Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
TIRANA- E marta dhe e mërkura për patësisht datat 2 dhe 3 korrik, do të jenë ditë zie kombëtare në nderim të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare. Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin ku thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Po ashtu në vendim shtohet se homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.
Më tej shtohet se në orën 13:00, datë 3.7.2024, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje dhe se Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
VENDIMI:
SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, ISMAIL KADARE, PERSONALITET I SHQUAR I LETRAVE SHQIPE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën, përkatësisht, në datat 2 dhe
3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.
2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.
4. Në orën 13:00, datë 3.7.2024, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
5. Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:
Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
– Ministrin e Mbrojtjes;
-Ministrin e Brendshëm;
-Kryetarin e Bashkisë Tiranë;
– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
Përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit;
Përfaqësues nga zyra e Shtypit të Kryeministrit.
7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.
8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Protesta TIRANA- Shumë qytetarë janë mbledhur sërish në protestë pasditen e sotme, para Ministrisë së Shë...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme ka dënuar 12 persona të arrestuar dhe të shpallur në kuadër të një oper...
SKOCI- Një shqiptarë është shpallur fajtor për akuzat e prodhimit dhe shitjes së kanabisit në Edinburgh të Skocis...
Ismail dhe Besiana Kadare TIRANË- Vajza e të ndjerit Ismail Kadare, Besiana ka bërë një reagim lidhur me ndarjen nga jeta t&e...
Foto ilustruese TIRANA- AMP e rajonit Shkodër-Lezhë ka arrestuar një inspektor policie pranë Komisariatit të Policisë Nr...
GREQI- Një operacion policor i forcave speciale greke ka përfunduar në revoltë në burgun e Janinës. Siç raportohet ka p&e...
Ismail Kadare TIRANA- Lidhur me lajmin për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, ka shkruar dhe prestigjiozja a...
foto ilustruese ITALI- Arrestohet në Perugia të Italisë në 27-vjeçar shqiptar. Mësohet se i riu shqiptar ishte shpallu...
Ismail Kadare TIRANA- Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se do të mbahen dit&eum...
Durim Bami TIRANA- Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bami tek autoritetet e Emirate...