Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Në kulmin e krizës energjetike, në mesin e viteve ´90, teksa furnizimi me energji elektrike ndërpritej për periudha të zgjatura, një qeveritar i rangut të lartë i atëhershëm, duke justifikuar krizën energjetike për radion “Zëri i Amerikës”, u shpreh ndër të tjera se shqiptarët nuk e kanë luksin të ngrohen me energji elektrike.
Ishin kohë transformimi, ku shumëkush po përshtatej me zhvillimet e vrullshme të pas ’90-s dhe faji për mosfurnizimin me energji elektrike, u gjet te “luksi” i qytetarëve.
Vitet shkuan, vendi kaloi në procese ndryshimi të vazhdueshëm, qytetarët evoluuan, po mentaliteti i qeverisjes, sidomos në periudhë krizash e problemesh të mëdha, nuk ndryshoi shumë.
Në një kohë më të afërt, në kulmin e rritjes së çmimeve të energjisë pas konfliktit në Ukrainë, një ministre e Ekonomisë këshillonte qytetarët të mendoheshin mirë përpara se të hapnin frigoriferin. Një këshillë që, në dukje, synonte kursimin, por në thelb transferonte sërish përgjegjësinë te konsumatori, sikur problemi të ishte te dera e frigoriferit dhe jo te politikat energjetike apo mungesa e ndërhyrjes në kohë.
Në të njëjtën linjë, qytetarëve u është sugjeruar edhe të mos përdorin automjetin për lëvizje të vogla, si për shembull për të blerë cigare, apo që ecja ju bën mirë për shëndetin. Këshilla në vetvete mund të tingëllojë e arsyeshme, por bëhet ironike në një realitet ku transporti publik mbetet i kufizuar, pothuajse vetëm në autobusë dhe alternativat janë minimale.
Apo kur qytetet janë ndërtuar në mënyrë të tillë (pa gjelbërim, pa trotuare të niveluara apo me hapësirë, me gropa apo pllaka që lëvizin) që i bën të papërshtatshme për qarkullim me këmbë, pa menduar rrezikshmërinë që paraqesin për prindërit me karroca fëmijësh apo të moshuarit.
Shqiptarët ndërkohë janë ndër përdoruesit më të mëdhenj të transportit publik në Europë, edhe pse kanë shumë pak alternativa të transportit.
Këto episode me gati 30 vjet largësi mes tyre nuk janë të rastësishme. Ato janë pjesë e një modeli të përsëritur ndër vite, ku qeveritë, në vend që të marrin përgjegjësi për politikat dhe rezultatet, për mosmenaxhimin sistematik të përditshëm apo strategjik të punëve të shtetit parapëlqejnë të japin “këshilla” për qytetarët, duke e zhvendosur barrën e dështimeve dhe mosveprimit nga institucionet tek individi apo biznesi.
Nga “mos u ngrohni me energji elektrike” te “mos hapni frigoriferin”, narrativa mbetet e njëjtë: problemi nuk është menaxhimi ynë (pra i qeveritarëve), por sjellja juaj.
Sot, në një kontekst të ri krizash dhe çmimesh të larta, kjo qasje duket edhe më e theksuar. Shqipëria vazhdon të ketë ndër çmimet më të larta të karburanteve në rajon, kryesisht për shkak të nivelit të lartë të taksave.
Megjithatë, pavarësisht kësaj barre, ndërhyrjet për ta lehtësuar situatën, pas shtrenjtimit që erdhi nga kriza në Lindjen e Mesme, ku çmimet janë rritur me 25-30%, kanë qenë minimale.
Edhe instrumente si Bordi i Transparencës, i rikthyer në një formë të re, rezultuan problematikë që në nisje, duke u tërhequr (pa turp) pa kaluar as 24 orë nga ulja e çmimit në mbledhjen e parë pompoze që bëri dhe duke e rritur më pas sërish, në ditën që u shtrenjtua çmimi dhe në bursë (reagimi nuk është kaq i shpejtë në ulje).
Ndërkohë, qeveria nuk ka pranuar të heqë apo të ulë taksa të rëndësishme, si ajo e qarkullimit mbi naftën, nga e cila vetëm në vitin 2025 janë arkëtuar rreth 250 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë pothuajse dyfishin e taksave për litër krahasuar me vendet e rajonit dhe për ironi, këta të fundit e kanë lehtësuar më shumë barrën fiskale.
Në këtë realitet, nuk do të ishte çudi që në ditët në vijim të dëgjojmë ndonjë këshillë të re “të çmuar”.
Në një vend ku papërgjegjshmëria mbulohet me propagandë, madje të mbështetur me fonde të konsiderueshme, “këshilla” të tilla nuk kanë tipar orientues, edukues apo këshillues, por janë thjesht instrumente justifikimi, madje arrogant.
Ironia është se, ndërsa qytetarëve u kërkohet të kursejnë, të sakrifikojnë dhe të përshtaten, shteti vazhdon të mbledhë më shumë, pa reflektuar mbi barrën që transferon. Dhe kështu, cikli vazhdon: politika të dobëta, përgjegjësi e shmangur dhe “këshilla” gjithnjë e më kreative.
Siç do të thoshte George Orwell: “Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën bëhet akt revolucionar”. Në rastin tonë, ndoshta e vërteta është më e thjeshtë: qytetarët nuk kanë nevojë për këshilla se si të jetojnë me më pak, por për politika që u japin mundësi të jetojnë më mirë./ Monitor
Policia e Korçës thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasin O. Z., 38 vjeç, banues në fshatin Neviçisht. Ky sht...
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier-Shegan, ku një motoçikletë u përplas me një mjet tip Volkswag...
27-vjeçari Kelmend Beqaj, i cili ishte shpallur në kërkim për ‘vrasje me dashje’ të mbetur në tentativë dhe &ls...
Sipas një investigimi të “The Sun” çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar dënohen me burg rreth pesë ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera në k...
Ministria Jashtme paralajmëron qytetarët për një faqe mashtruese që ofron informacion për vizat shqiptare. Faqja e rreme ësht...
Zhvillimi i maratonës së vrapit ka shkaktuar bllokim total të qarkullimit në rrugën kryesore të Beratit ditën e sotme. Sipas...
Gjatë një kontrolli rutinë të trafikut rrugor të kryer nga karabinierët e Aprilia, një 30-vjeçar me origjinë shqi...
Në brigjet e detit Jon, nga Vlora në Sarandë e deri në Kepin e Stillos, lundrimet turistike janë kthyer në një pjesë t&e...
Për Gjykatën e Tiranës, kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, Rigers Sheqeri, &...