Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t'i demonstrojmë vlerat tona
"Jam një tifoz i madh i ekipeve të Amerikës Latine për shkak të mentalitetit të tyre. Ato japin gjithçka, madje edhe n&eu...
"Jam një tifoz i madh i ekipeve të Amerikës Latine për shkak të mentalitetit të tyre. Ato japin gjithçka, madje edhe n&eu...
Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të sekuestruara nga grupet kriminale shqipt...
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei , ka lëshuar një mesazh hakmarrjeje për vdekjen e babait të tij, Ajatollah Ali...
Policia ka gjetur një armë të dytë në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutua Ilir Gjini, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 kor...
IntelliNews i ka kushtuar një artikull valës së protestave në Shqipëri, të njohura si “Revolucioni Flamingo”, duke a...
Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i cili pritet të mbahet pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, ka qënë kryefjala e ...
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka ngritur alarmi për rrezikun nga zjarret në vend, duke paralajmëruar se gjatë pasdites së sotme ...
Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar një artikull projektit të resortit turistik që mbështetet nga Jared Kushner në...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, kritikoi kryeministrin Edi Rama për përfaqësimin në Samitin e NATO-s, duke e cilësuar “të...
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke konfiskuar përfundimisht 22 pasuri të Gramoz Totos, të...

Prej 12 qershorit të këtij viti, sipërmarrësi i ndërtimit, Ilir Shtufi, gjendet në Greqi, në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Shqipëri, pasi ndaj tij ekziston një urdhër arresti për përfshirje në grup kriminal të hetuar për “trafik narkotikësh” dhe “pastrim parash”.
Megjithatë, biznesi i tij, i vendosur nën dyshimet se pastronte paratë e kokainës të “Grupit Aruba” në komplekse betoni, vijon të përfitojë lehtësira nga autoritetet shtetërore.
Në 26 Qershor 2026, pra, gjatë kohës që ai qëndron në arrati, Këshilli Teknik në Ministrinë e Turizimit, ka dhënë miratimin që një prej kompanive të tij të vijojë procedurat për lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në zonën e Himarë, në bregdetin e Jugut.
“Boldnews.al” konstatoi se kërkesa e dy kompanive ishte pjesë e rendit të ditës. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), nuk është publikuar informacion nëse ai është pranuar apo refuzuar.
Gjithësesi, në praktikën e Këshillit Kombëtar të Territorit, vendimet e refuzimit publikohen Brenda pak ditësh nga përfundimi i mbledhjeve, ndërkohë që vendimet e miratimit kërkojnë më tepër kohë.
Të dyja kompanitë investitore janë të lidhura me vëllezërit Ilir dhe Kujtim Shtufi.
Shoqëria “ConstructAl” është themeluar në dhjetor të vitit 2024. Ajo është në pronësi të kompanisë “Nova Construction”, me pronar fundor Ilir Shtufin.
Më herët, aksionerë tek shoqëria “Unlimited Construction” kanë qenë Ilir Shtufi dhe Luçiano Koçeku. Ky i fundit konsiderohet si një nga personat kyç në një tjetër rrjet kriminal trafikimi, i konsideruar si “Grupi i Dubait”.
Shoqëria “Unlimited Construction”, e cila është pjesë e investitorëve për “Garden Hills” në Himarë, aktualisht është vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme dhe menaxhohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Në 12 qershor 2026, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi hetimet për një grup criminal që dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kokainë nga Amerika Latine, në drejtim të Europës.
Personazhi kryesor i këtij grupi është vlerësuar Artur Shehu, një vlonjat që jeton prej dy dekadash në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm kishte edhe Luçiano Koçeku.
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme konfirmohet zyrtarisht informacioni i shpërndarë më herët për një takim misterioz të ishullin e Arubas, në Detin e Karaibeve.
Sipas të dhënave që ka siguruar SPAK-u nga autoritetet partnere, rezulton se në takimin në Aruba kanë marrë pjesë personazhe kyç të trafikut të drogës dhe “zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë shqiptare”.
Informacioni hetimor sugjeron që takimi është kryer për të krijuar lehtësirat e nevojshme për pastrimin e parave të kokainës në projekte luksoze ndërtimore në Shqipëri, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare.
Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbuluar raporte të forta mes Luçiano Koçekut dhe Ilir Shtufit, me qëllim pastrimin e parave të drogës në kullat dhe godinat që ndërton kompania “Nova Construction”.
Ilir Shtufi u ndalua nga autoritetet greke në një hotel në Athinë, ndërkohë që ai ka refuzuar të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro qindra apartamente, dyqane dhe poste parkimi, të cilat janë të regjistruara në emër të kompanisë së Ilir Shtufit, “Nova Construction”, nën dyshimin se janë pjesë e skemës së “pastrimit të parave”.
Vetëm pak ditë pas goditjes së “Grupit Aruba”, Prokuroria e Posaçme njoftoi zhvillimet për një tjetër hetim ndaj atij që konsiderohet si “Grupi i Dubait”.
Personazhet kyçe të këtij grupimi, të dyshuar gjithashtu se ka trafikuar tonelata kokaine nga Amerika e Jugut drejt Bashkimit Europian, janë Shpëtim (Salvadore) Aliaj, Eldi Dizdari e Dritan Gjika.
Edhe ky grup akuzohet se ka pastruar paratë e trafikut të drogës në komplekse rezidenciale e hoteliere në Shqipëri.
Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Posaçme ka miratuar, ndër të tjera, caktimin e masës “arrest në shtëpi” për sipërmarrësin Gëzim Ismaili, pronar i “Erald G” shpk, e cila është pjesë e ““Unlimited Construction”, që ka marrë përsipër investimin e “Garden Hills” në Himarë.
Ndërsa, ortaku tjetër i kësaj shoqërie, Kujtim Shtufi, ka qenë subjekt i kontrollit fizik dhe të banesës nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në kuadër të hetimeve për “Grupin e Dubait”.
Këtij grupi iu vendosën nën sekuestro pasuri të shumta, të cilat gjenden në komplekse luksoze në Tiranë, në Gjirin e Lalzit në Durrës, si edhe në Himarë./ Bold News
Të paktën 14 nxënës të shkollës së mesme Petro Nini Luarasi në kryeqytet e gjetën veten të mërkurë...
Në kursin e këmbimit valutor sot, një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe shitet me 82.5 lekë. Euro blihet me 93.3 lekë dhe...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të pashmangshme drejt kufirit të varfërisë ekstreme,...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se në kuadër të koncertit të Kanye West që do të zhvillohet ...
Shqipëria e fitoi betejën për të hyrë në hartën turistike të Mesdheut. Sfida tani është një tjetër...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke favorizuar mot të kthjellët në pjesën më...
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa janë ndaluar edhe para Rrugës së Ambasad...
Pak minuta pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër vendosi zbutjen e masës së sigurisë për ish-zëvendësd...
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e kryeqytetit, ndërsa knë thirrur njëzëri: ...
Një protestuese tha sot se qeveria shqiptare mori 4 milionë euro nga fondi i emergjencës, për koncertin e këngëtarit amerikan Kany...