Protestuesit zbresin në rrugët e Tiranës, bulevardi ushton nga koret: Poshtë diktatura, Rama ik!
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...

Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2025.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2025 arritën vlerën e 103.2 miliardë lekëve ose afërsisht 1.07 miliardë euro (me kursin e ditës së fundit të vitit të kaluar).
Krahasuar me fundin e vitit 2024, vlera e këtyre aseteve është rritur me 11.5%.
Megjithatë, nëse e zhveshim rritjen nga efekti i kursit të këmbimit, ajo do të rezultonte edhe pak më e lartë. Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë. Ky është kursi më i ulët historik i regjistruar në fund të vitit kalendarik dhe afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, prej 96.46 lekësh, të regjistruar vetëm një javë para mbylljes së vitit 2025.
Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%.
Pesha specifike e Eurobondeve të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar ka shënuar një rritje të lehtë, në 4.4% të aktiveve nga 4.3% që përbënte një vit më parë.
Ndërkohë, duke përfshirë edhe letrat e borxhit në lekë, ekspozimi total i sektorit bankar ndaj qeverisë shqiptare përbënte 26.9% të vlerës totale të aktiveve, në rënie të lehtë prej nivelit 27.1% të një viti më parë.
Instrumentet e borxhit në valutë të qeverisë shqiptare kanë tërhequr një interes në rritje të sektorit bankar shqiptar në vitet e fundit. Investimi në këto instrumente ka ofruar kthime të kënaqshme, përgjatë një periudhë kur normat e interesit për monedhën euro kanë qenë shumë të ulëta.
Investimi në Eurobonde në disa prej emetimeve të tyre është favorizuar edhe nga kushtet lehtësuese të përkohshme të mundësuara nga Banka e Shqipërisë, që ka lejuar bankat që këto investime të ponderohen me një koeficent rreziku më të ulët, krahasuar me nivelet standarde të kërkuara nga kuadri rregullator, për efekt të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit.
Rritja e lartë e depozitave në valutë gjatë viteve të fundit ka krijuar sasi të konsiderueshme likuiditetesh të lira për bankat. Në fund të vitit 2025, depozitat në monedhën europiane arritën shifrën rekord të 8.75 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë tenton ta bëjë më të kushtueshëm kreditimin në valutë të huaj për subjektet me të ardhura në Lekë, çka i kufizon hapësirat e rritjes së kredisë në euro për sektorin privat shqiptar. Në këtë mënyrë, Eurobondet në vitet e fundit kanë shërbyer edhe si një instrument për thithjen e likuiditeteve të lira në valutë të sektorit bankar.
Duke pasur parasysh se i gjithë stoku i emetuar dhe i pashlyer i Eurobondeve shqiptare në fund të vitit 2025 ishte rreth 2.55 miliardë euro, mund të llogaritet se sektori bankar zotëronte afërsisht 42% të gjithë portofolit të tyre./Monitor
Nëse je individ, pra nuk je i pajisur me NIPT biznesi, por gjatë vitit 2025 ke gjeneruar të ardhur me vlerë mbi 50 mijë lekë, pa...
Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi se institucionet publike duhet të pajisjen me numër transaksioni për procedurat e prokurimit. Shkak ë...
Eksportet shqiptare të zarzavateve kanë nisur vitin 2026 me një rënie të fortë, duke reflektuar ndikimin e përmbytjeve q&eu...
Sot, 19 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.7 lekë. Franga zvi...
Sot nis muaji i shenjtë i Ramazani, një nga periudhat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë në mbar&eum...
Më 16 shkurt 1913 lindi imzot Ernest Çoba në njërën prej familjeve më të vjetrave të Shkodrës. Jeta e Ernest &...
Ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orë...
Prej 13 muajsh, Aliaj ndodhej në burgun e Greqisë, duke pritur ekstradimin drejt Shqipërisë. Në muajt e fundit para vrasjes, ai po p&eu...
Jo vetëm kokainë që nuk kapet më në Portin e Durrësit, por 3. 8 milionë euro detyrime iu falën kompanisë LIBURNET-1...
Në janar të këtij viti, shumica parlamentare në Serbi, e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, miratoi me procedur&eu...