AKTUALITET

Në Tiranë nisin Ditët e Kujtesës për viktimat dhe pasojat e diktaturës komuniste

r.ll Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 19:22
Në Tiranë nisin Ditët e Kujtesës për viktimat dhe
foto ilustruese

TIRANË- Në Tiranë, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë po zhvillon një seri tubimesh për Ditët e Kujtesës, ku po diskutohet mbi diktaturën komuniste dhe pasojat e saj në shoqërinë shqiptare. Drejtuesja e këtij Instituti, Jonila Godole, thotë për Zërin e Amerikës, se regjimi komunist shkaktoi shumë viktima të pafajshme, që i bënë qëndresë diktaturës, por kujtesa dhe nderimi për ta nuk është në nivelet e duhura. Në Ditët e Kujtesës është hapur në ish muzeun e diktatorit komunist Enver Hoxha një ekspozitë me portete dhe jetëshkrime të të përndjekurve politikë të atij regjimi.

Edicioni i dhjetë i Ditëve të Kujtesës, organizuar nga IDMC-ja, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, (KAS), është një platformë e rëndësishme për dialogun mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri.

Edhe pse kanë kaluar afro tre dekada e gjysmë nga rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha në qendër të Tiranës dhe shpalljes së pluralizmit politik, studiuesit pohojnë se viktimat e atij regjimi ende nuk po nderohen me dinjitet dhe harresa e qëllimshme për krimet e diktaturës ka punuar më fort se sa kujtesa e shoqërisë për pasojat e atij sistemi.

“Megjithë punën që kemi bërë në këto dhjetë vite në fushën e kujtesës, ne ende nuk ia dolëm që të kemi një Ditë Kujtese, që të përkujtojë viktimat dhe qëndresën ndaj diktaturës, dhe asnjë memorial në qendër të Tiranës. Për sa i përket muzealizimit, edhe pse janë ndërmarrë disa hapa positive, gjithësesi, gjithë investimi është bërë në vendet, ku kanë qenë persekutorët dhe jo të persekutuarit, pra jo në vendet e vuajtjes”, thotë për Zërin e Amerikës, drejtuesja e Institutit, Jonila Godole.

IDMC-ja zhvilloi sot një konferencë ndërkombëtare mbi muzealizimin e kujtesës, ruajtjen e historisë dhe saktësimin e saj me dëshmi dhe dokumenta të viktimave të diktaturës.

“A është vërtet kaq e lehtë të harrohen ato që ndodhën? Kjo harresë duket se është një sjellje e memories kolektive për ta fshirë të kaluarën. Por për fat të eq, harresa sjell përsëritje, ose rreziun e përsëritjes”, thotë Luigj Ndou, përfaqësues i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur për Prishtinën dhe Tiranën.

Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe mediat, Frederika Hanotier tha se kultura e kujtesës është një nga cilësitë më të rëndësishme të shoqërive, sidomos atyre në tranzicion, që ka nevojë të mbështetet.

“BE mbetet shumë e angazhuar të mbështesë Shqipërisë dhe është përkrah saj në përpjekjet për të mos harruar pasojat e të kaluarës, sepse kjo qëndron në thelbin e zhvillimeve demokratike. Këto nisma forcojnë lidhjet mes BE-së dhe Shqipërisë, që ndajnë të njëjtat vlera dhe janë të angazhuara për drejtësi. Angazhimi për kujtesën është angazhimi për drejtësi, shtet të së drejtës dhe për demokraci", thotë zonja Hanotier.

Ndërsa zonja Godole thotë se kampi i Tepelenës, burgu i Spaçit, i Qafë Barit etj., tashmë janë kthyer në rrënoja dhe është shumë më e e vështirë dhe më e kushtueshme si investime se sa më parë për t’i kthyer ato në qendra muzeale dhe edukuese për brezin e ri mbi diktaturën dhe pasojat e saj, por gjithësesi një mission për t’u vazhduar.

“Imagjinoni, kur të mos kemi më as dëshmitarët e kohës, të cilët po ndahen ditë për ditë nga jeta, kur të mos kemi as vendet e kujtesës, ku ata vuajtën dënimet e padrejta të tyre, atëherë se kush mund të vijë dhe të krijojë një narrativë të re se çfarë ishte diktatura, se çfarë ndodhi aty, dhe jam e sigurtë që nuk do të jetë më ajo që ishte, ajo që ne kemi përjetuar, ajo që vërtet ka lënë pasoja deri më sot këtu”, thotë zonja Godole.

Folësit theksuan se mësimet nga e kaluara komuniste e ndihmojnë Shqipërinë për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe të drejtë, bashkë me besimin që mesazhet nga koha e diktaturës të mos harrohen, nëse brezat e sotëm dhe të ardhmes, duan të jetojnë në një shoqëri që bazohet në vlerat europiane, të drejta të njeriut dhe llogaridhënie.

“Sfida kryesore për të cilën Autoriteti ndihmon është rishqyrtimi i historisë. Nga burimet e vjetra ishte krijuar një narativë e ngurtë. Tashmë duke patur burime të reja, duke patur edhe dëshmitë rreth tryezës nga personat, për të cilët ishte tabu dalja në publik, por ishte vetëm përbaltja për ta e jo zëri i tyre i dëgjuar, krijohet një historiografi e re, e cila dita ditës po sjell fakte, teza, qasje të reja”, thotë Genta Sula, drejtuese e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Ditën e parë të Kujtesës u çel në mjediset e Piramidës, ish muzeu i diktatorit Enver Hoxha. ekspozita fotografike “Rrugëtime të Papritura të Jetës” me portrete dhe histori të ish-të përndjekurve politikë.

Gjatë këtyre ditëve po publikohen libra dhe filma dokumentarë mbi dikaturën në Shqipëri dhe vende të tjera, vizita në muzeume dhe tubime me të rinj./VOA

ditet e kujteses per viktimat e diktatures

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan