AKTUALITET

Ndërhyrja në “Urën e Zogut” nuk shpëton Monumentin e Kulturës

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 10:49

Ndërhyrja në “Urën e Zogut” nuk shpëton
Shoqata “Sebastia” kërkoi në fillim të muajit maj auditim dhe transparencë për ndërhyrjen emergjente mbi “Urën e Zogut” në Milot, pasi gjatë inspektimeve në terren u evidentuan problematika që, sipas aktivistëve, rrezikojnë edhe vetë strukturën mbrojtëse të vendosur në monument.

“Pavarësisht strukturës që i është vendosur, ka pasur një rënie të saj, çka nuk e mban më këmbën e urës, por duket se rrezikohet edhe vetë struktura”, tha Elsa Sula, aktiviste pranë Qendrës “Sebastia”.

Pas inspektimeve në terren dhe evidentimit të problematikave pranë strukturës së urës, aktivistët nisën kërkesa për informacion drejtuar institucioneve përgjegjëse për të siguruar dokumentacionin mbi ndërhyrjen emergjente dhe monitorimin e objektit.

“Pas reshjeve të shumta në fund të janarit dhe asaj që pamë në terren, bëmë shumë kërkesa për informacion”, tha ajo për Median Amfora.

Sipas dokumentacioneve të mbërritura pranë Qendrës “Sebastia” nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, “Ura e Zogut” ka vijuar të ndiqet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër edhe pas përfundimit të ndërhyrjes emergjente. Dokumentet tregojnë se në muajt janar dhe shkurt 2026 janë kryer inspektime të reja në terren dhe janë hartuar procesverbale mbi gjendjen e monumentit.

Në deklaratën publike organizata kërkoi publikimin e plotë të dokumentacionit teknik, auditim institucional dhe ndërhyrje të reja, të menjëhershme dhe të mirëstudiuara, nëse ekspertët konfirmojnë se objekti vijon të jetë i rrezikuar.

“Transparencë të plotë financiare mbi çdo qindarkë të investuar në ‘Urën e Matit’, nga projektimi, zbatimi, mbikëqyrja dhe çdo amendim kontrate”, shkroi Shoqata “Sebastia” në deklaratën publike.

Monumenti i Kulturës “Ura e Matit”, i njohur ndryshe si “Ura e Zogut”, prej vitesh konsiderohet në gjendje kritike. Në vitin 2022 ura u përfshi nga organizata “Europa Nostra” në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë, ndërsa një vit më pas ekspertë të organizatës inspektuan objektin në terren pas alarmit të ngritur nga aktivistët dhe specialistët e trashëgimisë kulturore.

Projekti për ndërhyrjen emergjente për urën u miratua me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale në vitin 2023, ndërsa projekti teknik u hartua nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Zbatimi i punimeve iu dha bashkimit të operatorëve ekonomikë “ANK” shpk dhe “Ad Star” shpk dhe u realizua gjatë vitit 2024. Sipas dokumenteve zyrtare, mbikëqyrja teknike e ndërhyrjes u realizua nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe DRTK Shkodër.

Dokumentet zyrtare tregojnë se për ndërhyrjen emergjente në këtë monument janë investuar mbi 55 milionë lekë me TVSH nga fondet publike dhe  projekti është konsideruar ndërhyrje prioritare për mbrojtjen e objektit, ura vazhdon të mbetet në rrezik.

“Ajo është trashëgimi kombëtare. Humbja apo degradimi i saj do të ishte një dështim institucional përballë historisë, komunitetit dhe brezave që vijnë”, mbyllet deklarata e organizatës./ Amfora.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?