Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

SHBA- Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pasi, përveç kërkesave për azil në Evropë, mijëra të tjerë emigrojnë edhe jashtë saj në mënyra të tjera të ligjshme. Në periudhën 2014–2023, gati 37 mijë shqiptarë kanë emigruar në SHBA, sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit (raportet vjetore të zyrës së vizave).
Për vitin 2023, nga Shqipëria janë përfituar 3,436 viza, duke u renditur në vendin e tretë në Europë pas Ukrainës dhe Rusisë, shtete këto të përfshira në luftë. Shqipëria kryeson Europën në raport me numrin e lartë të emigrantëve në SHBA, krahasuar me popullsinë e saj.
Para pandemisë, emigrimi me vizë në SHBA ka qenë në nivele shumë të larta (shiko grafikun bashkëngjitur). Të dhënat më të detajuara tregojnë se, për periudhën 2023, nga 36,631 emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, rreth 16 mijë ose 44% e tyre ishin nga programi i lotarisë i njohur si “Diversity Immigrants”.
Pjesa më e madhe e emigrimit të shqiptarëve përfaqësohet nga programi i lotarisë pasi së bashku me fituesit e lotarisë, familjarët e tyre, të cilët kategorizohen si “Immediate Relatives”, në kontekstin e programit të vizave amerikane i referohen të afërmve të personave që fitojnë lotarinë. Struktura e emigracionit në SHBA tregon se në përgjithësi shqiptarët ikin në kërkim të mundësive më të mira të punësimit.
Në vitin 2023, 11% e emigrantëve europianë në SHBA ishin shqiptarë
Në vitin 2023, rreth 30,829 evropianë emigruan me vizë në SHBA, për punësim ose për t’u bashkuar me familjet e tyre, por 11% e tyre ishin nga Shqipëria. Proporcionet për secilën kategori ndryshojnë nga vendi në vend, por Shqipëria del si një rast ku kanali i “Employment Preference” është shumë i theksuar, duke sugjeruar një orientim të fortë drejt kërkimit të mundësive ekonomike dhe punës në Shtetet e Bashkuara.
Shqipëria përfaqëson vetëm 0.3% të popullsisë së Europës në vitin 2023, por, në raport me popullsinë e saj, mban rekordin për emigrim në SHBA. Si shihet nga të dhënat, Shqipëria ka një nivel shumë të lartë të emigracionit në SHBA edhe në raport me rajonin.
Në vitin 2023, Kosova mori 797 viza për emigrim drejt SHBA-së, Maqedonia e Veriut 547 viza, Bosnjë dhe Hercegovina 200 viza dhe Mali i Zi 120 viza, shifra mjaft të ulëta në krahasim me Shqipërinë.
Emigracioni nga Shqipëria drejt SHBA-së është në një nivel më të lartë, duke reflektuar një kombinim të faktorëve historikë, rrjeteve familjare të zgjeruara dhe faktorëve ekonomikë./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte...
Foto ilustruese TIRANË - Numri i kontribuuesve në fondet private të pensionit u rrit me ritme më të larta vitin e kaluar. Të...
LEKSEMBURG- Gjykata Europiane në Luksemburg ka nisur sot procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për ...
foto ilustruese SHKODËR- Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi gjatë një k...
ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 17 vitesh për trafik droge është arrestuar nga policia itali...
TIRANA- Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një punonjës të Policisë, gjatë kohës ...
TIRANA- Pedagogu Lush Susaj foli sot në lidhje me 24 masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme për abuzime me...
TIRANË- Një 39-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Policia gjithashtu bë...
Shefkie Demiraj TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 shkurt vendimin për lënien n&e...
Foto ilustruese SHKODËR - Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër, ka folur mbi ngjarjen e rëndë. N&eum...