“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Tirana është kthyer në një nga kryeqytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një apartament, duke rivalizuar edhe metropole si Milano. Për një familje mesatare në kryeqytetin shqiptar, blerja e një banese kërkon plot 17.6 vite punë, një shifër tronditëse që nxjerr në pah hendekun e thellë mes çmimeve stratosferike dhe fuqisë së ulët blerëse të qytetarëve.
Urbanisti Gent Kaprata argumenton se tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë nuk pasqyron një kërkesë reale, por shërben si një mekanizëm për “parkimin” e parave me origjinë të dyshimtë. Sipas tij, kjo situatë ka qenë e parashikuar prej vitesh dhe lidhet drejtpërdrejt me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Gent Kaprata: Pse kemi këtë fenomen? Kjo është ajo që ne e kemi parashikuar, e kemi parashikuar prej shumë vitesh, nuk është se e trajtojmë sot për herë të parë. Tirana ndryshe nga çfarë na thotë plani i përgjithshëm rregullues i miratuar ose plani i përgjithshëm i territorit vendor i miratuar në vitin 2016, nuk është 1.600.000 banorë, por është vetëm ose i afrohet shifrës 600.000 banorë. Çfarë do të thotë kjo shifër për ndjekësit tuaj. Do të thotë që diferenca prej 1 milion është pastrimi i parave të krimit, qoftë atij të sektorit publik, pra qeverisë dhe institucioneve të saj, të cilët, anëtarët e të cilëve bëjnë para të pista në rrugë që tashmë janë shumë të qarta, nëpërmjet tenderave, gjithë elementëve të tjera që ata bëjnë para të pista, pra para korruptive, të cilat i investojnë fatkeqësisht në sektorin e ndërtimit.
Pse do ta, trajtojmë pak më poshtë për të vazhduar. Por edhe krimi i sektorit privat, i cili duhet pranuar që për shkak të kësaj tipologjie qeverisëse, është fuqizuar shumë, dhe lëviz kapitale të jashtëzakonshme, të cilat në fund të ditës janë kapitale të zeza ose le të themi dhe gri. Por gjithsesi, jo kapitale të cilat mund të futen ose të qarkullojnë në ekonominë reale, në ekonominë e matshme të institucioneve. Do të thotë që para të cilat nuk futen dot në bankë, por diku duhen çuar. Dhe mafia shqiptare, ku unë i fus të dyja këto sektorë, si sektori publik, qeveria dhe njerëzit e saj, por edhe krimi i sektorit privat, janë injorantë dhe nuk e kuptojnë që mund të gjenden rrugë të tjera përveçse ndërtimit masiv për t'i pastruar ato para. Në fakt, edhe ky është rasti të përfitojë nga emisioni juaj dhe televizioni juaj për t'i thënë këtyre njerëzve që në fakt nuk është se janë duke i pastruar këto para, janë thjesht ashtu siç e tha ajo zonjusha ose zonja tek inserti që ju futët, janë parkim i parave të krimit.
Pse parkim dhe jo pastrim?
Sepse paratë janë aty dhe apartamentet duken. Pastrimi i parave ka tjetër synim, ose ka tjetër proces, i cili, në të cilin futet paraja e pistë dhe del e pastër. Këtu nuk ndodh kjo. Këtu kemi apartamente të cilat nëse do kemi një gjykatë, një sistem drejtësie, po i bie shkurt, një sistem drejtësie që funksionon, është e kuptueshme që zoti Kaprata ka pasur të ardhura në 30 vite punë, le të themi 1 milion euro dhe s'mund të ketë 88 apartamente me këto si të thuash çmime. Pra është lehtësisht e dallueshme nëse një pushteti i do drejtësisë, do t funksionojë.
Arnold Kariqi: Pse qëndron ky niveli kur kur blerjet me ç'shihet nuk është se ka aq shumë, nuk ka se, nuk është se shqiptarët janë dyndur për të blerë apartamente. Pra përveç lekut të pisët, a mund ta mbajë ai tregun në këto nivele?
Gent Kaprata: Absolutisht jo. Ne këtë e kemi thënë prej kohësh, ju thashë, domethënë çmimi rritet sepse e para njëherë mafia e kalon një apartament duar më duar, nuk është se e blen njëri që në fillim, një grup apartamentesh, një kat ose gjysëm godine dhe ngec. Jo. Procesi nis që në gropë i quajmë ne, ose në momentin ku hidhen themelet e pallatit, e ndërtesës, të cilat i blen dikush, një sasi të konsiderueshme, 20, 50, 70 apartamente dhe me kalimin e kohës, ndërsa ato ndërtohen, kalojnë në duar të tjera dhe kjo e rrit, është një mënyrë për ta rritur artificialisht çmimin.
Juve më pyetët direkt dhe unë po ju kthej përgjigje direkt. Nuk ka asnjë shqiptar sot, duke hequr vetëm dy, le të themi 5% të popullsisë, që ka mundësi të të realizojë blerjen e një apartamenti në tregun e lirë. Duke hequr 2 deri në 5% të popullsisë, pjesa tjetër, le të themi 95% e popullsisë, e ka të pamundur. Shtresa e mesme e lartë, ku unë hyj, biles edhe e shtresa e ulët e pasur, nuk ka asnjë mundësi ta blejë një apartament me 2-3 mijë metër euro metër katror.
Hetimet në arbitrazhin italian janë zgjeruar, duke përfshirë një numër më të madh zyrtarësh dhe arbitra. Në ...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publikimeve në media, duke hedhur poshtë pretendimet se me urdhër të Drejtorit t&e...
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Edmond Abazi, i njohur ndryshe si “Monçja”, pas një ngjarje...
Policia e Lezhës ka gjetur sot (29 prill) edhe një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është përdorur nga vras&eum...
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Korçë! Një 17-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjys...
Një vajzë e mitur është dërguar për mjekim me urgjencë në spitalin e Pogradecit ditën e djeshme dhe më pas u...
34 aksidente me pasojë 19 viktima janë raportuar gjatë muajit prill në vendin tonë. Sipas ekspertëve shkaku kryesor i aksidentev...
Agjenti imobiliar Armando Shkëmbi në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” ka ngritur shqetësime për situa...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet e zonës së Panajasë, përgjatë autostradë...
Ka nisur sot (29 prill) një nga proceset e bujshme gjyqësore për dosjen “Revanshi” dhe konkretisht për një nga fraksionet e...