikojnë shitjen e votës duke thënë se ky popull nuk ka zgjedhje, prapë gënjejnë. Ka mundësi për të zgjedhur, ose mund të votosh kundër, por jo ta shesësh.Dhe aq më tepër, mos e çoni votën dëm duke pritur që ata që nuk punuan për ju 33 vjet, do e bëjnë tani…provoni njëherë të rinjtë! Vota nisi të shitej aty ku kishte varfëri, dhe sot e ka kthyer këtë vënd në skllavëri. Vota shitet më shtrenjtë aty ku ka shpresë dhe lirë fare aty ku ka injorancë. Shitja e votës vret demokracinë. Në pseudo demokraci me komunizëm dixhital si tek ne, ka vetëm një ditë ku populli ka pushtetin në dorë, 1 herë në 2 vjet, te kutia e votimit. Dhe ti po e shet të ardhmen e vëndit, tënden, të fëmijëve të tu, të nipërve dhe mbesave të tua, për 340 lek të vjetra në ditë? Shite 50 milionë, sa ç’është pazari i votës i VIP-ave të ekranit, por nëse nuk ta blen njeri aq shtrenjtë dhe nëse nuk e do veten, mendo që pjesa tjetër e kombit, nuk ta ka për borxh këtë gjë!’
SPAK dorëzon prova të reja në procesin ndaj Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjet...
Ka shumë vite që niveli i ndotjes së ajrit është një nga problematikat më serioze të Tiranës. Testimet kanë ...
Partia Socialiste për një kohë të gjatë i ka dhënë rëndësi komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe n...
Shqiptarët po i kushtojnë gjithmonë e më tepër vëmendje sigurimit të jetës, por edhe edhe sigurimit nga dëmet q&e...
Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin Lezhë-Balldren. Raportohet se një makinë ka përplasur dy per...
Një 34 vjeçari i cili vuante nga depresioni është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar dhe kërcënuar ...
SPAK dorëzon prova të reja në procesin ndaj Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjet...
Gjykata e Elbasanit rrëzoi ditën e sotme kërkesën e të riut rus Mikail Zorin, i cili kërkonte ndryshim të masës së...
Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Bilisht – Kapshticë. 47 vjeçari me inicialet A.Ç dyshohet se ...
Policia e Dibrës ka njoftuar se një 15-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur me kallashnikov. Sipas njoftimit...