E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
TIRANË - Numri i kontribuuesve në fondet private të pensionit u rrit me ritme më të larta vitin e kaluar.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 44 926, në rritje me 15.7% krahasuar me një vit më parë. Rritja e tregut u përmirësua ndjeshëm nga niveli prej 4.6% i vitit 2023.
Gjatë vitit 2024, fondeve private të pensioneve u janë shtuar më shumë se 6100 anëtarë.
Përmirësimi i rritjes së tregut mund të lidhet edhe me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për fondet e pensionit privat”, që ka sjellë rritje të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.
Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor është rritur deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.
Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
Në një dekadë, numri i anëtarëve të fondeve të pensionit është rritur me më shumë se pesë herë, por kjo rritje ka ardhur mbi një bazë shumë të ulët dhe shkalla e pjesëmarrjes së punonjësve në këto fonde ngelet mjaft modeste. Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat përbën rreth 3.5% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend.
Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. Rritja e aseteve ishte në nivele të përafërta me vitin 2023.
Në shifrat e raportuara këtë vit nga AMF, përfshihen edhe treguesit e fondeve të mbyllura të pensionit, të ngritura nga punëdhënësit për punonjësit e kompanive të tyre. Duke përjashtuar fondet e mbyllura, asetet neto të fondeve të hapura të pensionit rezultojnë rreth 8.1 miliardë lekë ose 82.5 milionë euro.
Asetet e fondeve investohen kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Në treg aktualisht veprojnë gjashtë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri administruese.
Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg në fund të vitit 2024 ishte Credins Pension, me rreth 43.5% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 33.69%, Raiffeisen Pension me 10.33%, Albsig Pension me 9.94% , Smart Pension, me 1.3% dhe Sigal Pro, me 1.23%.
Krahasuar me një vit më parë, fondi më i madh Credins Pension ka pësuar një rënie të lehtë në pjesën e tregut, ndërkohë që fondet e tjera kanë fituar terren, sidomos dy fondet më të reja, Smart Pension dhe Sigal Pro.
Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 38.87% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30.91%, Raiffeisen Pension me 20.51%, Albsig Pension me 8.67%, Smart Pension, me 0.79% dhe Sigal Pro, me 0.25%.
Në ndarjen e tregut sipas vlerës së aseteve, rënie ka pësuar fondi më i madh, Sigal Pension, ndërsa fondet e tjerë kanë fituar të gjithë lehtë pjesë tregu./Monitor
LEKSEMBURG- Gjykata Europiane në Luksemburg ka nisur sot procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për ...
foto ilustruese SHKODËR- Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi gjatë një k...
ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 17 vitesh për trafik droge është arrestuar nga policia itali...
TIRANA- Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një punonjës të Policisë, gjatë kohës ...
TIRANA- Pedagogu Lush Susaj foli sot në lidhje me 24 masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme për abuzime me...
TIRANË- Një 39-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Policia gjithashtu bë...
Shefkie Demiraj TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 shkurt vendimin për lënien n&e...
Foto ilustruese SHKODËR - Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër, ka folur mbi ngjarjen e rëndë. N&eum...
TIRANA- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujq&...
Foto ilustruese TIRANE- Në një kohë kur SPAK është duke hetuar “përbindëshat” e mëdhenj të buxheti...