AKTUALITET

Ndërprerja e energjisë në QSUT/ Mjeku: E papranueshme! Prokuroria të hetojë shkeljet

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 15:25

Ndërprerja e energjisë në QSUT/ Mjeku: E papranueshme! Prokuroria

Mjeku Erion Dasho e cilësoi si të papranueshme ndërprerjen e energjisë elektrike në QSUT, duke thënë se mund të kishte rezultuar fatale për shumë pacientë që ndodheshin në kujdes intensiv.

Në një intervistë, ai theksoi se Prokuroria duhet të nisë një hetim urgjent për të kuptuar nëse është garantuar cilësia por edhe siguria ndaj pacientëve të shtruar aty.

Sipas tij, ky incident nuk mund të kalohet vetëm me deklarata apo masa administrative, por mund të ketë vend edhe për hetime ligjore. Mjeku theksoi se duhet të ketë 2 linja sigurie për energjinë elektrike, që sigurojnë jetën e çdo pacienti.

“Është e papranueshme që një qendër si QSUT të kenë ndërprerje me minuta apo orë të energjisë elektrike se kjo dëmton sigurinë e pacientit dhe përbën rrezik direkt për jetën e tyre. Rrezikohet jeta e pacientit dhe jemi në humbje të jetës. Frymëmarrja e drejtuar ka për qëllim të zëvendësojë frymëmarrjen normale. Nëse kjo mundësohet me pajisje që furnizohen me energji elektrike, ndërpritet oksigjenimi i pacientit dhe rrezikon jetën. Nuk konceptohet asnjë spital, jo në Evropë por as në vendet më të humbura afrikane, të fuksionojnë pa energji elektrike. “, tha ai.

Ai theksoi se një situatë e tillë tregon paaftësinë në drejtim, teksa tha se spitalet evropiane nuk drejtohen nga “patronazhistë dhe klarinetistë”. Dasho u shpreh se Anxhela Paparizo, drejtuesja aktuale e qendrës spitalore, nuk ka asnjë lidhje me shëndetësinë.

“Në spitalet evropiane nuk drejtojnë patronazhistë dhe as klarinetistë. Drejtorja aktuale e QSUT nuk ka lidhje me sistemin shëndetësor, e cila para disa muajsh erdhi nga Kanadaja. Bëhet fjalë për një paaftësi në drejtim. Në këto 12 vjet që qeveris PS, janë shkatërruar në themel strukturat e sistemit shëndetësor shqiptar. Kam qenë në disa akreditime spitalesh në disa vende të botës, Komiteti i Sigurisë së Sitalit kryen prova në cdo nënsistem të spitalit. Fiket linja dhe kontrollet tjetra. Fiken të dyja dhe kontrollet. Mesa pashë në rrjete sociale, as dritat e emergjencës në korridor në QSUT nuk funksionin. Pra gjithçka kontrollohet një herë në vit.“, shtoi mjeku.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve