I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- SPAK ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacion ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë. Në vendin tonë u vendosën në pranga 2 persona të cilët dyshohet se janë pjesëtar të një grupi kriminal i cili trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Italisë. SPAK bën me dije se nga ky operacion janë arretuar 25 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët Juljan Kollçaku dhe Maksim Ndoci. Ndërkohë 23 personat e tjerë janë arrestuar në Itali. Sipas reagimit të SPAK arrestimet janë zhvilluar në Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto dhe Liguria.
Mësohet se hetimet ndaj rrjetit kriminal shqiptar u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021. SPAK bën me dije se po atë vit, u krijua ekipi i parë i përbashkët hetimor mes autoriteteve italiane dhe shqiptare ku përmes përgjimeve e shkëmbimeve të informacionit mes organizatave kriminale në SkyECC u bë i mundur finalizimi i operacionit. Më tej bëhet me dije se grupi i strukturuar kriminal ishte aktiv si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane. SPAK thekson se dërgesat e drogës dërgoheshin nga Amerika e Jugut në kontejnerë, përmes porteve italiane dhe në vende të tjera evropiane.
Kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes, ku ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike dhe nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale, për t’i vënë më pas në dispozicion të grupeve kriminale. Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, grupi i strukturuar kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike ose në hapësirat e posaçme të krijuara për këtë qëllim. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro.
Prej dhjetorit të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore të krijuar me autoritetet gjyqësore italiane, konkretisht me Degën Rajonale të Prokurorisë Antimafia, Firence, Itali. Objekti i hetimit të këtij procedimi penal ishte goditja e trafikimit të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt porteve detare italiane, kryesisht atij të Livornos.
Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në datën 05.11.2024 u realizua një operacion i përbashkët ndërkombëtar me pjesëmarrjen edhe të Eurojust. Në datën 05.11.2024 u ekzekutua vendimi për caktimin e masave të sigurimit nga Gjykata e Hetimeve Paraprake të Gjykatës së Firences, për subjekte të krimit të organizuar me shtetësi shqiptare, italiane, rumune, etj. Në total u arrestuan 23 persona në Itali (Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto, Liguria) dhe 2 persona në Shqipëri. Kjo goditje e suksesshme është rezultat i punës së dy skuadrave të përbashkëta të hetimit afatgjatë (JIT), të mbështetura dhe të financuara nga Eurojust.
Hetimet ndaj rrjetit kriminal shqiptar u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021. Po atë vit, u krijua ekipi i parë i përbashkët hetimor (JIT) mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. Hetimet u mbështetën nga përgjimet e shkëmbimeve të informacionit mes organizatave kriminale, të cilat përdornin mjetin e komunikimit të koduar, SkyECC.
Grupi i strukturuar kriminal ishte aktiv si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane. Dërgesat e drogës dërgoheshin nga Amerika e Jugut në kontejnerë, përmes porteve italiane (Livorno, Genova dhe Savona) dhe në vende të tjera evropiane. Kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes, ku ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike dhe nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale, për t’i vënë më pas në dispozicion të grupeve kriminale. Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, grupi i strukturuar kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike ose në hapësirat e posaçme të krijuara për këtë qëllim.
Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë – nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro –si edhe arrestimi në flagrancë i tre prej anëtarëve të këtij grupimi.
Në datë 05.11.2024, me autorizim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nën drejtimin e Prokurorisë e Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka organizuar punën me skuadra, ku bënin pjesë dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfaqësues të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane në Tiranë, përfaqësues të Guardia di Finaza Itali dhe realizoi kryerjen e kontrollit të 18 banesave të personave të dyshuar, një pjesë e mirë rezidentë në Itali por dhe me banim në Shqipëri.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit arrestoi dy nga pjesëmarrësit në këtë grup të sktrukturuar kriminal, shtetasit M.N. dhe J.K. si dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme si psh. Rolex etj, 1 automjet tip Audi RSQ8 i viti 2020 si dhe 3 celularë, ku 2 prejt tyre G Pixel, një armë zjarri pistoletë beretë me 15 fishekë, 3 celularë dhe pajisje të tjera.
Operacione të ngjashme janë duke u zhvilluar në Francë, Rumani dhe në vende të tjera të përfshirë. Prokuroria e Posaçme falenderon Prokurorinë Antimafia të Firences, Itali dhe Guardia Di Finanza për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë kryerjes së hetimeve në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore si dhe Eurojust e Europol që mbeshtetën nevojat për bashkëpunim dhe koordinim ndërkombëtar. Gjithashtu, falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin si gjatë fazës së hetimeve paraprake ashtu edhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit dhe kryerjes së kontrolleve.
Foto ilustruese KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Mësoh&eum...
Foto ilustruese ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Mësohet se arrestimi...
Foto ilustruese GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme në Patra. Mësohet se arrestimi i tij ka ar...
Foto ilustruese TIRANË- Një operacion antidrogë është organizuar në vendin tonë në bashkëpunim me autoritetet ...
Foto ilustruese GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Mësohert se shqipta...
Greiq GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gre...
Foto ilustruese TIRANË- Katër projekte të reja kanë marrë status të investimit strategjik në mbledhjen e fundit të ...
TIRANA- Gruaja e ish-efektivit Erjon Goxhara tenton vetëvrasjen duke konsumuar fostoksinë. Bëhet me dije se bashkëshotja e Goxhar&eum...
Foto ilustruese DURRËS- Një përplasje fizike midis dy të rinjve në lagjen nr. 6 të Durrësit, ka agravuar në perdori...
BRAZIL- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo...