Protestë madhështore për Zvërnecin/ Qytetarët shpalosin mes bulevardit pesë kërkesat për qeverinë
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, ambasadori John Bolton, ka dhënë një intervistë për gazetarin Robert Papa. I shqetësuar për vdekjen në kampin e MEK, ai theksoi se nuk “ duhet të largoheni nga shikimi amerikan se ndryshe është vështirët që të ktheheni te vëmendja e atyre që kanë fuqi pushteti, si Kosova edhe Shqipëria.
Po ashtu ai ka folur edhe për largimin pas mbarimit të mandatit të ambasadores Yuri Kim, dhe marrëdhënien që Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë me SHBA.
Robert Papa: Departamenti po i bën presion Kosovës dhe Kurtit dhe ai nuk po i dëgjon. A po ndryshojnë politikat e Departamentit Amerikan ndaj Kosovës?
Ambasador Xhon Bolton: Kanë qenë politikat e Obamës, tani të Bidenit që zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë t’ia lenë tani francezëve dhe gjermanëve për të ulur përfshirjen amerikane. Në kohën time ata (franko- gjermanet” nuk kishin bërë shumë, dhe po të mos kishin ndërhyrë ne, rreziku i destabilitetit atje do ishte rritur. Kësisoj , është gabim të shkojmë te pozicionet e hershme, por ne duhet te inkurajojmë palët të flasin mes tyre. Kur ke ndërmjetësa nga jashtë, e bën punën më të vështirë.
Robert Papa: Duket se BE por edhe Amerika mund të venë sanksione. A është e drejtë?
Ambasador Xhon Bolton: Nuk mendoj se duhen sanksione. Është një mosmarrëveshje mjaftë e ndërlikuar, vështirë ta kuptojnë të huajt, të paktën ata tej atlantikut. I vështrojnë palët për marrëveshje, bëhet më keq kur njëra palë mendon se penalizohet, duke parë interesin vetjak. Sanksionet nuk çojnë te zgjidhja por e stërzgjasin krizën. Kjo nuk është në interesin e palëve dhe stabilitetit në rajon. Amerika nuk ikën prej Kosovës.
Robert Papa: Kur ikët nga Afganistani, shqiptarët u trembën. A mund të largoheni nga Kosova?
Ambasador Xhon Bolton: Jo. Situatat janë shumë ndryshe. Çështja e Kosovës është që të mbajë ndaj saj vëmendjen amerikane. Ka shqetësime për Ukrainën dhe Kinën, por duhet të ketë shqetësime për Amerikën edhe në Europë. Ka qene themel i politikës sonë të jashtme qysh me 1945 edhe në kohët më të këqija të Luftës së Ftohtë. Nuk ka asnjë arsye për ne që të kthejmë kurrizin ndaj Kosovës, që të mos krijojmë problem si Afganistani.
Robert Papa: Ç’ka është ndryshimi mes Asociacioneve dhe shkëmbimit të tokave?
Ambasador Xhon Bolton: Problemi është nëse liderët e të dy palëve kanë marrë vendime qe do të bindin vendet e tyre për interesat e tyre kjo krijon situatë të vështirë shumë. Xhejms Baker, bosi im ,negocionte mbi parimet, thoshte: nuk ke rënë dakord për asgjë, nëse nuk ke rënë dakord për çdo gjë.” Te këmbimi i trojeve nuk ishte ky, thelbi. Ishte e rëndësishme por jo thelbi i çështjes. Rëndësi ka te totalja e ndalimeve, pra pengesave.. Mund të jetë humbje në një pikë, por mund të jetë fitore në një zone tjetër. Duhet të bëni një analizë të kryqëzuar përftimesh. Është pak ë ndërlikuar, mashtruese.
Robert Papa: Kryeministri i Kosovës nuk po i dëgjon fare zyrtarët e Departamentit. Çfarë do i sugjeronit atij?
Ambasador Xhon Bolton: Ka rëndësi shumë të mbani ‘Amerikën të përfshirë ndaj jush, për të mos ju lenë në duart e Francës dhe Gjermanisë. Kontakti me Departamentin Amerikan të Shtetit është i rëndësishëm, por duhet edhe kontakti me stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kur merrni vëmendjen e vendimmarrësve amerikanë, ju nuk duhet ta humbisni atë. Nëse dilni nga shikimi i tyre, është vështirë të ktheheni te shikimi i tyre.
Robert Papa: Një president republikan a është një ardhme më e mirë për Kosovën?
Ambasador Xhon Bolton: Varet se kush do jetë presidenti. Kur e mbështet politikën e jashtme te interesi i sigurisë kombëtare, merr rëndësi siguria në Ballkan dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Ka një të ardhme për gjithkënd. Ky progres kontrollohet nga historia por duhet përçarë një pjesë historie.
Amerika është e zonja për këtë ndaj ne jemi aty për ndihmë, dhe ju duhet të përfitoni nga kjo. Ne duhet të rrimë shumë të përfshirë në Ballkan, pra edhe në Kosovë dhe të përnderohemi aty.
Robert Papa: Pse Departamenti eshët i butë me Vuçiç, një aleat i Putinit?
Ambasador Xhon Bolton: Departamenti i Shtetit nuk ka një politike koherente, shpesh vendimmarrësit individuale kanë më shumë fuqi se sa mendoni. Kjo çështje nuk po merr shumë vëmendje, mbase ja ka marrë oksigjenin lufta në Ukrainë, duhet parë gjendja si e tërë jo vetëm një çështje.( Ukraina)
Robert Papa: Z.Blinken ishte në Kinë dhe duket se e dorëzoi Tajvanin. Unë e di se ju keni takuar zyrtarët tajvanazë në Uashington dhe kjo krijoi shumë sulme nga gazetat liberale. Blinkeni tha se ne nuk do mbështesim pavarësinë e Tajvanit. A është Tajvani apo jo një vend i pavarur?
Ambasador Xhon Bolton: Ishte gabim nga Blinken ta thotë, Tajvani është shtet i pavarur, vetëqeveriset, ka një kryeqytet, qeveri funksionale, ka një popullsi të përcaktuar dhe territor të përcaktuar. Këto janë shenjat e një shteti. Mund të diskutoni për fjalën “i pavarur”, por Tajvani funksionon si i pavarur. Dhe pozita e SHBA-së, që s’do të thotë që është pozita e drejte ,që nga Komunikata e Shangait 1972, është që” Ne dum palët ta zgjidhin, por pa përdorim force.
Tajvanezët nuk kanë synim për përdorim force; i vetmi turbullues aty është Kina. Fjala e Blinken ishte një gabim në territorin kinez që tha se nuk mbështesim pavarësinë e Tajvanit. Populli i Tajvani këtë do dhe ata duhet të vendosin dhe në fakt, ata e kanë vendosur këtë për afro 75 vjet.
Robert Papa: Ç’po ndodh te partia republikane te primaret? Ju pashë te kanalet liverale CNN, MSNBC por jo te Foksnews sepse ka ndryshuar shumë. A mendoni se Trump mund të fitojë se ka 53 % kurse Desantis23?
Ambasador Xhon Bolton: Trump po rritet te pollet dhe Desantis ka rënë, por është shumë herët. Shumë njerëz të zgjuar po hyjnë në garë, njerëzit kanë kuptuar për ndikimin e akuzave federale. Sa më shumë të fokusohen te faktet e paragjyqeve, njerëzit do kuptojnë se sa serioze janë akuzat dhe Trump do jetë në mes shumë trazirave. Mendoj se nuk duan të diskutojnë më zgjedhjet e 2020, nuk duan dikë që rrezikon me sekretet.
Robert Papa: Javën e kaluar ai tha se zgjedhjet mi vodhën. A e dëmton kjo partinë republikane?
Ambasador Xhon Bolton: Po e dëmton. Edhe pse disa mendojnë se zgjedhjet u vodhën (por nuk pati evidencë), edhe ata duan të lëvizin përpara. Ne duam një lider të ri për partinë republikane. Kemi njerëz të kualifikuar që s’kanë nevojë të marrin mbi vete problemet e Trumpit. Asnjë nga kandidatët nuk ka tërhequr votat e nevojitura. Kjo është fushata. Shumica e amerikanëve nuk harxhojnë 100% të kohës se tyre me politikën. Jashtë Unazës së Uashingtonit, tashmë njerëzit po kthehen kah fushata.
Robert Papa: Para dy muajsh, në intervistën tuaj ju pyeta se po mendonit të garonit për president. A po e mendoni ende?
Ambasador Xhon Bolton: E konsideroj veten një kandidat potencial; shumë kanë hyrë në garë. Shumë nga ata do tërhiqen shpejt nga gara. Na duhet ata që kanë interes në çështjet e Sigurisë Kombëtare. Është me rendësi të nominojmë dikë ndryshe prej Trumpit.
Robert Papa: Shumë shqiptaro-amerikanë do votonin për ju?
Amabsador Xhon Bolton: E di por ka shumë rrugë para.
Robert Papa: A keni njohuri për Minishengen dhe Open Ballkan, Jim Obrien, tashmë numri një për Europën në Departamenti, inicioi Minishengenin. Ka fjalë se Soros ishte përfshirë te ajo ide, e them këtë sepse djali i Soros, Aleksandër, ka qenë 15 hëre në Shtëpinë e Bardhë. A ka Soros ndikim të madh te departamentin e shtetit?
Ambasador Xhon Bolton: Ka shqetësime dhe zëra për ndikime të grupeve të Sorosit te diplomatë në ambasadat amerikane në Europën Lindore, majde edhe gjatë administratës së Trumpit. Ka rrëfenja për ndikimin e tij. Mendoj se është e rëndësishme si Shqipëria dhe Kosova, realisht, të rijnë në kontakte me njerëz që kanë rëndësi në SHBA, në kongres, tek ata që kanë kontakte ndryshe me administratën, që ata ta dinë se çfarë po bëhet realisht aty te ju. Dhe të ndihmojnë t’ju shpjegojnë vendimmarrësve se kush janë faktet reale aty.
Robert Papa: E di se keni qenë nënsekretari në Departamentin e Shtetit. Çfarë ndodh me një ambasador që mbaron detyrën? Ambasadorja në Tiranë ka hapur fjalë se ka marrë një post shumë të lartë, por nuk ka asgjë zyrtare. Thotë te zyra e sanksioneve.
Ambasador Xhon Bolton: Diplomatët e karrierës që nga kohët e hershme kanë rotacion në pozita të ndryshme. Nëse janë të suksesshëm hipin shkallët në pozicione të rëndësishme. Pra një ambasador kthehet në Departament dhe mbikëqyr ambasadorët në disa vende të ndryshme, ose e çojnë te Kontrolli i Armëve apo te të Drejtave të Njeriut. Nuk ka asnjë tregues të veçantë veçse se lëvizja e karrierës.
Robert Papa: Është një zyrë e Koordinimit të Sanksioneve në Departament krijuar nga Obama, por që Tillerson e hoqi. A është ndonjë zyrë shumë e rëndësishme se ambasadorja e këtu e quan fitore?
Ambasador Xhon Bolton: Ajo zyrë nuk ka ekzistuar kur kam qenë në Shtëpinë e Bardhë. Sanksionet ndryshojnë nga vende të ndryshme. SHBA dhe BE i zbatojnë sanksionet shume mirë por ta burokratizosh s’ka vlere. Burokracia e Departamentit të Shtetit është burokracia me e stërmadhet, përgjegjësia ndahet mes shumë njerëzve dhe ju nuk e dini dot se kush është në fakt shefi i tyre.
Një aksident është raportuar në aksin Berat-Dimal, ndërsa dy persona janë plagosur. Mësohet se një mjet ka dalë n...
Ka pasur shumë teori konspirative se për kë punoi Alma K. gruaja që filmoi Safet Gjicin në zyrë, por ajo vetë pretendon se ...
Koncesionet apo partneritetet publike private i kanë marrë buxhetit të shtetit në vitin 2022 plot 12.64 miliardë lekë apo rreth ...
Në video-përgjimin e Safet Gjicit në zyrë bie në sy që kamera e fshehtë lëviz në një moment, kur aty afrohet...
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar një urdhër ndalimi për amerikanen Kelly Grigg, e cila u arrestua në 23 shkurt të një ...
Pas një hetimi disa mujor, për kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashk...
Një 46-vjeçar, me detyrë specialist për hetimin e krimit në Pogradec ka përfunduar në prangat e policisë. Ai nj&eum...
Adminstratori dhe 2 shoferë furgonësh të linjës së transportit qytetar janë proceduar penalisht pasi kanë kanosur shofer&eu...
TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK...
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Gjatë seanc&eum...