
Një aksion i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit është marë ditën e sotme në kompleksin rezidencial të quajtur “Secret Garden”, i cili ndodhet në fshatin Lundër të Tiranës.
Mësohet se inspektorë të IKMT-së, ata të IMT-së pranë bashkisë Tiranë dhe efektivë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë shkuar në ambjentet e rezidencës lukzoze, për verifikimin e ndërtimit të vilave pa lejë, nga ana e ndërtuesit të këtij kompleksi, Shefki Karamuça. Ky i fundit ka mbajtur disa vite më parë postin e kryetarit të bashkisë Vorë, ndërsa tashmë për shkak të lidhjeve me kryeministrin Edi Rama, është natyralizur në biznesmen i sukseshëm ndërtimi duke ngritur pallate dhe komplekse vilash në Tiranë dhe Sarandë.
Në dhjetor të vitit 2024, gjykata e Tiranës vendosi konfiskimin e të paktën 7 vilave të reja dhe luksoze në zonën e Mulletit në Tiranë. Një hetim i nisur nga Prokuroria e kryeqytetit në vitin 2023, zbuloi se ato ishin ndërtuar pa leje. Skema e ndjekur ishte mjaft interesante por edhe shumë e kuptueshme se pas tyre fshihet biznesmeni i “Secret Garden”.
Porositësit e këtyre vilave kishin pajtuar arkitektët për të kryer aplikimet për leje ndërtimi në institucionet përkatëse.
Ata kishin paraqitur dokumenta si të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe se po aplikonin për ti rregulluar, rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para banesat e tyre, referuar vendimeve të Këshillit të Ministrave të dala pas lëkundjeve të forta sizmike. Arkitektët dhe porositësit, tashmë të dënuar, për të vijuar më tej kamuflimin e ndërtimeve të paligjshme, kanë projektuar dhe ndërtuar vila të njëjta në volum, kate dhe pamje, me ato të “Secret Garden”.
Ndërkohë që më parë se të ndodhte tragjedia e tërmetit, asnjë objekt qoftë i ri apo i vjetër nuk ndodhej në atë zonë. Tashmë, prokuroria e Tiranës ka veçuar dosje hetimore për verifikimin e rolit të inspektorëve të IMT-së së bashkisë Tiranë dhe strukturave të tyre drejtuese në lejimin e kësaj paligjshmërie, duket se kanë përjashtuar nga dyshimet biznesmenin Shefki Karamuça, megjithëse detajet e siguruara nga vetë grupi hetimor ngrenë dyshime për një bashkëpunim të mundshëm të pronarit të “Secret Garden” me ndërtuesit e paligjshëm të shtatë vilave.

Vilat pa leje janë saktësisht si godinat e kompleksit “Secret Garden”. Kushdo që merret me ndërtimet, e ka të qartë se ndërtimi i dy godinave të ngjashme në çdo detaj nuk realizohet me “fotokopje”. Për këto raste kërkohet që secila nga godinat të ketë të njëjtin projekt strukturor dhe arkitektonik, përfshirë dhe lejën për përcaktimin e gjurmës tokësore të ndërtimit.
Në rastin konkret, projektet e vilave të paligjshme, si rregull, kanë qenë vetëm në dispozicion të shoqërisë “G & P” të Shefki Muçës. Pra, dyshimi i parë që krijohet është që “ndërtuesit e paligjshëm” kanë siguruar projektet e “Secret Garden” për të ndërtuar vilat e tyre pa leje e për t’i “kamufluar” për të mos u dalluar nga ndërtesat e tjera të rezidencës private.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Dhjetor15:48
Transportuan mallra të padeklaruara, nis hetimi për dy shoferët e autobusave në Korçë
Policia ka proceduar penalisht dy persona në Korçë. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, policia gjeti një sasi vaji, s...
AKTUALITET
2 Dhjetor15:38
“Belinda Balluku të dorëhiqet”/ Ervin Salianji: Duhet të rikthejmë politikën! Bashkohuni me PD dhe në protesta
Ervin Salianji thotë se Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, pasi siç thotë ai ky është standardi i demokracisë per&e...
AKTUALITET
2 Dhjetor15:28
EMRI/ Mashtronte klientët të cilët jetonin jashtë vendit dhe u merrte para për veprime fiktive, dërgohet në gjyq avokatja
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim avokaten Alma Bala, e akuzuar për disa vepra penale, përfshirë “Mashtrim”, &ldq...
AKTUALITET
2 Dhjetor15:17
Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 15-vjeçari
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë.
Policia e Elbasanit thotë se fill...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:45
Arrestohet “skifteri” italian, tentoi të vidhte dy makina në Shijak
Në Shijak është ndaluar shtetasi me iniciale M.S. 54-vjeçar nga Torino, Itali, i cili akuzohet se ka tentuar të vjedhë dy...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:32
Ky është Marselo Arani, autori i dytë i vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Personi në foto është Marselo Arani, është një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ndodhur të dielën...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:20
74 vjeçari gjendet i mbytur në kanalin me ujë pranë kantierit të ndërtimit, dyshimet e para
Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur brenda në një kanal me ujë ditën e sotme në Tiranë.
Ngja...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:17
Blegtoria në prag falimentimi/ Fermerët përballen me subvencione të ulëta dhe mungesë tregu
Blegtoria shqiptare po përballet me një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit. Adem Zaçellari, fermer nga fshat...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:17
Paraqitet në SPAK drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK.
Kreu i ARRSH-së aktualis...
AKTUALITET
2 Dhjetor13:57
Arrestimi i mikeshës së Ramës/ Gazeta belge: Dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, prokuroria u ka hequr imunitetin
LE SOIR
Këtë të martë janë kryer kontrolle në Shërbimin Diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel (EEAS) dhe n...