AKTUALITET

Në “luftë” me çmimet/ Rreziku i një vale të re inflacioni të importuar edhe në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 09:27
Në “luftë” me çmimet/ Rreziku i një vale

Në këto rreth 12 ditët e para të luftës në Lindjen e Mesme, shqiptarët po e blejnë naftën në tregun e pakicës 10 deri në 13% më shtrenjtë krahasuar me periudhën para fillimit të konfliktit. Çmimi i shitjes me pakicë nga 175 lekë për litër ka arritur në nivelet 193 lekë për litër (ndërsa për disa ditë rresht, nafta u tregtua me rreth 200 lekë për litër).

Nëse çmimet e naftës në bursën e Londrës do të arrijnë në 150 USD për fuçi, për shkak të përshkallëzimit, zgjatjes së konfliktit dhe mbajtjes së mbyllur të kanalit të Hormuzit, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve të Shqipërisë, Luigj Aliaj, llogarit se çmimi në tregun e pakicës do të arrijë në rreth 260 lekë për litër. Kjo do të thotë një rritje prej rreth 49% krahasuar me çmimin para fillimit të luftës.

Përveç shtrenjtimit të naftës dhe rritjes së tarifave të transportit, në tregun vendas pritet të ketë edhe rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

Kompanitë importuese dhe paketuesit e produkteve ushqimore paralajmërojnë se, nëse kriza vazhdon, brenda një-dy muajve në tregun e pakicës mund të nisë rritja e çmimeve të ushqimeve.

Sipas tyre, në tregjet e huaja nga ku furnizohen kompanitë shqiptare ka nisur tashmë rritja e çmimeve për vajin e lulediellit dhe për ambalazhin plastik. Kjo lidhet me rritjen e kostove të transportit dhe me pasigurinë e furnitorëve për të garantuar furnizimin, pasi shumë vende, fillimisht po përpiqen të sigurojnë rezervat e tyre.

Për disa produkte është bërë edhe rishikim i kontratave të çmimeve, çka mund të reflektohet në një rritje të mëtejshme të çmimeve në tregun vendas, pas disa muajsh.

“Në tregjet e huaja është vërejtur rritje e çmimeve, sidomos për lëndët plastike që kompanitë importuese i përdorin si lëndë të parë për paketim, si edhe shtrenjtim i vajit të lulediellit.

Pritet që të ketë rritje edhe për produkte të tjera të shportës ushqimore, për të cilat tashmë janë dhënë sinjale nga furnitorët ndërkombëtarë.

Megjithatë, deri tani, kompania nuk ka kryer furnizime të reja, pasi aktualisht po përdorin rezervat ushqimore që mbajnë për çdo produkt. Këto rezerva krijohen për të përballuar situata të mundshme si vonesa në transport, prishje kontratash apo probleme të tjera në furnizim, me qëllim garantimin e vazhdimësisë së mallrave në treg.

Kjo është një praktikë që zbatohet vazhdimisht për të menaxhuar me efikasitet zinxhirin e furnizimit.

Për këtë arsye, në këtë moment nuk pritet rritje e menjëhershme e çmimeve në tregun vendas. Rezervat e produkteve, në varësi të artikullit, mund të mbulojnë nga një deri në dy muaj shitje në treg”, shpjeguan në anonimitet për “Monitor” drejtues të një prej kompanive më të mëdha importuese dhe paketuese e mallrave ushqimorë.

Për ekspertët e ekonomisë, varësia e lartë e ekonomisë nga furnizimet me produkte ushqimore nga importet, qoftë për përpunim, paketim apo konsum direkt, i bëjnë pothuajse të pashmangshme efektet ndaj ndikimeve të jashtme. Sipas tyre, efektet e rritjes së çmimeve të ushqimeve ndërkombëtare pritet të reflektohen shumë shpejt në ekonominë vendase, duke shkaktuar ndikim të menjëhershëm në sektorin e konsumit, por edhe në rritjen e kostove të prodhimit.

Sipas ekspertit të ekonomisë Arben Malaj, rritja e çmimeve të karburanteve dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare pritet të transmetohet gradualisht edhe në ekonominë shqiptare, duke reflektuar efektet e inflacionit të importuar, sidomos për produktet e shportës ushqimore.

Z. Malaj shpjegon se tashmë, ashtu si në krizat e mëparshme, është e vërtetuar që vendet më të prekura nga inflacioni i importuar janë ekonomitë me deficit tregtar, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Patjetër që do të ketë shtrenjtim të ushqimeve, por vala goditëse dhe përmasat e inflacionit të importuar kanë dinamikën e tyre. Është e vërtetuar në analizat e krizave të mëparshme se vendet e vogla me deficite të mëdha tregtare janë viktimat e lehta të inflacioneve të larta të importuara. Ndonëse aktualisht nuk jemi në përmasat e krizave të tjera, situata imponon një monitorim të kujdesshëm nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë”, nënvizon ndër të tjera z. Malaj.

Në vitin 2025, Shqipëria ka importuar një total prej 1.3 milionë tonë ushqimesh, duke shënuar rritje prej 4.3% krahasuar me vitin 2024 sipas të dhënave të INSTAT.

Sasia më e madhe e importeve është regjistruar për grupin “Drithërat”, me një sasi të importuar prej 374.8 mijë tonë, që ka shënuar  rritje prej rreth 12% krahasuar me vitin 2024.

Grupi i dytë me importet më të larta është “Frutat dhe arrat e ngrënshme”, me 69.4 mijë tonë, duke shënuar një rritje prej 9%. Po ashtu, “Zarzavatet e ngrënshme, rrënjët dhe tuberët përkatës” kanë regjistruar import të lartë, me 69.4 mijë tonë, duke u rritur 13.4% krahasuar me vitin 2024.

Në përgjithësi, Shqipëria ka një deficit të lartë tregtar në sektorin e ushqimeve për vitet 2024-2025, pasi importon më shumë se sa eksporton.

Për vitin 2025, Shqipëria ka eksportuar një total prej 504.6 mijë tonë ushqimesh, duke shënuar rritje prej 7% krahasuar me vitin 2024. Grupi kryesor i eksporteve është “Zarzavatet e ngrënshme, rrënjët dhe tuberët përkatës”, që përbën 35% të totalit të eksporteve, me një sasi të eksportuar prej 174.6 mijë tonë. Ky grup ka shënuar  rritje prej 7% krahasuar me vitin 2024.

Grupi i dytë më i madh është “Frutat dhe arrat e ngrënshme”, me 140 mijë tonë, që ka regjistruar një rritje prej 12.4%. Nga ana tjetër, grupi “Pijet, alkoolet dhe uthullat” ka regjistruar një rënie në eksport, me 77.8 mijë tonë, që është 4% më pak se në vitin 2024.

Sa mund të zgjasë kriza energjetike

Për ekspertët e energjisë, përhapja e këtij efekti në ekonomi, pra rritja e çmimeve të karburanteve dhe energjisë që po sjell efekte zinxhir te tarifat e transportit dhe produkteve ushqimore, do të varet kryesisht nga kohëzgjatja e konfliktit dhe niveli i çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Luhatja e çmimeve do të ndjekë ecurinë e luftës në Lindjen e Mesme. Të gjitha konfliktet në vendet prodhuese të naftës shkaktojnë rritje të çmimeve të saj. Në këtë fazë të konfliktit është e vështirë ta parashikosh, si do të zhvillohet ai. Konflikti i parë me Iranin zgjati vetëm 12 ditë, me ndikim të ulët në tregje. Këtë herë tregjet ‘mendojnë’ ndryshe.

Në të njëjtën kohë, presidenti Donald Trump u shpreh se lufta është afër fundit duke shkaktuar menjëherë rënie të çmimeve në nivelin 88 USD/fuçi. Në terma afatmesëm vështirë se lufta do të zgjasë me muaj për shkak se në nëntor 2026 janë zgjedhjet e mes-sezonit dhe me siguri që presidenti Donald Trump do të dojë që gjithçka të ketë përfunduar shumë përpara asaj date.

Por është e sigurt që luhatjet nga dita në ditë do të jenë tepër të mëdha, siç vumë re lëvizjet 20% dhe 10% më datë 9 dhe 10 mars”, shpjegon eksperti i energjisë, Laert Dogjani.

Sipas tij, nafta dhe gazi janë produkt energjie, por dhe lëndë e parë për nënprodukte si plehrat kimikë dhe të tjerë.

“Kjo shkakton rritje zinxhir për shumë sektorë të ekonomisë që pastaj shkakton inflacion, i cili duhet të luftohet me rritje të normës bazë nga Banka Qendrore.

Të gjitha këto mund të shkaktojnë rënie ekonomike dhe stagflacion (inflacion + rënie ose stanjacion ekonomik) në raste krize të naftës nëse nuk adresohen menjëherë”, nënvizon ndër të tjera, z. Dogjani. /Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan