
Paraditen e sotme, banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun e Shkodrës e zhvendosën protestën e tyre para SPAK.
Me pankarta në duar dhe thirrjet për drejtësi kërkuan nga Prokuroria e Posaçme të nisë hetimet për resortin që do të ndërtohet në fshatin e tyre, ku pretendojnë se po u zaptohen pronat.
“Resorti turistik do të ndërtohet në pronat tona, kjo gjë na dëmton prandaj kemi besim tek SPAK se do të zgjidhi problemin tonë”, u shpreh një nga banorët.
“Fajin për hedhjen e firmës për lejen e ndërtimit e ka Belinda Balluku”, shtoi një tjetër protestues.
Kujtojmë se zv/kryeministrja Belinda Balluku, ndodhet nën akuzë, e pandehur dhe me masë sigurie nga SPAK dhe GJKKO, për të cilën kërkohet edhe heqja e imunitetit nga parlamenti, për abuzime me detyrën në tenderimet e Tunelit të LLogarasë dhe Unazës së Madhe, pas përgjimeve të siguruara në telefonin e Ervis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së.
Banorët po vijojnë protestën para SPAK, ku po kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë pronat e tyre.
“Kërkojmë të ndalen punimet, kjo është padrejtësi që po na bëhet ne 60 familjeve të fshatit Rrjoll, kërkojmë të vihen para drejtësisë personat përgjegjës për falsifikime dhe zaptim të pronës private”, deklaroi i revoltuar një banor i zonës.
Ata u shprehën se do të vijojnë protestat deri në ndalimin e projektit të cilin e quajtën “grabitje të pronës private”, gjithashtu kërkuan që të lirohen personat e shoqëruar nga policia gjatë protestës së djeshme./Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt11:07
Vazhdojnë problemet me rrugët/ Rënie gurësh në aksin Kukës-Bushtricë, vështirësohet lëvizja e automjeteve
Për të disatën herë gjatë këtij viti, rrugët në qarkun e Kukësit janë bllokuar si pasojë e shembjeve t&...
AKTUALITET
5 Shkurt10:57
Akuzohet për hakerimin e SPAK-ut, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është ...
AKTUALITET
5 Shkurt10:47
I humbur prej disa ditësh, nisin kërkimet në lumin Vjosë për bariun nga Tepelena
65-vjeçari Ylli Dine me origjinë nga Tepelena, vijon të jetë i zhdukur prej tre ditësh tashmë, ndërsa ende nuk ka asnj&eu...
AKTUALITET
5 Shkurt10:37
Banorët e Velipojës protestë para SPAK, kërkojnë ndalimin e punimeve të resortit
Tensionet rreth ndërtimit të një resorti strategjik në zonën e Baks-Rrjollit janë zhvendosur para dyerve të Prokurorisë...
AKTUALITET
5 Shkurt10:38
FOTO/ Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit
Katër anëtarët e familjes shqiptare që shihni në foto janë personat që humbën jetën nga rrjedhja e gazit në ...
AKTUALITET
5 Shkurt10:35
I mori paratë dhe i premtoi se do i bënte punime në banesë, bie në pranga 39-vjeçari në Elbasan
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për mashtrim. Sipas policisë, ai i ka marrë disa herë para nj&...
AKTUALITET
5 Shkurt10:22
Çështja e AKSH-it/ Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-zyrtaren e policisë, Ervina Gjana
Apeli i GJKKO ka pranuar pjesërish kërkesën e zyrtares së policisë, Ervina Gjana, për t’i kthyer disa sende të blloku...
AKTUALITET
5 Shkurt10:23
Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, integrimi dhe infrastruktura kritike janë çështje të sigurisë kombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë demokratë, morën pjesë në Konferen...
AKTUALITET
5 Shkurt10:18
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë. Ngj...
AKTUALITET
5 Shkurt09:51
Mjeku: E vërteta tronditëse për origjinën e koronavirusit dhe vdekja misterioze e shkencëtarit
I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV me Flavio Qarrin, mjeku kardiokirurg Edvin Prifti, një figurë e njohur për ...