Pagat e magjistratëve, reagon Prokuroria e Përgjithshme kundër projektligjit: Krijon diferenca të pajustifikuara
Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë sot Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me projektligjin për...
Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë sot Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me projektligjin për...
Ish-kryeministri e ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë dënuar me nj...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë,...
Komisioni Evropian do të propozojë krijimin e një mekanizmi të ri emergjent për të përballuar flukset e papritura dhe masiv...
Pas vendimit të sotëm në Hagë, ka reaguar edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi. Në një status të publikuar n&...
Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosov&eu...
Bashkimi Evropian ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çl...
Pas vendimit në Gjykatën Speciale, turma që gjendej në sheshet e Prishtinës është nisur drejt selisë së EULEX-it,...
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur kritika të...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtris&e...

Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. Burimet nga Ministria e Ekonomisë pohuan se qeveria po shpërndan një fond total që luhatet midis 8 dhe 9 milionë eurove në muaj në formën e bonuseve direkte.
Sipas rregullave të reja, përfituesit që marrin pension të pjesshëm ose që kanë një nivel të ardhurash deri në 22 mijë lekë në muaj, po përfitojnë një shtesë prej 800 lekësh çdo muaj. Ndërkohë, mbështetja rritet për ata që kanë një pension të plotë, por që gjithsesi mbetet nën kufirin e 40 mijë lekëve merr një bonus më të lartë, i cili arrin deri në 1800 lekë në muaj.
Ky mekanizëm është konceptuar si një formë rishpërndarjeje mujore për të amortizuar efektet e inflacionit, duke u fokusuar kryesisht te pensionet e ulëta dhe ato mesatare që ndodhen poshtë pragut kritik të konsumit.
Kjo nismë synon të lehtësojë koston e jetesës për kategoritë më vulnerabil, duke shpërndarë ndihmën në mënyrë të përshkallëzuar sipas nivelit të të ardhurave mujore që përfitojnë aktualisht të moshuarit.
Megjithatë gjendja e pensionistëve në Shqipëri mbetet një sfidë pasi rritja e kostove të jetesës po ecën me hapa shumë më të shpejtë se indeksimi i të ardhurave. Për një pjesë të madhe të të moshuarve, ky bonus nuk mundëson mbylljen e muajit pa mbështetje nga familjarët, pasi llogaritet se pensioni mesatar në vend mbulon vetëm rreth 30% të shpenzimeve reale mujore, sipas përllogaritjeve te organizatave ndërkombëtarë
Ndërkohë që Shqipëria sapo ka nisur zbatimin e një skeme bonusesh prej 800 deri në 1800 lekë (përafërsisht 8–18 euro) me pension mesatar rreth 200 euro në muaj, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po aplikojnë politika me agresive në këtë drejtim.
Pensioni mesatar në Serbi pritet të arrijë në rreth 488 euro brenda vitit 2026, pas rritjeve të njëpasnjëshme dyshifrore, sipas burimeve zyrtare. Mali i Zi ka vendosur tashmë një dysheme mjaft të lartë për pensionin minimal, rreth 450 euro, duke u shkëputur ndjeshëm nga mesatarja rajonale.
Pensionistët me të ardhura të ulëta detyrohen të bëjnë zgjedhje të vështira mes ushqimit dhe medikamenteve. Mjekët pohojnë se shumë të moshuar i ndërpresin kurat për sëmundje kronike për të kursyer, çka çon në urgjenca mjekësore më të kushtueshme për shtetin.
Në kushtet kur pensioni nuk mjafton, barra financiare transferohet te fëmijët dhe familjarët. Paratë që mund të investoheshin për edukimin e fëmijëve apo zhvillimin e bizneseve, shkojnë për të plotësuar nevojat jetike të prindërve të moshuar.
Trajtimi i dobët financiar i pensionistëve ndikon edhe rritjen e informalitetit. Punonjësit aktuale kur shohin se kontributet e derdhura ndër vite nuk garantojnë një pleqëri të denjë, zgjedhin të mos paguajnë sigurime shoqërore, duke e futur vetën në skemën e pensioneve në pasiguri afatgjatë./Monitor
Vijojnë goditjet kundër krimeve në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes. Arrestohet një shtetas që shiste Kokainë dhe...
Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare sot mbështetet më shumë te kapitali dhe më pak te puna. Analizat e Bankës së Shqip&...
Të dhënat më të fundit të sapopublikuara mbi indeksin e çmimeve konfirmojnë atë që qytetarët po e ndjejn&e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 95.3...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranë...
Aritja duket se i ka lodhur pacientët, veçanërisht ata që janë në kushtet kur e vetmja zgjidhje është operacioni, asnj...
Emisioni PLUG e nisi emisionin për të treguar se paratë e IPARDI-t, që do të duhet të shkonin për fermerët e Divjak&eu...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos iu përgjigjur thirrjes së...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi t&eu...
Një incident është shënuar në Korçë, ku një e moshuar raportohet se është rrëzuar nga shkallët e n...