AKTUALITET

Ndotja e lumit të Lanës/ BIRN: Milionat për pastrimin e Lanës nga ujërat e zeza i mori lumi

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 10:47

Ndotja e lumit të Lanës/ BIRN: Milionat për pastrimin e

Në dalje të Tiranës, përtej “Pallati me shigjeta”, ndotja e lumit të Lanës të vret sytë dhe të shpon hundët. Një kolektor i ujërave të zeza shkarkon lirisht mbi lumë jashtëqitjet që rrjedha i shtyn drejt perëndimit – fillimisht në lumin Ishëm dhe më pas në detin Adriatik.

Cilësia e jetës së banorëve që jetojnë pranë këtij segmenti të Lanës i përngjan Mesjetës.

“Nuk ka asnjë lumë në Europë më të ndotur se Lana,” thotë me shqetësim Aleko Miho, aktivist mjedisor dhe profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. “Është aq keq, sa kur bëjmë matjet e ngarkesave bakteriale, niveli i ndotjes shënon përtej maksimumit që pranojnë instrumentet”.

Ndotja e Lanës nuk është një lajm i ri, pasi prej viteve ’60 në Shqipërinë komuniste, rrjeti i kanalizimeve të kryeqytetit është ndërtuar në mënyrë të tillë që derdhet drejt e në lumë.

Por tre dekada pas rënies së komunizmit, Tirana mbetet kryeqyteti i vetëm në Europë që nuk bën asnjë trajtim për rrjetin e vet të ujërave të ndotura – duke rrezikuar mjedisin dhe shëndetin e banorëve të saj.

Dështimi historik serviret megjithatë me një faturë të kripur financiare.

Qeveritë shqiptare kanë shpenzuar prej vitit 2008 dhjetramilionë euro për shërbime konsulence, tendera ndërtimi dhe shpenzime arbitrazhi për projektin e një impianti të trajtimit të ujërave të Lanës, kontrata e të cilit u ndërpre në mënyrë të paligjshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2018.

Projekti ushqen edhe sot të vetmen shpresë për zgjidhjen e pjesshme të problemit të ujërave të zeza të Tiranës, ndonëse vegjeton prej vitesh i papërfunduar dhe në rrezik amortizimi në zonën e Kasharit.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, AKUK, i tha BIRN se po punon për finalizimin e projektit, i cili po i nënshtrohet aktualisht një vlerësimi të ri mbi gjendjen e tij.

“Aktualisht nga shërbimi i konsulencës po zhvillohet një analizë e detajuar inxhinierike për vlerësimin e gjendjes aktuale të projektit si dhe rishikimin e projektit të detajuar në përputhje me nevojat aktuale të zonës së shërbimit, të cilat do të shërbejnë si dokumentacion bazë për rifillimin dhe finalizimin e projektit,” tha AKUK.

Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, JICA, e cila e financoi projektin përmes një kredie të butë në vitin 2008, tha gjithashtu se “kredia është ende e vlefshme dhe se projekti është në vazhdim”.

Por për ekspertët e mjedisit, ndërprerja e pajustifikuar e projektit ka sjellë pasoja të rënda dhe afatgjata për kryeqytetin.

“Vonesa mbi 7-vjeçare e projektit ka privuar qytetarët nga një shërbim bazë që duhej të ishte funksional prej kohësh, duke krijuar dëm social, ekonomik dhe mjedisor,” tha Aleksandër Trajçe, drejtori i organizatës mjedisore PPNEA.

Ndotja e lumit të Lanës/ BIRN: Milionat për pastrimin e

Tirana ka pësuar një rritje frenetike përgjatë tre dekadave të fundit, në sipërfaqe dhe popullsi. I rrethuar dikur nga kodrat, qyteti është transformuar në një laborator për arkitektët e huaj gjatë viteve të fundit– me kullat e larta prej betoni dhe fasada të shndritshme që rivalizojnë njëra-tjetrën.

Kryeministri Edi Rama mburret me transforimimin e Tiranës, që sipas tij “prodhon më shumë arkitekturë se pjesa tjetër e Europës”. Megjithatë, në kontrast me zhvillimin vertikal, Tirana vazhdon të trashëgojë një rrjet të keqfinancuar kanalizimesh të ndërtuar gjatë viteve 1930-1970.

Lumi i Lanës rrjedh nga mali i Dajtit me ujë të pastër dhe shndërrohet në një kolektor në qiell të hapur, sapo prek periferinë urbane të Tiranës.

Sipas një raporti auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025, në Lanë derdhen 85 kolektorë të ujërave të përdorura dhe një numër i panjohur gropash septike në zonat informale të kryeqytetit – duke filluar nga Shkoza deri në pikën fundore të bashkimit me lumin e Tiranës.

Mungesa e investimeve dhe bllokimi i kontratës për ndërtimin e impiantit të Kasharit, e ka lënë sipas KLSH-së situatën e trajtimit të ujërave të ndotura në Tiranë në gjendje kritike – madje në kontrast edhe me mesataren e pjesës tjetër të vendit.

“Mungesa e një impianti aktiv në Tiranë përbën një rrezik mjedisor dhe shëndetësor, duke cënuar standardet europiane për qytetet me mbi 10,000 banorë, që kërkojnë 85% mbulim,” thuhet në raport. Sipas KLSH, ndërtimi dhe vënia në funksion e impiantit të Kasharit është “një emergjencë kombëtare”.

Për ekspertin mjedisor, Aleksandër Trajçe, Tirana e vitit 2026 nuk dallon shumë nga qytetet mesjetare. Ndryshe nga banorët vendas të mësuar me ujin e pistë dhe erën e rëndë, Trajçe thotë se turistët e huaj alarmohen kur mësojnë se Lana kryen rolin e një kanali të hapur ujërash të zeza.

“Sistemi i kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të ndotura është një nga shërbimet më themelore për shëndetin publik dhe zhvillimin e qyteteve. Pa të, nuk mund të flitet për qytet modern apo cilësi jetese,” tha Trajçe për BIRN.

Për qytetarët, ndotja përkthehet në një mjedis urban të pashëndetshëm, rrezik për shëndetin publik dhe cilësi më të ulët jete.

“Ujërat fekale janë burim i drejtëpërdrejtë sëmundjesh të shumta, sidomos nëse kontaminojnë burimet ujore dhe bien në kontakt fizik me njerëzit,” shtoi ai.

Profesori Aleko Miho është në të njëjtën linjë, ndërsa thekson se në këtë situatë askush nuk mund të jetë i sigurt. Përveç ujërave të zeza, ai thotë se problem janë edhe ujërat e bardha të patrajtuara për shkak të përmbajtjes së lartë të kimikateve dhe detergjentëve, të cilët në afatgjatë depërtojnë në përbërjen e tokës.

“Toka nis e pjell kancer. Kancer që vendoset te bimët që ushqejnë bagëtitë, te mishi, të qumështi,” thotë ai me shqetësim. “Larg politikës, majtas apo djathtas, duhet ndërhyrë urgjentisht,” theksoi Miho.

Ndërprerja e kontratës, e paligjshme  

Projekti i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura të Tiranës u financua përmes një kredie të butë në vitin 2008, u prokurua në vitin 2014 dhe u bllokua në vitin 2018. I ndërtuar rrëzë kodrave të Kasharit, impianti synonte të mbulonte një popullsi prej 350 mijë banorësh – me një fazë të dytë të synuar për ta zgjidhur plotësisht problemin e trajtimit të ujërave të zeza.

Fitues të tenderit për kontratën e punës ishte konsorciumi i kompanisë italiane “Construzioni Dondi” dhe asaj japoneze “Kubota Corporation”, me një vlerë kontrate prej rreth 81 milionë eurosh. Por në vitin 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vendosi ta ndëpresë kontratën në mënyrë të njëanshme, duke e e përcjellë konfliktin në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër. Në momentin e ndërprerjes së kontratës, punimet ishin kryer në masën 70% ose në vlerën e 56 milionë eurove.

Problemet me ndërtimin e impiantit të Kasharit nisën pas zgjedhjeve të vitit 2017, të cilat shënuan ndarjen mes Partisë Socialiste me aleates së saj, Lëvizja Socialiste për Integrim. Drejtuesit e projektit, pjesë e LSI, u shkarkuan nga detyra.

Albens Alite, koordinator i projektit deri në vitin 2017 dhe ish-drejtues në administratë nga radhët e LSI, thotë se gjithçka shkoi keq me ardhjen e stafit të ri.

“Drejtori i ri i projektit nuk dinte asnjë fjalë në aglisht – gjuha me të cilën komunikonim me japonezët, por edhe gjuha e dokumenteve të pafundme, që pasqyronin eurinë e kontratës. Kështu, volumet e punimeve për vitin 2018, zbritën në nivelin më të ulët, vetëm 5 për qind realizim,” tha Alite për BIRN.

Projekti u përball gjithashtu me probleme të paparashikuara si zhvlerësimi i Jen-it apo rrëshqitja e dherave pranë impiantit të Kasharit.

Në fillim të vitit 2018, ministri i Infrastrukturës së kohës, Damian Gjiknuri inicioi një auditim për projektin e impiantit të trajtimit të ujërave të përdorura dhe në mars ai paditi në Prokurori për “shpërdorim detyre” drejtuesit e vjetër të projektit, mes të cilëve edhe Aliten, duke iu faturuar atyre një dëm prej 21 milionë euro.

Por çështja u pushua në tetor 2018, pasi Gjykata e Tiranës nuk konstatoi elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës për asnjërin nga zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës- Kanalizimeve.

“Çdo veprim i zyrtarëve të DPUK-së ka qenë i autorizuar dhe miratuar nga ana e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (Bankës Japoneze për Zhvillim), si autoritet i parashikuar në marrëveshje për mbikqyrjen dhe miratimin e procedurave të tenderimit dhe të transferimit të parave,” thuhet në vendimin e Gjykatës.

“Nuk janë kryer veprime në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore nga ana e të kallëzuarve, të tilla që të formojnë elementët e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës,” thekson më tej vendimi.

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë solli bllokimin e plotë të projektit. Konsorciumi i kompanive “Dondi & Kubota” u njoftua më 4 korrik 2018 për ndërprerjen e kontratës përmes një shkrese të kreut të asaj kohe të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Arben Skënderi. Skënderi nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN.

Alite pretendon se ndërprerja e njëanshme e kontratës dhe të gjitha procedurat që e shoqëruan këtë veprim u kryen gabim.

“Edhe papërgjegjshmëri, edhe dembelizëm, edhe injorancë, mund të ketë qenë. Mund të ketë qenë edhe për idiotësi hakmarrjesh partiake, por në asnjë rast ndërprerja e kontratës nuk kishte lidhje me logjikën,” tha Alite.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Londër e konsideroi vendimin për ndërprerjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtarë të Ujësjellës- Kanalizimeve si të paligjshme.

Përmes vendimit të shpallur më 14 mars 2024, shteti shqiptar u penalizua me 13.5 milionë euro dëmshpërblim në favor të konsorciumit paditës, pa llogaritur shpenzimet e përfaqësimit dhe të mirëmbajtjes, të cilat e thellojnë dëmin financiar.

Avokatura e Shtetit nuk dha detaje mbi arsyetimin e vendimit, duke e konsideruar procesin e arbitrazhit si konfidencial mes palëve, në një përgjigje për BIRN.

Megjithatë, auditi i KLSH-së zbulon se sipas vendimit, zgjidhja e kontratës ishte bërë në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia e Ujësjellës- Kanalizimeve, “në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin”. Sipas vendimit, MIE dhe AKUM nuk kanë marrë gjithashtu miratim paraprak nga financuesi – Banka Japoneze për Zhvillim, JICA për zgjidhjen e kontratës.

Vendimi i arbitrazhit vlerëson gjithashtu se shkaku kryesor i vonesave dhe mosrealizimit të projektit ishte pamundësia e aksesit dhe e posedimit të kantierit nga kontraktori si dhe vonesat e theksuara në kryerjen e pagesave dhe rimbursimin e TVSH-së.

“Pamundësia e aksesit dhe posedimit të kantierit për ndërtimin e pusetave dhe punimeve të mikrotunelimit ndikoi negativisht në çdo aspekt të asaj që Pala e Paditur pretendon se ishin dështimet e Paditësit. Sipas mendimit të Tribunalit, ky ishte shkaku thelbësor dhe kryesor i vonesave dhe i mos përfundimit të Projektit,” citohet vendimi i Arbitrazhit në raportin e KLSH-së.

Përveç penalitetit prej 13.5 milionë eurosh, në raport theksohet se Avokatura e Shtetit shpenzoi rreth 1.8 milionë euro si kosto përfaqësimi dhe ekspertize për të përfaqësuar Shqipërinë në çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër.

Në anën tjetër, AKUK ka shpenzuar mbi 66 milionë lekë shtesë për kontratat e mirëmbajtjes së kantierit, pa u dhënë zgjidhje problematikave të amortizimit, të tilla si humbja e kuotës së tubave të gizës, dëmtimi i vaksave të klorimit nga tërmeti i vitit 2019 apo mungesa e masave mbrojtëse për digester-at nga rrëshqitjet e mundshme.

“Kontrata e mirëmbajtjes nuk garanton mirëmbajtjen e punimeve thelbësore të sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe, sidomos të strukturave beton arme si tanke shaft-e, apo të sistemeve mekanike,” thuhet në raportin e auditit të KLSH.

Pavarësisht barrës financiare në ngarkim të shtetit, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri e quan vendimin e arbitrazhit një fitore.

“Vendimi [i prishjes së kontratës është motivuar nga dështimi i zbatimit të kontratës. Kjo do të thotë se prishja e kontratës nuk është shkelje, por zbatim kontrate,” tha Gjiknuri në një komunikim telefonik me BIRN.

“Në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit ajo ju njohu vetëm punimet e fundit që ata kishin kryer, dhe nuk ju ishte paguar fatura. Ishte rezultati më i mirë i mundshëm. …nëse është kështu, shteti ka fituar dhe nuk ka humbur,” shtoi ai.

Për drejtuesin e PPNEA, të humburit janë shteti dhe qytetarët.

Trajçe vlerëson se disa dëme mund të jenë të rikuperueshme nëse impanti do të vihet në funksion sa më shpejt, por disa pasoja mjedisore do të kërkojnë vite, madje dekada për t’u rikuperuar.

“Ndaj sa më shumë vonohet impianti, aq më i vështirë do të jetë dhe rikuperimi,” përfundoi ai./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan