AKTUALITET

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste e Iranit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 08:14

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste e Iranit, si

Ndonëse Shqipëria totalitare ishte kthyer në shtetin më të izoluar në botë, diktatori plak në vilën e tij kishte nge që të preokupohej me ngjarjet në Iran. Si sebep të ca grupeve marksist-leniniste në Teheran, Enver Hoxha i arsyetonte protestat kundër Shahut, ani pse ato e veshën Iranin me xhyben islamike – gjendje që vazhdon sot e kësaj dite. ‘NACIONALE’ sjell një tjetër rrëfim të panjohur mbi ditarin e Enver Hoxhës, shënimet e tij për Iranin, dhe si organizata ‘Peykâr’ dhe fedainët e majtë e quanin veten ‘shqiptarë’, pasi motivoheshin nga Enver Hoxha. Diktatura komuniste në Shqipëri gjatë 45 viteve të sundimit gjakatar, u përfshi në gjithfarë prapësish edhe jashtë kufijve.

Një thagmë e vërtetë del të jetë edhe qëndrimi tejet simpatizues i Tiranës zyrtare për ngjarjet në Teheran, që përftuan rrëzimin e dinastisë Pahlavi. Trazimet e paharrueshme që zgjatën plot një vit – nga 7 janari 1978 deri më 11 shkurt 1979 – fillimisht nisën me protesta, vijuan me greva e mos dëgjueshmëri qytetare dhe kulmuan me përleshje të armatosura në rrugë. Gjithsesi, këto përpjekje në fund u kurorëzuan me rrëzimin e qeverisë së shahut Mohammad Reza Pahlavi, sundimi i të cilit paradoksalisht bënte bashkë modernizimin e thellë të jetës iraniane, qëndrimin properëndimor, por edhe qeverisjen dorëhekurt.

I njohur anetej bote si revolucion (në gjuhën farsi Enqelâb-e Irân), shkurti i 1979-s solli rrëzimin e Shtetit Perandorak të Iranit dhe zëvendësimin e tij me të ashtuquajturën Republikë Islamike të Iranit. Në krye të regjimit teokratik u vu kleriku, Ruhollah Khomeini, i cili kishte qenë në krye të njërit prej fraksioneve rebele. Ai, prej 1964-ës, kishte kaluar një jetë në mërgim, herë në Turqi, herë në Irak, dhe së fundmi në Francë. Pas një referendumi të mbajtur në marsin e po atij viti, qeverisja e re islamike draftoi një Kushtetutë të re.

Pavarësisht disa elementeve sipërfaqësisht liberale, Kushtetuta u ngrit mbi principet dhe vlerat e “një shoqërie ideale islamike”. Ajatollah Khomeini, që e kishte bërë veten si “prijës suprem”, e etabloi konceptin Velayat-e Faqih, që nënkupton sundim fetar të mbështetur në të drejtën islamike shiite.

Diktatori plak, Enver Hoxha, i shtynte ditët me ngjarjet në Iran!

Çuditërisht, ngjarjet në Iran përcilleshin me mjaft interes nga udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha. Në ditarin e tij me shënime mbi Lindjen e Mesme, ai u kushtonte faqe të tëra protestave në Teheran dhe qytete të tjera iraniane. Në një shënim të datës 14 janar të vitit 1979, të titulluar domethënshëm si; “Lavdi popullit iranian”! – ai e niste me fjalë të zgjedhura vlerësimin e tij për popullin e Persisë dhe për “traditat e moçme përparimtare, kulturën e madhe dhe filozofinë e gjerë idealiste”.

Në sytë e Hoxhës, shkrimtarët, poetët, filozofët e shkencëtarët persë e kanë mahnitur botën. “Historia e popullit pers dhe përfaqësuesve të tyre të spikatur është një prej pjesëve më të lavdishme të historisë botërore”, shkruante Hoxha me 71-vjet moshë në supet e tij. Sidoqoftë, ngazëllimi i tij për Persinë zhdavaritej sapo ndërmendte faktin se “në kohën moderne Irani është bërë pre e imperializmit”.

Sipas tij, shah Pahlavi ishte bërë lake i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Amerikanët ishin zotër që sundonin, përvetësuan pjesën më të madhe të naftës dhe e bënin ligjin në Iran.”

Enveri “harronte” Sigurimin, merrej me SAVAK-un!

Pavarësisht se Sigurimi i Shtetit po bënte prej dekadash kërdi në Shqipëri, ku burgjet e kampet e internimit ishin kthyer në peizazhe të rëndomta, Hoxha i jepte vetes të drejtën të merrej me shërbimin inteligjent dhe sigurimin e Pahlavit (SAVAK). “Brenda vendit ai (shahu – v.j.) krijoi SAVAK-un, një armë e pamëshirshme që gjymtonte e vriste këdo që guxonte të kundërshtonte apo, madje të pëshpëriste një fjalë të vetme kundër shahut gjakpirës”, – shkruante Hoxha që, me siguri, ndodhej në ndonjërën prej vilave të tij.

Tutje, ai në ditarin e tij shkëputej nga ngjarjet aktuale dhe merrej me vlerësime edhe për liderët e rinj që po shquheshin në protestat në Iran. “Është fakt dhe duhet të njihet që ky person (ajatollah Khomeini – v.j.) dhe sekti i tij shia, po luajnë rol si faktorë subjektivë në revoltën e popullit iranian, por ai dhe sekti i tij nuk janë assesi e vetmja forcë vendimtare”, -shkruante ai.

“Edhe borgjezia përparimtare iraniane, në të vërtetë borgjezia jofetare ashtu sikurse edhe komunistët dhe atdhetarët e kulluar, janë në krye të këtij revolucioni me tipare borgjezo-demokratike, të cilin mund ta quajmë një revolucion anti-imperialist, slogani i të cilit është ‘Vdekje Shahut!’”. Duke iu gëzuar rrëzimit të regjimit monarkik, Hoxha bënte mashallah se “ja çfarë do të thotë forca kolosale e popullit.”

Këshilla për marksist-leninistët e Teheranit

Megjithatë, seç kishte dofarë shiblash në këto ngjarje që nuk po e kënaqnin tamam guston revolucionare të diktatorit shqiptar. Me një grimasë keqardhje, ai shkruante se Partia Komuniste Marksist-Leniniste, nuk ishte e vetmja në ngjarjet në Iran, pasi kishte edhe forca të tjera përparimtare, demokratike, borgjeze e anti-imperialiste. Për këtë arsye, Hoxha e quante me vend t’i mbushte me këshilla sivëllezërit e tij komunistë në Iran.

“Partia Komuniste Marksist-Leniniste e Iranit, duhet të marrë mësime nga kjo e të shkojë thellë mes njerëzve, të jetë në ballë të situatës, të krijojë lidhje me popullin, me proletariatin, t’ju tregojë atyre fitoret e mëdha të arritura, e të jetë në gjendje të bëjë aleanca me këto elemente, me këta shtretër demokratikë, që morën pjesë gjallërisht në kryengritje, e të përparojë tok me ta nga faza në fazë”.

Evropa komuniste dhe flirti me islamikët iranianë

Ajo çka duket njëmend e çuditshme është qasja tejet paradoksale e një regjimi komunist, kundrejt ngjarjeve që asokohe dhe më vonë u cilësuan si “lëvizje islamike” që e shfytyruan Iranin nga një vend properëndimor, në një regjim teokratik. Me penën e një grupi autorial, libri ‘1989: A Global History of Eastern Europe’ shpalos pikërisht paradoksin sesi disa shtete të Evropës Lindore, u përpoqën ta pajtonin socializmin arabo-islamik, me kulturën socialiste evropiane.

“Shumë regjime në shtetet komuniste të Evropës Lindore, nënvizonin natyrën anti-imperialiste të ndryshimeve në Iran pas 1979-ës, teksa përligjnin lidhje më të afërta ekonomike: në pesë vitet e para pas Revolucionit Islamik, Republika Demokratike Gjermane e rriti dhjetëfish tregtinë me Iranin, kurse Hungaria katërfish.

Në Çekosllovaki, një propagandist i mëshonte asaj se megjithëse Khomeini kishte thënë se Kurani do të ishte ligji më i lartë, nuk do të kishte ‘rikthim në Mesjetë’, siç linte të nënkuptohej shtypi perëndimor: kishte një interpretim modern të Kuranit dhe Revolucioni Islamik, do të ishte ‘unik’ në botën myslimane”, – shkruajnë autorët e librit në fjalë duke shtjelluar qëndrimet e regjimeve komuniste në Evropë.

“Udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha, fillimisht pati shpresa të mëdha në potencialin afatgjatë anti-imperialist e marksist. të Revolucionit Iranian”!

Ironi iraniane: ‘Peykâri’ kishte mentor Enver Hoxhën

Ironikisht, përzierja e ndikimeve islamike e marksiste brenda opozitës iraniane, polli situata tejet të ndërlikuara në shoqërinë e atjeshme. Abdyl Javadzadeh e shpjegon mjaft bukur këtë me librin e tij, që mban titullin “Ironia iraniane: marksistët që bëhen myslimanë”. Ai shkruan se brenda Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit ekzistonte një fraksion marksist, i cili më pas u shkëput prej lëvizjes.

“Ironikisht, shumë prej atyre që iu bashkuan fraksionit marksist, qenë mjaft fetarë dhe vinin nga familje të devotshme. Prandaj, ndarja mes marksistëve dhe myslimanëve brenda muxhahedinëve, shkaktoi edhe dasi brenda familjesh. Bashkëshortë e bashkëshorte, vëllezër e motra, dhe etër e bij, morën anë kundër njëri tjetrit, qoftë për marksizmin, qoftë për islamizmin”!

Sipas këtij studiuesi, kjo më së miri vërehej te muxhahedinët marksistë, që ishin pjesë e organizimit Peykâr (Organizata e Përpjekjes për Emancipimin e Klasës Punëtore). Peykâri, që kishte llojin e vet të veçantë të marksizmit, kalamendej mes Marksizmit dhe Islamit. “Mentori i tij kryesor ideologjik ishte Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ky grup e hidhte poshtë si tipin sovjetik, ashtu edhe varietetin kinez të marksizmit”, – shkruan Javadzadeh.

Fedainët dhe fraksioni shqiptar brenda tyre

Versioni ekstremist i marksizmit të Shqipërisë enveriste, po i bënte për vete edhe një pjesë të fedainëve (nga gjuha farsi fedāyān “i devotshëm”). Në gjashtë muajt e fundit, fedainët i shtuan radhët e tyre me mijëra pasues. Kevan Harris shpalos përvojën e drejtuesit të njërit prej këtyre grupeve që me njëfarë sikleti, pranoi se asokohe ai “i takonte fraksionit shqiptar të Fedāyānëve”!

Po përse vallë një student iranian zgjidhte të rreshtohej me Shqipërinë, e cila asocionte me stalinizmin e Enver Hoxhës? “Pak e hiç kishte të bënte me Shqipërinë dhe më shumë lidhej me rivalitetin mes grupeve radikale, për të pasur të besuar radikalë: ‘Për shkak se ne u shkëputëm nga fraksioni maoist, për të cilin dikush na tha se ishte reaksionar’” shkruan Harris te libri i tij, ‘A Social Revolution Politics and the Welfare State in Iran.’

Sipas po të njëjtit autor, në ditët e fundit të regjimit të shahut në Iran ekzistonte një e majtë e madhe, por e çakërdisur, një grumbull i vogël i nacionalistëve fetarë, si dhe grupe islamiste të tërhequra ose të vëna nën çadrën e udhëheqjes së Khomeinit. / Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë