AKTUALITET

“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir në burg”- Dëshmia e trishtë: Po vdiste se qe plak, as gatuante dhe as ishte në gjendje t’i shërbente vetes

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 07:41
“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir

Në familjen e Veliko Maliles në Gjirokastër gjithë jeta do të përmbysej ditën që ai do të arrestohej. Viti 1947 do të shënonte fundin e jetës së tyre të qetë e të lumtur. Ai ishte një prej tregtarëve më të pasur të Gjirokastrës, por regjimi komunist e kishte piketuar që në ditët e para për ta arrestuar e, për t’i rrëmbyer gjithë pasurinë. E akuzojnë si pjesë të një grupi armiqësor prej pesë vetash, me në krye Baba Kamberin e Beratit, Babain e Teqes së Suhës. Nga ai grup, u dha dënim me vdekje për Baba Kamberin, i cili u pushkatua ndërsa Veliko Malile dhe Milto Lito, ishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Torturat në hetuesi do ishin të tmerrshme dhe arsyeja e vërtetë e tyre ishte dorëzimi i floririt. Veç tij në tortura kishin përfshirë dhe të shoqen, për të cilën Sezar Malile dëshmon se “Nënës i kanë futur edhe macen në dimit, që të dorëzonte paratë”.

Veliko Malile do të burgosej fillimisht në burgun e Gjirokastrës, ku do të mbahej i izoluar për 2 vjet dhe më pas do të dërgohej në burgun e Burrelit. Në familjen e tij gjithçka do të merrte tatëpjetën, në korrik të 1949-ës kur do të arrestohej edhe i biri, Sezari, i cili do të mbahej në hetuesi për afro 10 muaj e më pas do të dënohej për tentativë arratisjeje me 12 vjet burg.

Një pjesë të dënimit, Sezari do e kalonte në kampet e tmerrshme të punës së detyruar në Maliq dhe Kavajë, por pjesën tjetër të dënimit ai do ta kryente në Burrel, në burgun, ku prej shumë kohësh qëndronte i izoluar edhe babai i tij i moshuar. Sezari e kujton kështu takimin me të atin në burgun e Burrelit:

“Në Burrel gjeta edhe babanë. U bëmë atë e bir në burg. Po vdiste. Qe plak; as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes. Shumë i rënë. Dhe i porosiste ata të shtëpisë që të kujdeseshin për mua, për djalin. ‘Bjerini djalit mbrapa, se unë e kaloj’, – u thoshte i gjori. Sakrifica! Por kur shkova unë në Burrel, u rregulluam disi se gatuaja unë, i laja rrobat dhe kujdesesha për të”.

Sezari qëndroi në burgun e Burrelit për 3 vjet e gjysëm, deri në dhjetor të vitit 1957. Kushtet e tmerrshme të jetesës aty, ai i përshkruan me këto rreshta: “Burreli ishte shumë i rëndë, fillimisht se qe i mbipopulluar. Dhomat ishin të ngarkuara atje ku nuk bëhej. E dyta, përdorimi i banjos ishte shumë i zorshëm. Mundësia për të kryer nevojat, ishte shumë i kufizuar. Për atë punë, kishin vënë dy qypa në fund të dhomës.

Për të gjithë. Pleqtë kishin nga një pagure; ata urinonin në pagure. Plaku urinonte në pagure, se nuk ishte në gjendje të priste te radha e qypit: që ta merrte qypin, të shkonte e ta pastronte në banjo, ta lante e ta sillte prapë në dhomë, gjë që e bënim gjatë kohës së pushimit kur dilnim në oborr. Kështu që ai që ishte plak, përdorte paguren. Ne të tjerët përdornim qypin, aq sa qypi mbushej fytas.

Por, kur ndodhte që thyhej qypi, çfarë të bënim ne? Kur thyhej qypi, fekalet merrnin dheun dhe ne nuk kishim një leckë që ta mblidhnim. I binim derës dhe nuk na e hapte kush. Kjo qe më e tmerrshmja e Burrelit: qypi. Dhe e dalura jashtë ishte një tjetër problem: një orë në mëngjes, një orë pasdite”.

27 dhjetori i vitit 1957, do të shënonte fundin e burgut për Sezar Malilen. Duhej të ishte i gëzuar, por a ishte e mundur kjo? Në burg po linte të atin e moshuar, i cili ende nuk e kishte përfunduar dënimin, ndërsa jashtë e priste një jetë tmerrësisht e vështirë. I ati do të qëndronte edhe një vit tjetër në burg, ndërsa vetë i duhej të gjente një strehë dhe një punë.

“Babain e lashë në burg. Kur erdha në Tiranë, kërkova pasaportizim por nuk ma dhanë. Më dëbuan e më shpunë në Kavajë. Vajta në Kavajë me dyshekë në krahë. Në kriporen e Kavajës. Ku të rrija? Parà e gjë nuk kisha. Ku do të futesha? Aty në kripore, ishte një ndërtesë; punoja dhe strehohesha aty… Babai doli nga burgu një vit pas meje.

Unë isha në Kavajë atë kohë. Pas një viti, më në fund kisha arritur të zija një dhomë. Kur erdhi babai, erdhi edhe nëna e cila deri atëherë rrinte te vëllai. Kështu që krijova folenë aty. Avash-avash, me nga një leckë me nga një gjë, sikur u bëmë pak shtëpi. Morëm ca lëvozhga misri dhe bëmë minderet, se s’kishim as mindere”.

Për Sezarin internimi apo dëbimi ishte edhe më i vështirë se periudha e burgut.

“Nuk dija ku të shkoja. Në dorë të Zotit. Po të të internonin, shkatërroheshe krejtësisht. Shkatërrohej shtëpia. Kur të fusnin në burg, shtëpia ngelej, foleja ngelej. Pra internimi ishte shkatërrim. Dita më e zezë ajo ka qenë”./ Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan