
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Më herët Piranjat News kanë denoncuar një ndër tenderat që Golemi ka kryer në shkelje. Duke shpallur fitues kompanin pa licencë bëhej fjalë për tender me objekt: “Rikonstruksion i palestrës – Shkolla e Mesme ‘Asim Zeneli’, Baza prodhuese dhe shkolla ‘Drita’.
Fitues, u shpall bashkimi NEWGEN SHPK & JOGI SHPK & BLERIMI SHPK.
Por sapo u shpall fituesi, gara u sinjalizua me “flamur të kuq”: skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues, përfshirë edhe ofertën me vlerën më të ulët. Vlera e ofertës fituese ishte 97.4% e fondit limit, praktikisht “kokë më kokë” me fondin e përcaktuar nga Bashkia e Gjirokastrës. Rastësi? Vështirë të besohet. Në dokumentet standarde të tenderit kërkohej një sërë licencash specifike. Por, sipas verifikimeve të kryera nga Piranjat News, kompania NEWGEN SHPK nuk disponon licencat NP-3/C dhe NS-12/A, pavarësisht se ka marrë përsipër mbi 50% të volumit të punimeve. As kompania JOGI SHPK, sipas kërkimeve në faqen zyrtare Open Corporates, nuk rezulton të disponojë licencat përkatëse. Vetëm kompania BLERIMI SHPK ka disa nga licencat e kërkuara, ndërkohë që licencat e kategorisë NS nuk rezultojnë të regjistruara në sistem.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt12:50
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dih...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Shkurt12:24
U aksidentua për vdekje në Itali, familjarët e Saimir Gjokës: Kërkojmë drejtësi!
"Ne thjesht kërkojmë të vërtetën, ne kërkojmë drejtësi. Vëllai im vdiq në një aksident të tmerrsh&...
AKTUALITET
5 Shkurt11:58
Banorët e tre fshatrave protestë para Bashkisë së Beratit: Na thanë protestoni sa të doni, rruga nuk do të bëhet!
Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit kanë protestuar ditën e sotme (5 shkurt) para Bashkisë.
Shkak është bër&e...
AKTUALITET
5 Shkurt11:59
ODIHR kërkon reformë zgjedhore: Ka probleme me ligjin, nuk është aty ku duhet të jetë
Misioni i ODIHR bën ka bërë thirrje për përmirësimin e ligjit zgjedhor në Shqipëri.
Përfaqësuesi Michel Tar...
AKTUALITET
5 Shkurt11:45
Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente false, arrestohet 55-vjeçari në Kakavijë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj s...
AKTUALITET
5 Shkurt11:28
I pandehur për hakerimin e SPAK-ut, shtyhet seanca për Agim Ismailin
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është ...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Shkurt11:20
“Po grabisin pronat” banorët e fshatit Rrjoll protestë para SPAK: Të ndalen punimet e resortit!
Paraditen e sotme, banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun e Shkodrës e zhvendosën protestën e tyre para SPAK.
Me...
AKTUALITET
5 Shkurt11:07
Vazhdojnë problemet me rrugët/ Rënie gurësh në aksin Kukës-Bushtricë, vështirësohet lëvizja e automjeteve
Për të disatën herë gjatë këtij viti, rrugët në qarkun e Kukësit janë bllokuar si pasojë e shembjeve t&...
AKTUALITET
5 Shkurt10:57
Akuzohet për hakerimin e SPAK-ut, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është ...