National Geographic: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit!
Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë ...
Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë ...
Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me një sërë personalitetesh italiane, ku i ka pritur në zyrën e tij në selin&...
Një shekull më parë, flamingot amerikane u gjuajtën pothuajse deri në zhdukje në Florida gjatë periudhës së tregt...
Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar sk...
Presidenti ekuadoras Daniel Noboa njoftoi të enjten një ulje prej 20% të çmimit të birrës, pijes alkoolike më popullore n...
Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i godi...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në...
SHBA-ja bëri një nisje ideale të Kupës së Botës FIFA 2026 në shtëpi, duke dominuar Paraguain 4-1 në Los Angeles p...
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të hyrë në Shtet...
Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid dhe i kombëtares së Brazilit, Marcelo, është përfshirë pa dashje në incidente...

Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i goditur nga SPAK, kanë kryer takime të shpeshta në harkun kohor 2018 -2021, për të koordinuar veprimet për trafikun e drogës, por dhe mënyrat për të investuar në Shqipëri.
“Artur Shehu, merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Në këto takime, ndër të tjera dhe në shkallë të ndryshme pjesëmarrje, marrin pjesë shtetasit Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai, Pëllumb Petritaj”, thuhet në dokumentat e Prokurorisë së Posaçme.
Në disa takime në Majorka në vitin 2019, kanë marrë pjesë Bashkim Osmani, nga Kosova dhe Adrian Rama i shoqëruar nga Elton Memeti, Toni Lipaj, Artur Shehu, Arben Ismailaj, Klodjan Jahja, Bujar Shehaj e disa të tjerëve.
Këto takime janë kryer para operacionit të trafikut të drogës që ndodhi në Barcelonë në janar 2020 ku u sekuestruan 441 kg kokainë dhe ku u arrestua kushëriri i Alfredo Hamzait.
Ndërsa në Monako, takimi kishte si qëllim koordinimin e trafikimit të kokainës nga Surinami në Evropë. Adrian Rama rezulton të ketë qenë sërish i shoqëruar nga Elton Memeti, ndërsa pjesë e bisedimeve ka qenë dhe Artur Shehu, Arben Ismailaj dhe Alfredo Hamzai. Erjon Rama po ashtu, ka qenë në Monako, ndërsa është identifikuar brenda një automjeti, së bashku me Artur Shehu dhe vëllain Adrian Rama. Të tre kanë udhëtuar më pas drejt ishullit të Majorkës.
Sipas të dhënave të mbërritura nga autoritetet belge, dy takime të tjera të zhvilluara gjatë vitit 2019 kanë patur në fokus, investimet në pasuri të paluajtshme të parave që siguroheshin nga narkotrafiku.
Në Antverp të Belgjikës, midis 12 dhe 14 shkurtit 2019, janë takuar Adrian Rama, Elton Memeti, Arben Ismailaj dhe Alfredo Hamazai. Ata dyshohet se u transportuan nga Zaventem në Antverp, me një automjet Ford Kuga të Indrit Kulajt.
Ndërsa më herët, nga 24 deri 31 janar 2019, Arben Ismailaj, Elton Memeti, Adrian Rama, Artur Shehu dhe Bujar Shehaj, sipas dosjes ''kanë qëndruar në ishullin e Arubas (Antilet holandeze)''. Dokumentat nga autoritetet belge, të permendur nga SPAK flasin për “të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me përfaqësues funksionarë të lartë shtetërore të shtetit shqiptar në Aruba”, apo se “sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e autoriteteve politike”.
Ngjashëm, të njejtat të dhëna kishin qenë pjesë edhe një hetimi të zhvilluar nga autoritetet italiane, por që ishte mbyllur për mungesë provash. Edhe në dosjen e SPAK-ut, nuk jepet asnjë tjetër detaj, që të provojë, krahas emrave të trafikantëve që përmenden, pjesmarrjen apo identifikimin e funksionarëve.
Sipas autoriteteve belge, Artur Shehu ka një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës. “Duket qartë se Artur Shehu mban një pozicion drejtues brenda organizatës. Kjo për shkak se ai është në kontakt të drejtpërdrejtë me Alfred Hamzain dhe duket se e ka takuar atë në Antverp, Belgjikë, më 12 shkurt 2019, gjatë një takimi me Arben Ismailajn, Adrian Ramën dhe Elton Memetin. Ai udhëton nëpër botë për të marrë pjesë në takime për të organizuar trafikimin. Shehu duket plotësisht i vetëdijshëm për investimet në pasuri të paluajtshme, por është qartësisht i lidhur me trafikimin e kokainës, me shumë mundësi duke mbikëqyrur rrjetin”, vlerësojnë hetuesit belgë.
Sipas SPAK, grupi vepronte në disa faza për realizimin e pastrimit të parave.
Faza e parë, e njohur si ajo e “vendosjes” përfshin transferim, transportim të të ardhurave apo nëpërmjet sistemeve alternative, si sistemi ‘hawala’.
Më pas ishte investimi në blerje të pasurive të paluajtshme, duke fshehur veprimet e kryera apo pronësinë me qëllim shmangien e justifikimit të burimit të ligjshëm; apo vështirësimin e gjurmimit të pasurisë, përmes falsifikimit të dokumentave të përfitimit të pronësisë duke krijuar pronësi të pavërtetë ose duke shtuar sipërfaqet e pronësisë, apo copëzimet e shumta të tyre dhe më pas tjetërsimet e tyre, duke shmangur dhe shkëputur lidhjen ndërmjet përfituesit fillestar (personit) në emër të të cilit regjistrohen pronat dhe përfituesit fundor të tyre që janë personat nën hetim.
Sipas hetimeve, faza finale ishte dhënia e trojeve të përfituara në këto forma, subjekteve zhvillues ndërtues, në marrëveshje ndërmjet tyre, duke intregruar dhe përzier në këtë mënyrë të ardhurat e paligjshme me ato të ligjshme, në disa raste në dijeni të plotë të subjekteve ndërtues. SPAK thotë se “një modus operandi i tillë është konstatuar edhe me veprimet e kryera nga grupet kriminale që kanë vepruar në zonën e Palasë, Himarë, apo Dhërmi Vlorë, apo Tiranë”.
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në...
Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me dëmtime n&eu...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranë...
Një koncert i zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës me këngëtarin Ylli Limani, ësht&e...
Qyetarët po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: “O Erion o legen, prit...
Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama është e mbushur edhe me elementë të fuqishëm simbolikë. Sot protestuesit sol...
Pas mbylljes së fjalimeve protestuesit kanë nisur marshmin ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre gjatë 12-ditëve....
Në protestën e ditës së 13-të ku sheshi gëloi nga mijëra qytetarë shqiptarë që kërkuan rrëzimin e si...
Një qytetar që është i pranishëm në protestën kundër qeverisë iu kërkoi pjesëmarrësve që t&rsqu...
Në tubimin e 13-të në kryeqytet shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit, ndërsa shprehen të vendosur se do të ...