AKTUALITET

Nga sherri për pronën te qiratë, kalvari i gjyqeve që përfundoi me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 21:12
Nga sherri për pronën te qiratë, kalvari i gjyqeve që

Godina në këto pamje, e njohur si ish-Shkolla e Rezervave në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, është “molla e sherrit” që të hënën kulmoi me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit në kryeqytet.

Prej vitit 1992 godina është populluar nga 32 familje që kishin statusin e të pastrehëve, apo të të persekutuarve politikë. Një vit më vonë, në 1993 godinës i doli pronari. Një vendim i Komisionit të Kthimit të Pronave njohu si trashëgimtar të ish-pronarëve, Gjon Shkambin, duke i dhënë atij të drejtën e parablerjes, vendim të cilin mundi ta konfirmojë në vitet në vijim edhe në Gjykatën e Shkodrës.

Pas pretedimeve të blerjes së pronës nga Ministria e Financave, Shkambi u investua përmes përmbarimit për të boshatisur atë që e pretendonte pronën të tij, ndërsa hasi në kundërshtinë e familjeve, që goditën në gjykatë urdhrat e ekzekutimit. Beteja e nisur mes dy palëve nuk ka përfunduar as sot.

Vendimi i së hënës në Apel i shpallur nga gjyqtari Kalaja ishte vetëm një episod i kalvarit gjyqësor më shumë se 20 vjeçar, kalvar, që gjatë rrugës u pasurua me padi të tjera, me kundërshti  mbi gjobat e përmbarimit, e tek qiratë e kërkuara nga Gjon Shkambi prej secilit prej familjarëve.

Të hënën e kësaj jave në Apel nga gjyqtari Kalaja Shkambi kërkonte që të linte në fuqi disa gjoba prej gati 50 mijë lekë të vendosura nga përmbarimit drejt familjeve në godinën e pretenduar prej tij, gjobë që ishte shfuqizuar nga Gjykata e Shkodrës në korrik 2024. Vendim i shpallur nuk ishte ai që kërkonte Shkambi.

Nga ana tjetër, në lidhje me pretendimet mbi godinën 3-katëshe vetëm në Gjykatën e Lartë Gjon Shkambi është palë në 10 çështje gjyqësore, 4 nga të cilat janë ende në pritje të gjykimit dhe ku palë kundërshtare janë familjet e godinës.

Sipas vendimeve gjyqësore të siguruara nga A2, vetëm gjatë vitit 2025, Gjon Shkambi i është drejtuar dy herë Gjykatës së Lartë, duke pretenduar se po i shkelet afati i arsyeshëm i shqyrtimit të rekursve të tij në këtë gjykatë. Në një prej tyre, Shkambi i ka thënë Gjykatës së Lartë se kishte bërë një rekurs në maj 2018 dhe se kur kishin kaluar 6 vite e 7 muaj, çështja ende nuk ishte marrë në shqyrtim nga kjo gjykatë.

Në rekursin e pagjykuar, Shkambi kërkonte detyrimin e banorëve për t’i paguar atij një qira prej 20 mijë lekësh në muaj nga shkurti i vitit 2013 deri në ekzekutimin e vendimit. “Zvarrimi i gjykimit ka sjellë pasoja për mua, pasi personat e paditur vazhdojnë të mbajnë në posedim pasurinë time”, pretendonte Shkambi.

Në vendimin e 18 shkurtit 2025 Gjykata e Larte rrëzonte pretendimet e tij për shkelje të afateve, duke e arsyetuar vonesën e shqyrtimit, me ngarkesën e krijuar për shkak të shkarkimeve nga vetingu dhe me faktin se Gjykata po shqyrtonte çështjet në rend kronologjik dhe rekursit të tij ende s’i kishte ardhur radha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan