Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Imer Krrashin, i njohur edhe si Uka, i cili u arrestua pas një ndjekjeje të rrezikshme policore në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. 31-vjeçari, person me precedentë penalë, tentoi t’i shpëtonte ndalimit policor duke drejtuar mjetin me armë në makinë, duke shkaktuar kaos në trafik dhe disa të lënduar.
Ngjarja ndodhi pasditen e disa ditëve më parë, kur patrulla e policisë ndaloi automjetin që drejtohej nga Krrashi për një kontroll rutinë. Pasi efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të paligjshme dhe e urdhëruan të zbresë nga makina për kontroll fizik, ai u largua me shpejtësi, duke injoruar urdhrat e policisë.
Gjatë ndjekjes, Krrashi u përplas me disa mjete të tjera dhe një motor, ku mbetën të lënduar një efektiv policie jashtë shërbimit dhe bashkëshortja e tij. Në fund, policia arriti ta ndalojë dhe t’i sekuestrojë armën e zjarrit që mbante pa leje, një pistoletë, që ndodhej në mjetin e tij.
Para gjykatës, Krrashi shprehu pendesë dhe kërkoi falje për veprimet e tij, duke theksuar se ishte në një gjendje të rënduar emocionale.
“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna ime vuan nga kanceri, ndërsa babai ka ndërruar jetë pak kohë më parë. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Jam gati të paguaj dëmet ndaj personave të lënduar dhe të dëmshpërblej për çdo pasojë të shkaktuar,” – deklaroi ai në sallën e gjyqit.
E kaluara kriminale në Itali
Imer Krrashi është një emër i njohur për drejtësinë, veçanërisht në Itali, ku është dënuar më parë për vjedhje si pjesë e grupit të Edison Pulës. Të dy u arrestuan në shkurt të vitit 2022, pasi ishin të dyshuar për dhjetëra grabitje në rajonin e Trentinos.
Një nga ngjarjet më të bujshme që lidhet me grupin kriminal ishte më 14 nëntor 2021, në Marok, ku ata dyshohet se kishin hyrë me forcë në vilën e biznesmenit italian Giancarlo Miotto.
Aktualisht, Krrashi ndodhet në paraburgim dhe do të përballet me akuzat për armëmbajtje pa leje, mosbindje ndaj urdhrit të policisë, si dhe shkaktim aksidenti me pasojë plagosjen e dy personave. Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë.
Nipi i pronarit të vrarë si dhe i vetmi dëshmitar okular për vrasjen e shqiptarit që trondit Finikoundën, dha një dësh...
Niveli mesatar i çmimeve ishte 2.4 për qind më i lartë se të njëjtin muaj të vitit 2023. Të dhënat tregojnë...
Një konflikt i çastit mes dy miqve nga Tropoja por që ishin vendosur me banim në Kamëz, është kthyer në një tra...
Si kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në Shqipëri, Altin Dumani vërtet...
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e së martës (7 tetor) në Maroussi të Greqisë, pas një ndje...
Një mënyrë e re mashtrimi digjital ka krijuar shqetësim në përdoruesit e kartave bankare. Nëpërmjet një pajisje ...
Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës duke tentuar të nxirrte jasht...
Një e mitur 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë, ndërsa familja ka bërë kallëzim në p...
Një grup prokurorësh kanë depozituar zyrtarisht një kërkesë për thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prok...
Kanë përfunduar homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në një ngjarje...