Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Nëse jeni një biznes dhe keni një detyrim tatimor të papaguar dhe ndërkohë zotëroni një makinë, tatimet mund t’jua sekuestrojnë atë, si pjesë e procesit për mbledhjen me forcë të detyrimeve. Edhe nëse jeni individ dhe keni detyrime tatimore të pashlyera (psh tatimi shtesë që të dypëpunësuarit i shfaqet në sistem kur deklaron të ardhurat personale në datën 31 mars të çdo viti) apo tatim mbi të ardhurat nga qiraja etj, sërish tatimet do të mund t’ju bllokojnë makinën që keni në pronësi.
Edhe nëse doni të blini një makinë, duhet të tregojni kujdes dhe të verifikoni statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes. Një marrëveshje e re e nënshkruar mes Administratës Tatimore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të mundësojë integrimin e sistemeve për kërkimin në kohë reale të të dhënave mbi mjetet në pronësi të tatimpaguesve, sipas një njoftimi zyrtar të tatimeve.
Ky zhvillim do t’i japë Administratës Tatimore akses të menjëhershëm në informacionin mbi mjetet e regjistruara, që do të mundësojë monitorimin e të dhënave në kohë reale, me qëllim mbledhjen e borxheve tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor sqaron se risia e marrëveshjes është aksesi në kohë reale në sistem për të dhënat e mjeteve që disponojnë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të papaguara. Edhe para nënshkrimit të marrëveshjes administrata tatimore kishte të drejtën e vendosjes së titullit ekzekutiv për mjetet e debitorëve, por të dhënat mes dy institucioneve tatimeve dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor kryheshin nëpërmjet shkresave. Pra tatimet nëse një tatimpagues dispononte mjet, apo edhe për të dhënat e mjetit përfshirë markën apo vlerën dërgonin shkresë DPTSHRR, që më pas i kthehej përgjigje brenda 1 apo 2 javëve.
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin në afat detyrimet e tyre tatimore, në të kundërt, do të ndërmerren masa sigurimi mbi mjetet në pronësi të tatimpaguesve debitorë.
“Administrata Tatimore ka përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga ku është zbatuar kërkimi i të dhënave mbi mjetet e tatimpaguesve në kohë reale në sistemin tatimor.
Të gjithë tatimpaguesit në zbatim të legjislacionit në fuqi duhet të përmbushin në afat të gjitha detyrimet tatimore, pasi në të kundërt Administrata Tatimore do të vendosë masa të sigurimit mbi mjetet dhe do të zbatojë të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione shit-blerjeje për mjete të përdorura, të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.
Çdo mjet që është në pronësi të një tatimpaguesi debitor (pra që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit) mund të jetë subjekt i masave të sigurimit, si bllokim apo sekuestrim nga AT. Në raste të tilla sipas administratës tatimore transaksioni i shitjes mund të rezultojë i pavlefshëm.
“Kujdes! AT ju bën thirrje tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimore në mënyrë vullnetare dhe të mos tjetërsojnë pasuritë e tyre për të shmangur këto detyrime!
Çdo subjekt që hyn në transaksione shit-blerje të mjeteve, duhet të sigurohet që mjetet objekt transaksioni nuk i përkasin tatimpaguesve debitorë. Çdo akt i nënshkruar në keqbesim ndërmjet palëve me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj Administratës Tatimore do të sjellë pasoja ligjore për pavlefshmëri”, thuhet në njoftim./ Monitor
TIRANË- Të dhënat zyrtar tregojnë se aksidentet rrugore pësuan një rënie në prill 2025 në raport më të ...
VATIKAN- Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion për goditjen e një skeme kontrabandimi cigaresh. Sipas raportimeve, n&...
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të urës së Dajlanit në Durrës. M&e...
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim lidhur me helmimin e disa fëmijëve në n...
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të mos e pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili njihet ndryshe në Fier si &l...
foto ilustruese TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender më vlerë 5 milionë euro për të rindërtuar ...
pajtime fetahu, suel cela TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-gjyqtares, Pajtime Fetahu. Kjo...
foto ilustruese ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë pasi u kapën më lëndë narkotike n&eum...
MALIQ- 15-vjeçari i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari pas një konflikti për motive të dobëta ka dhën&e...