Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim lidhur me situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Ministria njofton se sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente në portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe është ndaluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës. Në portin e Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.
Gjithashtu bëhet me dihe se në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi. Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë. Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.
Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër. Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull,Lis, Derjan dhe Komsi. Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz është bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore. Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.
Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara. Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore. Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.
Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për tu kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës. Në bashkinë Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit vazhdon të rritet. Sot në qytetin e Vlorës ka rënë 87 mm shi. Mjetet qarkullojnë me vështirësi. Sipas ministrisë, gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora. Po ashtu në njoftim shtohet se rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.
Njoftimi:
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.
Akset rrugore
Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.
Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë.
Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.
Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër.
Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull,Lis, Derjan dhe Komsi.
Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz është bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore.
Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.
Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.
Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore.
Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.
Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për tu kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës.
Në bashkinë Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit vazhdon të rritet. Sot në qytetin e Vlorës ka rënë 87 mm shi. Mjetet qarkullojnë me vështirësi.
Gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.
Portet
Në portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla. Është ndaluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës. Në portin e Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.
Lumenjtë dhe rezervuaret
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Parashikimi motit në vijim
Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), sot pasdite (e diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor. Sot pasdite (e Diel data 12) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Vlorë, reshje intensive në qarkun Gjirokastër. Reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare. Nesër e (e Hënë data 13) reshjet priten të jenë të dobëta.
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Në Veri, Verilindje, Qendër dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
* në bregdet: 5 / 12 °C ;
* në vendet e ulëta: 5 / 10 °C ;
* në vendet malore: -4 / 4 °C
Sot pasdite (e Diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.
debore KURBIN- Moti i keq me reshje të dendura shiu e dëbore në Kurbin ka shkaktuar një situatë kaotike, duke bllokuar rrugë ...
PRRENJAS- Ditën e sotme, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ku disa zona janë zbardhur nga dëbora. Ra...
pisha KRUJË- Moti i keq me erë dhe reshje shiu e dëbore ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit që prej...
vlore VLORË- Reshjet e shiut tashmë prej disa orësh në qytetin bregdetar të Vlorës, kanë shkaktuar përmbytje dhe v&...
SHQIPËRI- Ditën e sotme, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ku disa zona janë zbardhur nga dëbora. Kjo situ...
SHQIPËRI- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi sot se ndodhet në gatishmëri te plotë për të përballuar si...
debora MALËSI E KRUJËS- Moti i paqëndrushëm me erë, reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar problematika në Malësi...
KUKËS- Në qarkun e Kukësit situata meteorologjike është raportuar e qetë dhe pa reshje dëbore deri në or&eum...
mjetet e bllokuara LEZHË- Reshjet e shiut dhe borës kanë përfshirë qarkun e Lezhës, ku raportohet për bllokim t&eum...
KAPSHTICA- Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025 dhe deri n&eu...