
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, është shprehur se ekzekutimi i Klaudio Prengës ka qenë një ndër vrasjet më të organizuara në vitet e fundit dhe se është qëlluar me shtatë plumba nga një pistoletë me silenciator.
Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se Prendi shoqërohej nga disa policë në lokalin ku qëndronte, të cilët e kanë dërguar në spital pas atentatit, ndërkohë që njëri prej tyre i ka ndjekur autorët, por më pas i ka humbur gjurmët e tyre. Gjithashtu Lala shprehet se automjeti dyshohet se ka patur brenda tre persona.
"Vrasja e Klaudio Prendit, ndër ngjarjet më të organizuara që kanë ndodhur këto vite. Ai ka qëndruar në një lokal. E kanë mbajtur nën vëzhgim deri në momentin që është shkëputur nga punonjësite e policisë. Automjeti dyshohet se ka patur brenda tre persona. Afrohet dhe qëllon shtatë plumba me pistoletë me silenciator. Tre plumba e kanë kapur në kokë dhe trup. Ka qenë i vdekur që në momentin e parë, pavarësisht miqve të tij që kanë tentuar ta çojnë në spital.
Një nga punonjësit e policisë ka tentuar ta ndjekë automjetin e autorëve, por më pas e ka humbur. I kanë shpëtuar edhe punomnjësve të policisë. Ata thonë nuk kemi patur dijeni për konfliktet apo problemet e Klaudio Prendit. Janë tre pista, njëra me lojrat e fatit. Problemi i dytë, tre konflikte për borxhe. Prendi kishte vajtur në polici, kishte patur një përplasje me një person që nuk pranohej borxhi.
Pista e tretë, funksioni që ka patur Fran Prendi në drejtësi. E ka nisur karrierën në vitin 95’, gjyqtar në Tropojë, Pukë dhe nga 2006, gjyqtar të Krimet e Rënda. KA dhënë vendime shumë të rëndësishme, me impakt shumë të lartë. Një ndër vendimet ka qenë ndaj Shullazit dhe grupit të tij kriminal. Nuk ka fakte dhe indicie që e lidhin me funksionet por po shihet. Një vendim tjetër, për Salvatore Letician, që kreu masakrën në Bulevardin Zogu I. Policia është përqëndruar edhe te lëvizjet jahstë shtetit, ka qenë në Dubai. Ka edhe udhëtime në vende të BE.
Në maj të vitit 2023, kur në Pukë po zhvillihej fushata për zgjedhjeve vendore, Klaudio Prendi, mbështeste kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, në përplasje me kandidatin e PS, pati përplasje të fortë dhe Prendi ka përdorur pistoletën pa leje, ka qëlluar në ajër. Pas ditë pas ngjarjes, ka shkuar në Pukë Edi Rama. E kam konsideruar të papranueshme, që e etiketoi të ndjerin me termin “bandit”. Ai thotë “ai bandit që kap armën”. Nëse ëhstë bandit duhet të vepronte policia. Etiketon edhe gjyqtarin. Zoti Prendi është larguar me dorëheqje", tha Lala.
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
21 Nëntor21:56
Vrasja e 14-vjeçarit/ Babai i Martin Canit: Me familjen e autorit nuk kemi patur asnjë kontakt
TIRANA- Engjëll dhe Florina, prindërit e 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, thonë se nuk kanë patur asnjë kontak...
M.B.
AKTUALITET
21 Nëntor21:56
Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit mes lotësh: Djalit të vogël nuk i kemi treguar, i themi se Martinin e ka marrë kombëtarja
TIRANA- Prindërit e 14-vjeçarit Martin Canit, të vrarë me thikë pranë shkollës “Fan Noli”, kanë rr&...
M.B.
AKTUALITET
21 Nëntor21:44
"Më thanë se djali nuk mundi të mbijetojë!" Babai i Martin Canit: Isha duke punuar kur më njoftuan, një natë para..
TIRANA- Prindërit e 14-vjeçarit të vrarë, Engjëll dhe Florina me lot në sy kanë treguar se si e mësuan ngjarjen...
E.D
AKTUALITET
21 Nëntor21:09
“Më ra bota mbi kokë”/ Babai i Martin Canit rrëfen takimin e fundit me të birin: Më morën zemrën, dua drejtësi!
TIRANË- Ëngjëll Cani, Babai i Martin Canit, ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej në spital me disa plag&eu...
M.B.
AKTUALITET
21 Nëntor20:23
“Djali thoshte se do bëhej futbollist i madh!" prindërit e Martin Canit: Nuk duam hakmarrje, nuk kemi informacion nga familja e autorit!
TIRANA- Mes pikëllimit dhe lotëve për humbjen e djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Canit, prindërit e të miturit kan&e...
AKTUALITET
21 Nëntor20:23
Vranë 6 gardistë në ’97, Apeli i Posaçëm shpall vendimin për Bandën e Cërrikut/ Dënon me burg përjetë tre anëtarë (EMRAT)
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin për Bandën e Cërrikut, të cilët në vitin 1997 vranë gja...
AKTUALITET
21 Nëntor20:07
Aksident në Maliq/ Makina përplas bariun dhe delet e tij, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Rëmbec, në Maliq. Mësohet se një mjet k...